domenica 11 dicembre 2011

ATMOSFERE.../ ATMOSPHERE ...

Ngjan shpirti im si një arixhi
Që në fall kërkon aventurën,...
Ngjan si një gjysëm i ikur
Nga, për, diku me nxitim...
Afër, të të puthte lëkurën...!

Poret e ngjizura me epsh moshe
Të të frynte kërkonte si magjistar!
Të derdhte veç këngë përrallore
Si një i përjetshëm ëndërrimtar...

Ngjan shpirti i pasionit rrebel
Me një fëmi adoleshent të pa mësuar
Në përballje tundimi, frenash të skuqur
Dëshirë penetrimi të paduruar...

Dielli fshihet tutje pa perënduar...
Ajri ndizet nga jone epshndjellëse...
Hëna shtyn dritën të shohë magjinë...
Zotat masturbohen nga ndjenja përcjellëse...!!!

©Ardi OMERI


ATMOSPHERE ...

My soul seems like a gypsy,
Since in the fall seeking adventure, ...
Chasing vaguely,
the skin, kissing torture...

Pores filled with fiery lust,
like a magician putting out the flame!
Enchanting songs,
Oozing from a hopeless dreamer came...

The soul of passion in ecstasy
Resisting a kindred rebel
Giving in the temptation,
of tasting the forbidden apple

The sun hiding in the horizont,
the air changed with passion and cent...
The moon light veiling the magic
The universe is feverishly spent!

©Ardi OMERI

venerdì 9 dicembre 2011

FOLA...!/ fr,- J'ai parlé ...!

FOLA...!

Nuk vura veten të shkruante si Hy,
apo si Dante ALIGER...!
Nuk u solla rrugëve të botës me madhështi,
apo si PEJGAMER...!
Nuk vrava e as preva kokë
si Sulltan në dhe të huaj...!
Nuk bëra xhandarin e të huajin
As tek burrat e as tek gruaja...!
Erdhi dita të ndjej një dallgë...
Të ndjej një dëshirë
Të kridhem ne te
Të bëhem ZOT e ZOT ta bëj...!
Të di e të tregoj,
Të marr e të jap,
Të jap e të kërkoj,
Ta kem e të më ketë...!
Ndaj fola:
- Në do mirësi në sy e dashuri në shpirt !?
Ke mua!
Në do engjëll e djall të të rrije pranë !?
Ke mua!
Në do dashnor të përkushtuar !?
Ke mua!
Në do burrë për shtëpi !?
Ke mua!
Në do gjithësinë në pëllëmbe të dorës!?
Ke mua!
Në do, çfarë do!?
Ke mua!
Mjaft të ndjesh e të më thuash:
- Të dua!!!

Në një ëndërr a dëshirë,
Një klithëm paqeje në kërkim,
Një e shkuar plot me rrugë
Zig-zag në të ikur e në rikthim...!
Kish folur shpirti,
apo ish jetë e paqtë në maturim?!
Krah kthej e rifilloj:
-Do gris me thonj çdo errësirë
Do të shqyej me duar malin
Do pi me etje ujin e krojeve
Do të mbyll shpellat e viganëve
Do ti ve sy Homerit me mua të këndojë
Do të ve sirenat në kor iso të mbajnë
Do të zbus akejtë,
që luftëra të mos ketë!
Do të mbys me frymë shpirti
të gjithë gjarpërinjtë e botes...
Do të çaj qiellin e do hy mes reshë
Do të falem mbi xhami,
e në kisha të Perëndive...!
Do të bej xheloz Zotat e paganëve
Hyjnorët dhe besimtarët...
Do të bëhem erë, shi, dëborë
Do të ndriçoj si Diell
Do të kriposem si uji deti
Do të bëhem Princ, Markez, Dozh e Mbret...
Ndaj Fola:
- Ja ç’dua të jem ...!
- Ja çdo të jem vërtet...!
----------------------------------
in fr

J'ai parlé ...!

Je ne vous mettez pas d'écrire comme Hy,
ou comme Dante Aliger ...!
Je n'ai pas été apporté au monde sur les routes avec l'altitude,
ou comme PEJGAMER ...!
J'ai pas tué, ni lui couper la tête
Comme le Sultan dans une terre étrangère,
Je n'ai pas fait le violent cop ou l’etrangers,
Ni a les hommes ni aux femmes…!
Est venu le jour de se sentir une vague ...
J’ai peut sentir un désir
Je plonge sur elle
Pour devenir un Dieu,et Dieu elle je fais….!
Je sais et je vais vous dire
Prendre et doner
Doner et demander
Ce que j’ai et elle m’a..!
Et j'ai parlé:
-Si vous voulez effet dans l’oeil et l;amour dans l’esprit?!
Tu m’as
Si vous voulez l’ange et diable de rester a cote de vous?!
Tu m’as
Si vous voulez amoreux dedie?!
Tu m’as
Si vous voulez un home pour a la maison?!
Tu m’as
Si vous voulez l’univers dans la main?!
Tu m’as
Si vous voulez,qu’est-ce que vouz voulez?!
Tu m’as
Est suffisante de sentir et dire
-Je t’aime !!!

Dans une reve ou desir,
Les cris d’une paix en recherchant,
Une dernieres rempli de sorte
Par enroulement des sortans et en retour…!
Avait parle l’esprit,
Ou ete la vie pacifique ou de maturite?!
Je me retour et je me recommence:
-Je vais dechirer avec les ongles chaque sombres
Je vais dechirer avec les mains le mont
Je vais boire avec soif l’eau de source
Je vais fermer les grottes immenses
Je mettrai l’oeil a Homer et avec moi il vait chanter
Je mettrai les sirenes en choeur avec moi de chanter le second voix
Je vais attenuer (akejte??),
Qu’il n’y pas des guerres!
Je vais tuer avec l;ame spirituelle
Tous les serpents du monde…..
Je vais ouvrir le ciel et je vais entrer entre les nuages
Je prierai sur le verre,
Et dans l'église de Dieux ...!
Je vais faire jaloux les Dieux des paien,
Les divine et les croiyants…
Je vais faire le vent, pluie, neige
Je vais briller comme le soleil
Je vais faire le sel comme l’eau de la mer
Je serai prince, marquis, Dozh et roi….
Et j’ai parle:
-Voici ce que je veux etre…!
-Voici ce que je vais etre vraiment…!

Ardi OMERI

./ PËRKËDHELJE NË VARG...

Beautiful dream..
it comes to me like a mermaid from the sea:
-The sea doesn't burn me, because there is love
The Golden Salt doesn't burn me, because there is love
My tired eye doesn't lie to me
When the bautiful soul appears
I don't get tired by your sea ramblings
because I'm thirsty for waves

When I'm with you:
let them tie my hands
let them close my ears
have them leave me alone
Just to touch a little from your skin
Just te let a tiny drop of my blood on you
Just the corner of my eye to look at you

I just want:
two hairs from your beautiful head
A tiny piece from your silky skin
as white as sparkling
The light of your eyes
that bring the depth of the ocean...

I write:
the poem of life,
the best one
the most beautiful
the sweetest
the dearest
the one that was always sung...

Why, are you the Odysse?

I'm the Homer in the 21 Century
I'm a little God and a little man
I adore the beautiful flower
I die and only in love,
I am born again.



PËRKËDHELJE NË VARG...

Ëndërr e bukur...
Që më ngjan më një sirene deti:
-Nuk me djeg deti mua se me do
Nuk me djeg kripa e bukur se me adhuron
Nuk më gënjen syri i lodhur
Kur sheh shpirtin e bukur
Nuk më lodh përçartja në detin tënd
Se ka etje për dallgë...

Kur jam me ty:
-Dua te me lidhin duart...
Dua të më mbyllin sytë...
Dua të më mbyllin veshët...
Të më lenë vetëm:
- një gisht të të prek...
Një pike gjak të të lag...
Një copëz sy të të shikoj...
Te kem:
-dy fije nga flokët e tua të bukur
Një copëz nga lëkura jote
Si mëndafsh i bardhë i praruar
Dritën e syve të tu si thellësia e detit

Te shkruaj:
-poemën e jetës,
Më të mirën
Me te bukuren
Më të ëmblën
Më të dashurën
Më të kënduarën ndonjë herë...

Pse Odiseu je ti!?

Jam Omeri në shekullin e 21
Jam pak zot e pak njeri
Kam adhurim për lulen e bukur
Vdes dhe rilind vetëm në dashuri...!

BUZËPUTHUR...

E dua pengun
E dua ta marr me vete
Dua të jetoj me të,
ato pak çaste larg!
Të ndjehem në grackë të këndshme,
sikur jam i futur në këtë të bukur lak...
E dua pengun,
E dua ta kem mes mijëra pengesash...
Dua ta kem gjithnjë e jo veç mes gërmash
Të ndjehem Buzëputhur si në një mrekulli
Mes qindra tundimesh të jem vetëm me ty...

 ©Ardi OMERI

KËNGË E STONUAR!

Të ëmblën e të hidhurën i lashë bashkë
Ti vura përpara me pak djallëzi...
I sigurt që s'do të dije dot ti ndashë,
sepse Ti do të mirën, por me të hidhurën rri...

E di,
Ti mendon që zemrën, di të lexosh!?
E di,
Ti mendon se vargun tim, di të këndosh!?

Unë të hidhurën të vura para dhe,
lashë për më pas të ëmblën time ...
Ti u përpoqe gjoja të më lexoje zemrën,
por sa keq, Ti në ndjenjë je jetime...

Sa keq, nuk ke më kohë të mësosh,
Aparenca boshe pa kuptim kohën ta mori...
Nuk ke me kohë as të mirën të shikosh,
Kënga në pa këndim u thye, të STONUAR të nxori...

PUTHJE ME BEKIMIN E ZOTIT!

E shikon atë dritë përmbi të mijat sy,
që shkëlqen si një diamant i rrallë!?
E shikon sa mirë që rri këmbëkryq aty,
sikur të gjente paqe kishte mall!?

Mbi një perlë kish hedhur vështrimin
dhe tundimi njerëzor në qenie zuri vënd...
Një erë femre i verboi shikimin...
Një aromë e padëgjuar deri atëherë, e la pa mënd!

A i sheh sytë e saj,- i thirri Perëndisë!
I sheh brenda tyre të gjitha ngjyrat e ylberit!?
Përse këtë mrekulli që Ti vetë ke qëndisë,
ke lënë jashtë syve të verbër të OMERIT!?

Oh e imja, jotja Perëndi!
Përse gjithshka dua e kërkoj tek Ti!?
Unë shumë mirë e di, Ti Je,
në çdo njërin nga ne të vetëquajturit Zot-njeri!

Atëherë më ndih’ vetëm me pak fat...
Ti them sa këndshëm si një mrekulli më zgjoi...
Ta puth hyjshëm aq sa s’mundet dhe një Perëndi
Aq, sa vetë dëshira e saj për mua ta përcëllojë...

Merre ti Yll i bukur puthjen time përmbi trup
Merre e me të kuqen e tyre mbulohu...
Më këndshëm nuk është puthur kurrë i yti frut
Me puthjet e mija hyjnore, thuaji jetës tënde,- Zgjohu...

Lundra e lundruesja...

Ti me një këmbë atje,
ku kaherë ke që je,
Sot një këmbë këtu,
ku do, dhe dëshirë ke...!

Ti në detin dhe tokën që deshe dikur,
një spirancë sigurie ke hedhur!
Sot, pasi lundrove e të lundruan,
toka të reja kërkon për koleksionin tënd të zgjedhur...

Ti mike e bukur, por pak në tru e mplakur,
që rrudhat natyrale fsheh me keq’ardhje!
Nuk di pse më sot dukesh nga jeta e rrahur
Të shoh si një anije në ikje, jo në ardhje...

Bukuria e një femre është kudo,
Në fytyrë, në buzëqeshje, në trup,
por sinqerisht më beso,-
Është më shumë në mëndje

Është ajo që pushton, ajo që tundon,
të mos shohësh rrudhat e moshës...
Ajo bën të harrosh ku realisht ti ke këmbën
Tek sheh buzëqeshjen në trurin joshës...

VDIQ MBRETI!

Se ç'mu kujtua sot për dreq,
një debat i vjetër sa një mal,
si ai që dikur ndërtoi botën
me një eshkë e me një gur strall!

Dikush na bën si Perëndi!
Dikush sikur për njerëzimin
tretet e shuhet si qiri!
Dikush jeton për tu vetësakrifikuar,
në këtë botë ku e keqja
njerëzimin ka mbuluar!

Dikush moralin që ka në mes të këmbëve,
na e vendos në piedestal!
Dikush betohet për Zotin lart
dhe është gati të therë të vetmin djalë!

Qesha, qesha, qesha shumë
Qesha dhimbshëm që të mos qaj!
Po ti more i uruar bashibozuk,
Betohesh, por s’ke bërë kurrë djalë!

Apo mos vallë nëpër rrugët e moralit,
teksa dilje e trumbetoje me të madhe,
Ke bërë dhe nuk ke rritur ndonjë djalë,
me ndonjë të pa tru e të pafajshme sorkadhe!?

Po ti që betohesh në të shkruar e në të folur
se për atdhe e të ardhme kombi jep dhe jetën!
Si ka mundësi që ishe i varfër kur të njoha unë dikur,
dhe sot veshur Armani si fizarmonike ke kuletën!?

Unë jam popull, prapë do më gënjeni!?
Po thomëni xhanëm një gjë prej të vërteti!
Unë u rrita në mes të përrallave e utopisë,
Sot jetoj në kohën,- vdiq Mbreti, rroftë Mbreti!

Vdiq mbreti?
Të rrojmë ne e të gëzojmë Ata...
Me ç’trasheguan nga mbreti!

domenica 20 marzo 2011

NJËRI KODOSH E TJETRI RRUFJAN…!

NJËRI KODOSH E TJETRI RRUFJAN…!

Ti flet për Yjet tek i sheh të rrinë lart…
Ti flet për Hënën magjiplotë edhe në një çerek...
Ti flet për të parin , të dytin e të tretin, Ti...
Si një fillestar fëmijë në klasë të parë që urinon në të tijat brekë...!
Ti madhështor dhe fajdexhi në ndjenjë kërkon revansh...
Ti qelbesh parfum lajkash me erë mimozash të vjetshme tharë!
Ti qerrata e rrufjan me vargun e shenjtë e të pa faj...
Ti me njollat e Hënës së vizituar nga të tjerë më parë...
Ti, ngre piedestale e kërkon të sojit tënd aleatë...
Ti që shtinë pas gardhesh natën e ditën bën si babaxhan
Ti në luftë germash për pushtime ndjenjash...
Ti, je i pazakontë, ti je veç një i mjerë rrufjan...

Ç’më kujton një këngë në festival!
Atëherë, kur hëna doli prapa malit...
Më vjen të qesh me ty e me të dytin të qaj…
Rrufjani e kodoshi, i bëjnë fresk djallit...!

Unë lashë pas këtë mjegull, ika të bëj një këngë…
Të pi e të dehem me qumështin që më falën sirenat...
Të ngre dolli burrash me burra dollibashë...
Ata për të cilët, Ju Rrufjanë e Kodoshë, më keni zili, inat...!

giovedì 6 gennaio 2011

RETORIKË E PAPAQTË...

Zhurma e të lehurave përplasej në tavanin e larte dhe bënte rigoshet në faqet e mureve e dukej se përfundonte në veshët e përgjumur...
Pak gjumë në sytë e tij, pak dëshirë për shplodhje, pak nga asgjë që dëshiron trupi në apati-rutinë, pak nga gjithshka që bëri e s’donte, pak nga çka donte e se bëri...
E shoh tek ngrihet në këmbë si i përgjumur në pagjumësinë e tij të famshme të rikthyer pa mëshirë, i afrohet një buqete e nxjerr jashtë një lule ...
Një orkide ne dore dhe i dukej pak, ne vazo s'e ve, do ti marrë erë por ere si dëgjon, të prekë petalet ka frike, është delikate, sa pak kërkon e sa pak merr...!!?
E shihja tek përpëlitej ne te tijat dilema dhe me vinte te qeshja, Ai nuk ishte njeri pa vullnet , Ai ishte ndoshta ndryshe nga normalët dhe gati shpesh ishte si një varg, prishej shpejt, mjaft një germe e pa vendosur në vendin e duhur dhe humbte bukurinë, muzikalitetin, Ai ishte si një këngë ku mjaftonte që një note ti shkonte ters rifillonte nga e para provat derisa të arrinte të këndonte ashtu siç dëshironte, perfekt, Ai nuk ishte perfekt, Ai dëshironte perfekten...
Po une çfarë po beja në vështrimin tim tek kundroja Atë që rrinte e përtypte mendimet e tij aq sa te dhembte koka, si mundesha te hyja ne trurin e tij e të lexoja çfarë mendonte, mos valle isha bere Zot, mos valle isha bere me fuqi te mbinatyrshme dhe "lexoja" ne mendjen e te tjerëve... !?
JO, s'e besoj, kam aq shume për te lexuar ne mendjen time sa me del e me mjafton...
Mbase po shihesha në pasqyrën e mendjes...
Qesha përsëri me vete tek kthehesha nga krahu tjetër, ai qe nuk isha shfrytëzuar gjate natës se pagjume, i majti, atë e kisha lëne te lire te mendonte me zemër e jo vetëm me tru, ai krah është pak i pa shfrytëzuar, mendova ta shfrytëzoj më mire, qesha edhe për faktin e thjeshte qe ndoshta ato mendime te mëparshme i kisha pasur une e jo Ai, personazhi i imagjinatës së pasqyrës së mendjes në gjumin e pagjumë...
Disa qen vazhdoj të dëgjoj te lehin aty jashtë, por dhe një mace nën ballkon mjaullin " e nxehte" e qesha përsëri...
Qentë lehin e zihen, macja është vetëm e thërret por qentë se dëgjojnë me cilësinë e gjahtarit të femrës por me cilësinë e gjahtarit armik, dhe mendova po sikur...
Hahahahaha
Qeni të shkojë me një mace!?
Po macja do te pranonte një qen për dashnor!?
Ka ndoshta edhe qenër që shkojnë me mace apo mace me qen, kohe moderne e kush i kupton, une ne shkolle kam mësuar gjera te sjelljes universale natyrale e jo këto te sotmet artificiale, ato te ndërzimit në mase e te masivitetit te ndërzimit çnjerëzor në ndjenje e materiale...
Do ishte vetëm një mrekulli po të ndodhte me të vërtetë, por s’është çudi, çfarë nuk ndodh sot, perversiteti i të ashtuquajturës eksperiencë apo provë e gjithshkaje...
Unë s’kam kohë të merrem me provat e gjithkujt, orkideja “kërkon dikë” që jeton me universalen e sjelljes njerëzore.
Diku një portret duket si një shkelje syri ne errësirë, në natën pa hënë e pa yje, duket sikur i ka trembur si hënën ashtu dhe yjet për ti bërë shoqëri, duket sikur magjinë e joneve të kësaj errësire të ftohte e ka mbushur me magjinë e saj në orë të kaluara dhe është xheloze ndaj çdo tjetër magjie...
Po atëherë përse!?
Sytë u mbyllën e mendja kujtoi...
Një afsh, një ngrohtësi i thithi buzët si një magnet. Një tërheqje e pa imagjinueshme qe i ngjante një vullkani që merr gjithshka gjen përpara dhe e fut në llavën e tij të nxehte, përvëluese por asgjë nuk përvëlohet më shumë se zemra dhe shpirti që ndjen...
Qenia që ndryshon formë, diçka si me para limit në atë moment humbi limitet, mrekulli e tërheqjes njerëzore, asgjë e mbinatyrshme, gjithshka njerëzore...
Kish prekur trupin, kish prekur gjuhen, kish prekur gjithshka ne pak minuta dhe ishte bere Zot, ishte bere njeri e prape zot, kish lëshuar djallin e tij ne shfryrje humane të hyjshme dhe djalli ishte bindur...
Ishte bashkuar aq sa nuk do të kishte dashur pak kohe më parë më asnjë ashtu, ju duk se “dikush” atje lart i kishte dërguar një dhuratë si fillim viti ...
Çfarë dhurate e bukur...!
Magjia zgjati aq sa duhej apo me pak?
Qentë ndërprenë kujtimin dhe “kënga” e maces së nxehte në kërkim i kujtoi perfektin dhe qëllimin...
Mjeti, qëllimi, justifikimi...!?
E çfarë duhet këto terma filozofike të mendimit në kohët e sotme kur gjithshka është kthyer në tjetër gjë apo ka mbetur akoma pak humane ne boten e sotme ku treni ecën me shpejtësinë e aeroplanit në ndonjë vend e në ndonjë tjetër s’ka trena fare, ku ujin e përdorin për të larë limuzinat luksoze e në ndonjë vend tjetër s'ka ujë fare, ku një qen trashëgon miliarda euro e në ndonjë vend një fëmijë s’ka 0,5 cent të blejë bukë, ku një hajduti që vjedh në supermarket 1000 euro me të drejte e dënojnë shumë vite burg e një politikan që vjedh “me lejen” e popullit pa të drejtë e mbiquajnë “mbret”...
E ç’më duhet filozofia e mendimit apo e gjykimit universal njerëzor kur nuk dihet as kush është gjykatës e kush duhet të gjykohet, e pastaj kush jam unë Zoti!?
Më mirë po merrem me orkidenë, ajo nuk humb vlerat kurrë, sa lule e bukur...!
Ai, unë, vështrimi u shpërngul larg, diku mes yjesh që sigurisht janë por ndoshta flenë gjumë, diku larg ku hëna priste një shenjë për të rialë mbi re që e fshihnin pa të drejtë, diku ku era donte të bëhej transportuese e menjëhershme, diku ku ajri nuk bëhej distancë, diku ku puthja kishte mbetur si jetime, diku ku Zotat jepnin “leje kalimi” por nuk flisnin sikur ta kishin dhënë këtë leje pa folur...
Atje ku ajo ndoshta ëndërronte njëlloj me të dhe përpëlitej nga krahu i zemrës e paqetë...!
Ai, unë, u shtri bashkë me lulen e brishtë nga çdo prekje pa pasur frikë se mos i prishte bukurinë...
Ajo lule e mrekullueshme ishte në vendin e saj, aty në krah të tij...

©Ardi OMERI

Tunduesja,e Vuajtura, Djalli dhe njeriu

Dritat u ndezën e fishekzjarrët ndriçuan qiellin
Djalli u zgjua dhe lëshoi vështrimin zhbirues
Pa...!
Tunduesja qe përdridhej
Pasivja qe përvidhej
Njeriu qe gëzonte
E djalli duart filloi te fërkonte...!

Dukej sikur nga ferri dilte drita e tërheqjes, dukej sikur ne mijëra drita te vogla njëra,
Vetëm njëra depërtonte me fuqinë e te gjithave drejt e ne objektiv...!
Tunduesja e shikoi e para, ajo e kuptoi, njeriu e shikonte por nuk e kuptonte, filloi te dyshonte duke pare ndryshimin e tundueses dhe vuajtjet e se vuajturës qe e kish pare e para por e destinuar te vuante nga pa goja e saj ajo nuk fliste, ajo shihte e vuante ne heshtje...
Dëgjohej muzike e ndryshme qe si helm i ëmbël kalonte nga një trup ne tjetrin, si një përhapje çoroditëse qe kishte vetëm një qellim, të tundonte tunduesen, të hutonte njeriun e të bënte të vuante me shume të vuajturën...
Mengjezi largoi dritën e fishekzjarrëve tymues të natës dhe djalli u tërhoq larg nga drita e diellit duke mare me vete, tunduesen, të vuajturën dhe njeriun, ai ne cinizmin e tij diabolik donte dhe ndiqte skenarin ...
Por, njeriu u be ego, e vuajtura u fye ne vuajtjen e saj të shenjte dhe tunduesja u be pjese e djallit ne heshtje, kjo e fundit na u be deri edhe engjëll qe të arrinte të rrinte ne hiret e djallit...
Djalli lëshoi thonjte e gllaberitjes,,,
E vuajtura iku,
Tunduesja qëndroi,ëndrra me djallin ne perversitetin e saj të mendimit i pëlqente
Ajo zgjodhi djallin tundues qe ne drite të diellit hiqej engjëll...
Perversiteti donte te fitonte me çdo kusht
Kështu edhe egoja e fyer...
Egoja beri diabolik për pak, shumë pak, aq sa duhej dhe e besuan !
Në rrjetën e njeriut me ego të fyer ra djalli dhe tunduesja, ëndërruesja pa tru e pa kokë ndërkohë që e vuajtura kishte ikur...
Egoja u shpagua me të vërtetën e përplasur në fytyrën pa ngjyrë të djallit, të shpërfytyruarën pa asnjë shenjë por me maskë të çjerrur të tundueses që kishte filluar ti pëlqente roli i engjëllores me kurorën e djallit mbi kokë apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit...
Njeriu iku, i la aty në djallëzitë e tyre që u shuan pas shfrimit të helmit epshor pa nektar, pa kurora hyjnish e pa engjëj dëshmitare, pa gjurmë të së djeshmes e pa dëshire për zhurma të së nesërmes, ata kishin humbur dhe e dinin në perversitetin e tyre të dobët dhe kërkonin ta fshihnin sa më shumë...
Njeriu iku e i la nën dritën e diellit...
Asgjë më shumë e asgjë më pak, ishte vetëm një ëndërr në fund të vitit dhe fillimit të të riut...

©Ardi Omeri

QIEJ TE PAMBROJTUR


Udhëtari rrinte në peronin e stacionit duke tymosur cigaren i heshtur.
Trena të shumtë kishin kaluar, ai aty, si gjithmonë herë ngrinte kokën e herë e ulte në mendime që dukej se e lodhin apo i rëndonin më shumë si peshë aspak abstrakte, sikur gjithë retë e qiellit kishin rënduar mbi kokën e tij të tejlodhur me hamendje e mëdyshje të tipit :
- To be or not to be!
Dëshirova të ishte ai Hamleti e unë Shekspiri apo isha bërë si një Zot e po lexoja në trurin e tij !?
********
-Nuk më ngjan veç me një mjegull sy-përpara tek e shikoj...!
Nuk më duket aspak e bardhë, me dritë, çka në reale jo në ëndërr, prek, ndjej...
Misterin e përballjes në vetë të tretë, misterin e përtej mjegullës së lagësht që than, lojën e daljes e të hyrjes pa titull, kërshërinë e përfitimit të përkohshëm, dredhjen si një cigare me duhan fshati...!
Shfrytëzimin shëmtisë të së bukurës dhe bukurinë e të shëmtuarës...!
Shëmtia fshehur në mjegull pa mëkat krijimi, lagur nga retë, ndriçuar në dritën e tejskajshme të Diellit që brenda dot si hyn, errësira e pritshme që rrinë si gjahtar në horizont e lutet...
Nuk më ngjan se ishte ashtu kur nisi jeta, ajo pjesë që dukej se po fillonte gjakun të lëvizte në rinisje të ëndërruar, nuk më ngjante me përkrenare luftëtari apo mburoja djajsh fshehur si këmbësore, nuk më dukej si dritë neoni apo inkandeshencë fallco që ndriçon sapo Dielli ikën përtej horizontit të kuqërremtë prej tij përskuqur në perëndim, jo, ngjante me agimin që zbon errësirën e jetuar në përskuqje, dritë si fijet e një llambe mijëra vatëshe, si një panel diellor me rele që rifillon të punojë me rreze natyrale, ngjante...!
Nuk më ngjan më...!?
Iku ndoshta me avullin e një mjegulle të pa fshehur mirë nga drita e përjetshme e jetës, që bën të avullojë herët a vonë çdo gjë të palidhur fort me rrënjë në tokë, çdo gjë që nga hapësira tenton të hyjë në tokësore dhe kërkon më kot të hyje në simbiozë me natyrën reale...
Iku apo akoma është!?
Nuk reziston asgjë irreale vërtetësisë së reales qoftë e bukur apo e shëmtuar...
Mjegullat artificiale të fshehura nën ombrella të bukura shumëngjyrëshe nuk janë re të qiellit të pa anë, Dielli i bën të avullojnë shpejt...

******
Udhëtari kapi trenin e hipi në vagon mallrash, mes pasagjerëve të tjerë kish frike se u ngjiste gripin që e kish mbërthyer prej kohësh e s'po kuronte...
Treni ekspres ndalonte pak, fare pak, treni ikte drejt të panjohurës me nxitim...!

©Ardi OMERI

Etja për lumturi !

Kur të pashë drejt meje tek vije, u skuqa deri në kokë !
Kurrë më parë pa lule në një takim s'kisha shkuar por kur ti u afrove e dorën kur të dhashë u lehtësova!
Unë, një lule kisha prekur me atë dore, buzëqesha e sytë më shndritën,qeshe edhe ti e unë prapë u skuqa, ty të qeshte shpirti, dukej nga sytë që dot se fshihnin çiltërsine por e trasmetonin...
Në rrugë ecje lirshëm e toka gudulisej nga hapi yt...
Unë ndjeja të dridhej, apo isha si fëmijë i lumtur e po drishesha unë vetë !?
O perëndi ç'po më ndodh?
Mos vallë...?
Jo s'është e mundur, unë jam shumë i rritur për këto gjëra, gati gati kam harruar ç'ndjehet...!
Mmm, - pikërisht, prandaj...!
Koha kaloi si pa u ndjerë...!
Unë s'doja të shihja orën, i trembesha, doja ta ndaloja por nuk kisha guxim, doja të të prekja, të të puthja, të të shtrëngoja në gji e fort të bërtisja si i marrë: - Une jam i lumtur!
Por nuk e bëra, vazhdova të flas si kurrë ndonjëherë, vazhdova të admiroj një lule që kisha pranë, vazhdova të ëndërroj edhe pse zgjuar më shumë se kurrë isha, vazhdova të rri ndërsa duhej të lëvizja...!
Nuk di se ç'ndodhi e sa kohë kaloi, nuk mbaj mend asgjë, unë isha me një lule e më dukej se isha në Eden, isha rrethuar me lule por vetëm një shihja...!
Edhe pësë minuta, jo më shumë. edhe pesë minuta...!
Jo, nuk ishtë kënga, isha unë që doja edhe pësë, pastaj edhe pësë e prapë akoma, dukej sikur doja të ndaloja kohën...!
Etja për lumturi mi kishte tharë sytë, etja për lumturi mi kishte tharë buzët, etja për lumturi më bënte të lumtur dhe të dëshpëruar, "etja", ajo kërkonte kohën infinit... !
Të ndoqa me sy teksa largoheshe, shihja trotuarin tek vallzonte me ty, nën hapin tënd...!
Si lum ai, ti vallzon sipër tij... !
Sa zili që e pata në atë moment...!
U ktheva në shtëpi, shikoja dorën që kishte prekur lulen, ndjeja erën e saj, aromën e saj aty dhe, nuk e lava...!
I marr erë vazhdimisht, mban erën tënde, aromë luleje...!
-Eh, më vjen ta pres këtë dorë e në një vazo me ujë ta vë, kështu do të të kem edhe kur nuk je ...
Por mbase s'ka nevojë të pres dorën, ti prapë do te vish dhe dora do të më duhet...
Po, pa tjetër, "të ujis lulen" që do kem përballë... !
Ndërkohë po ulem të shkruaj një këngë.
Do ta këndoj kur të jemi përsëri bashkë, deri atëherë do kem gjetur edhe se si të ndaloj atë, kohën...!

©Ardi OMERI

Kur perëndite heshtin !

Ai
-Sa do të doja të të puthja

Ajo
- Unë po pi ujë?

Ai
-Edhe gotën do gëlltisja veç buzët të të ndjeja
Errësirën do të grisja veç mes përkëdheljesh tuat veten ta gjeja

Ajo
-Ti kërkon të ndjesh aromën time, por ajo pret veç një puthje,që thotë :-ma ruaj puthjen time o puthje qe me jep jete!

Ai
-Kur në vetmi të më kërkosh që pranë të të jem veç në mendjen tënde futmë, kërkomë me ëndrrën tënde!
Puthmë me epshin tënd të bukur, ashtu si di ti!
Atëherë grahmën e shpirtit tim mbi gjoksin tënd të bukur do ndjesh

Ajo
-Kjo është dashuri marramendëse i dashuri im!?

Ai
-Kjo është çka ndjej, kjo është dashuri!
Pranë qenies tënde recitoj të gjithë poetet e botës edhe pse si njoh të gjithë por veç me gojën time duke të ledhatuar pafundësisht të them rri me mua përjetësisht...

Ajo
-ahhhh

Ai
-Në agimin që vello epshesh hedh mbi tënden lëkurë do të ulesha si perëndi...
Në natën që hyn apo ikën do të derdhesha si dritë,
mbi të kuqen tënde të heshtur do hidhja kontrastin e zemrës time pa pasur frikë njeri...
Sikur bota e tërë të më kundërvihej do ta zbrapsja...
Në sytë e ty do kullotja mërzinë që të gjeja paqe pa blegërima...
Në gjelbërim të tyre do mbillja farën time...
Mbi qerpikë do puthja çdo ngazëllim
Mbi qepalla do lija gjurmën time...

Ajo
-Unë e dua puthjen tënde o yll!

Ai
-Po ti je dashuri e premtuar!?
Ti je një dashuri prej meje larguar?
Unë dua veç dashurinë time
Tani gati-gati të harruar...
Atë që më fali e më vodhi...
Atë që bëri natën ditë e Diellin Hënë
Veç atë që më ka bërë të recitoj si
Hy mbi Shtojzovalle...
Veç asaj mund t'ia jap dashurinë!
Përse dreqin ti më ngjan si ajo!?
Përse më del si një nimfë kur gati gati e harroj!?
Përse kur zemra quhet e prehur në paqe më del përpara si një vegim
Përse perëndia nuk do të lërë shpirtin tim në paqe!?
Aq sa shpesh e kam quajtur veç një mallkim!?

Ajo
-Mbase duhet të lash mëkatet!

Ai
-Kur këndoja si një bilbil i vogël i porsa formuar
Me hormone si fëmijë adoleshent
Kur kërkoja buze mbi një dritare
Kur lavde thurja Zotave në këmbim
Atëherë kur dy buzë putha për herë të parë
Me epsh përrallor pafajshmërisht
Atëherë hyri ai, dreqi
Dhe mori pas gjithshka
Në timen, tënden, si një mallkim
Që atëherë paqe s'ka parë ky shpirt i mirë
Turbullira natyre e kohësh gjithmonë veç si këmbim
Asgjë më, asnjëherë më të bukur si ajo dashuri...
Asgjë që përrallës time ti ngjajë...
Veç erë e fllade të përkohshme që si uragane kanë ngritur zemërimin tim!

Heshtje

Ai- perse nuk flet?
Përse qan!?

Ajo
- Fjalët e tua si nektar Zoti mu ngjitën në gjuhë e goja, herë lëng dëshire më zgjon e herë zamkë heshtje ku fle një ëndërr që nuk di as vetë në cilën kohë të jetës e kam ëndërruar apo me duket se do me duhet veç kaq ëmbëlsisht gjithmonë ta ëndërroj !

Ai
- Po iki të rri ku paqe të pa ndreqshme duket se gjej...
Aty ku më duket se nuk hyn më as Djalli e as Zoti!
Aty ku derën blind mbyll pas vetes në abstrakten time, vetmi boshe, koti...
Ti tashme je dashuri e premtuar por:
-Me ty do të rrija me ore duke të puthur...
Do të lozja me gjuhen tënde që zanore mos të lëshonte...
Do të dehesha me erën tënde veç që shpirtin të ndjeja timin...
Do të doja të vazhdoja si një gjeth lehtë mbi ty të prehesha i etur për pjalmin tënd...

Ajo
- Mos më lër, prekmë...
Do ta ndjesh shpirtin, do ndjesh ritmin e zemrës time?

Ai
-Të të puth ku ndjej rrahjen e zemrës?
Të të përkëdhel me duart që më dridhen nga dëshira?

Ajo
- ahhhh
Ai
-Jepma atë dorë që të rri varur...
Ta puth e ta vendos mbi zemër
Të ndjesh sa rreh imja
Lërmë të të puth ku ma ka enda
Të ndjesh si më dridhet qenia me ritmin e zemrës tënde

Ajo
-Atëherë mbi trupin tënd do doja të vdisja...
Të pushtoj tëndin shpirt e të thithja frymën nga frymë s'del
Ahhhah

Ai
-O Perëndi!
Lërmë të jem si ty veç për pak!
Të hyj ku lind njeriu e të përpij këtë krijesë që më ngjall gëzim
Të lutem, mos u fut në vdekje ndërsa po rilindim!

Ajo
-ahhhh ndjeva ritmin e zemrës tënde...

Ai
- S’mund të vdesë askush kur dashuron, nuk duhet, Zoti nuk mund ta lejojë...!

Ajo
- ahhhh vdes, vdes kur e ndjen me të vërtetë dhe nuk mund ta jetojë...!

Ahhhhh

Ai
- Jooooooooooo!

*********************************



PERKTHIMI NE GJUHEN PORTUGEZE Irena Shunda Silva

Quando os deuses se calam!


Ele
-Quanto gostaria te beijar

Ela
- Eu estou beber água?

Ele
-O copo ia engolir, só para sentir os teus lábios
Escuridão ia rasgar só para sentir seu calor

Ela
-Tu precisas sentir meu cheiro, mas espera apenas um beijo, dizendo:
Salva-me, o meu beijo o beijo que me dá vida!

Ele
-Quando na solidão vais procurar-me pede-me para estar no teu pensamento,
invoca-me no seu sonho!
Beija-me com muito desejo, como só tu sabes!
Então agonia da minha alma em seu peito vai sentir.

Ela
-Este é um amor perturbadora o meu amor?

Ele
-Isso é o que eu sinto, isso é amor!
Próxima de ti os poetas de todo o mundo vou recitar e aqueles que não conheço, dizendo:
fica infinitamente comigo para sempre ...

Ela
-ahhhh

Ele
-Em madrugada quando o véu elenco luxúria em sua pele, sentar-se queria como um deus ...
À noite, que entra e sai, ia verter como a luz sobre seu vermelho silencioso
ia lançar sem medo o contraste do meu coração
Se o mundo inteiro desencorajar-me ia opor-se...
Nos seus olhos tédio pastagem para encontrar paz sem balir ...
Em sua verdura queria semear a minha vontade ...
Sobre as pestanas ai beijar cada exaltação
Sobre a palpará ai deixar minha marca ...

Ela
-Eu amo o seu beijo a minha estrela!

Ele
-E tu és um amor prometido!?
Tu és um amor longe de mim?
Mas eu quero –só o meu amor
Agora, quase esquecido ...
Que ofereceu-me e que roubou-me ...
Que fez a dia noite e o Sol Lua
Além do que me fez recitar como
divina sobre sílfide…
Só a ela , posso dar o amor!
Por que tu és parecida com ela?
Porque exibires como uma ninfa, quando quase te esqueci?
Porque quando o coração está a descansar em paz, como uma miragem apareces?
Porque a Deus não vai deixar minha alma em paz!?
Então, quantas vezes eu chamei como uma maldição?

Ela
-Provavelmente deves lavar seus pecados!

Ele
-Quando cantava como um pequeno rouxinol recém-formado
Com hormônios de uma criança adolescente
Quando procurava um olhar sobre a borda de uma janela
Quando elogia os Deuses que procurava
Então, quando os dois lábios beijaram-se pela primeira vez
Com fabulosas luxúria inocentes
Quando ele entrou, o diabo
E então tudo começou
Na minha, sua, como uma maldição
Desde então, a paz não viu esta boa alma
Borrão por longe tempo, mas sempre como o intercâmbio
Nada mais, nunca mais bela como aquele amor ...
Nada parecida com o meu conto ...
Além do cheiro de recém temporários
que como furacões têm levantado a minha ira!

Silêncio

Ele- porque não falas?
Porque estás a chorar ?

Ela
- Tuas palavras assim como néctar do Senhor ,
colam na minha língua até na boca, um suco de desejo,
que desperta a cola de silêncio onde dorme um sonho
que nem sequer sei em
que ponto da vida eu sonhei ou é provável
que já tão gentilmente eu sempre sonho!

Ele
- Estou indo, ficar onde a paz incorrigível devo encontrar ...
Onde parece que não há nem entra, nem Diabo nem Senhor!
Onde porta se fechou,
deixando atrás o meu abstracto,
o meu solidão vazio, nada...
Tu agora és um amor prometido, mas:
-Contigo ia ficar horas a fio beijando...
Com a tua língua ia brincar para não poder saltar a voz...
Com o teu cheiro embebedar,
só para sentir –te como a minha alma ...
Eu gostaria de continuar como uma folha leve sobre
ti descansar ansioso para o seu pólen ...

Ela
- Não me deixe, toca -me ...
Queres sentir o meu espírito, o ritmo do meu coração?

Ele
-Beijar onde sentir o coração esta a bater?
Para mimar com as mãos que tremem de desejo?

Ela
- ahhhh
Ele
-Dá-me essa mão pendurada ...
Para beijar e colocando em cima do coração
Sentir batimento
Deixa-me beijar-me onde gosto
Para sentir como treme o meu ser com o seu ritmo cardíaco

Ela
-Então em seu corpo gostaria de morrer ...
A pressa em sua própria alma,
de sugar o espírito de onde suspiro não sai
Ahhhah

Ele
-Ó Deus!
Deixe-me ser como tu, só por pouco!
Para ir onde o homem nasce,
devorar esta criatura que evoca alegria
Por favor, não ser condenado à morte,
enquanto estamos a renascer!

Ela
Ahhhh, eu senti o ritmo do seu coração ...

Ele
- Eu não posso morrer quando se ama,
não, Deus não pode permitir que ...!

Ela
- Ahhhh morrendo, morrendo,
quando ele realmente se sente e não pode viver ...!

Ahhhhh

Ele
- Nãoooooooooooooooooooooooo!





©Ardi OMERI

Dua perjetesisht Shpirtin !

Te thyej akujt me fuqine e Zotit,
e si Zot te te pushtoj...!
Te marr me pare
çka nuk mundet as Ai vete,
kjo eshte ajo qe dua !
Trupin, nuk di ne jam i pari apo i fundit,
ate e ka ne dore shpesh Djalli,
Ai, tundon dhe mua...!
Une, te penetroj me pare shpirtin,
te behem Perandor ne Te...
Te te fal timin shpirt,
Te penetroj tendin perjetesisht...!
Kjo eshte ajo qe dua !

©Ardi OMERI

Ftohtesi imazhesh...!

Me ngriu era e veriut buze detit ...
Sirena rri nen kaltersine e erresuar...!
Me sheh e s'me sheh...!
Ndoshta, me priti, me pas prita une...!
Era e ftohte ngriu ajrin e qenia u struk...
Erresira e nates fshiu imazhin
Mes valeve qe fshehin ftohtesine,
Sirena nga syte mu zhduk...!
Nen eren e ftohte buze detit
Perseri i vetem pres te gdhije..
Ndoshta pret edhe Ajo
Pret agimin te vije...!

©Ardi Omeri

ILUZION KRIJESASH...!

Duart zgjata të të prekja,
Dukeshe aq sa afër dhe larg,
Si dy pika uji në hemisfera të ndryshme,
Si dy pasqyra vënë në anët e globit...
Njëra dritë lëshon...!
Tjetra me dritën e së parës...
Ndriçon, spekulon...!
Për pak desh thirra si dikur:
- Çfarë je ninfë a shtojzovalle?
Duart e bukura pashë të më largohen,
Pikat e ujit drejt reve shpejt zunë vend
Pasqyrat sikur u thyen në mijëra thërmia,
Bota u errësua, dritat u shuan pa mend...!!!

©Ardi OMERI

NJERËZOR

Si Perëndi mbi fytyrën e skuqur,
zverdhur, mavijosur inatesh...!
Si njeri prej mishi e gjaku,
i fortë, i dobët, i lodhur mëkatesh...!
Zgjas dorën, prek lehtë,
akoma, rishtazi, përsëri, lehtë...
Thith nektar mbi trëndafil të hapur,
me fuqi hyjnore...
Puth djallëzisht petalin e bukur
si drita e një fari në det...
Jetoj, flijohem, i fortë, i dobët,
në qënien time njerëzore...

ARDI OMERI

DO VDISJA MBI HIRE DASHURIE !

Do te doja te mos isha ketu ku jam.
Sonte do te doja te isha duke kenduar,
sonte doja te isha duke recituar dashurine,
sonte doja te dehesha me nektar hyjnor,
sonte do ta gdhija mbi hire te embla dashurie...
Sonte, do ta beja edhe sikur te dija ...
Qe do te vdisja ne feste lindje...!

ARDI OMERI

Jetë harruara...!

Harruar në yjet e natës,
ndërsa i këndoje të bukurës Hënë...
Rrugëve, si një kalorëse pa helmetë,
me dritë falls ndriçuar, sa keq...!

Harruar...
Nuk dije...
Si të ishe nënë,
Si të ishe njerkë,
Si të bëje babanë,
Nuk dije...!
U harrove,
...ike për dreq...!


Le pas nje vazhdë,
...shkumë...
Si në detin blu,
një anije krijon...!
Emrin, Meteor që s’u shuajt,
le pas,
...tym...
Ënderr a jetë...!?
... ti këtë jeton...!!!

©Ardi OMERI

STINË NGATËRRUAR...!

Si një gjethe kthyer në gri
në natyrën e vranët,
me rrënjë që ushqejnë,
...që kërkojnë jetë...!
Si një re që lëviz me erën
kur fryn nga të gjitha anët...
Me Diell që nxeh,
...frymëzon...
aty lart mbi vete retë...!

Siluhet femre,
formë e njëtrajtshme
që duket sikur e prek...!
Në hije largohet, afrohet...
Formë ëndrre...
...kërkoj ta prek...!
Trembet nga ikja,
...e le...!
Kthehem në gri vjeshte,
me pranverë mbi kokë...
...hijen ndjek...!

ARDI OMERI

KUR TE DASHUROSH VERTET...!

Në se një ditë do të kujtohesh
që ke faje...!
Në se kullotja do të shterojë
të rremet energji...!
Në se do të kujtohesh dhe mëkatet e tua
me dashuri të laje...!
Foli, thirre në emër,
mbase do të vijë pranë teje përsëri...!

©Ardi OMERI

Ika të pi mjalt Sirenash...!

Erdha e ika, ika dhe erdha...

Asgjë nga ç'kerkova nuk gjeta...!
Asgjë ndryshe nuk doja të gjeja!
Asgjë që të ç'bëja qenien tënde!
Asgjë që të ndryshonte timen qenie...!

Ika, ika në mes të ikjes përsëri...!

Asgjë që të më mbante...!
Asgjë që të më thoshte se je...!
Asgjë që të më bënte të isha i veçantë...
Asgjë që të më pengonte këtë timen lënie...!

Të lashë aty ku të gjeta!

Herë në tokë e pa tokë...!
Herë në qiell e pa ajër...!
Shpesh mbi varkë në det të hapur...
Gjithmone në vdekje-qetësi e pa kallur...!

Ika të notoj ku ka dallgë...!

Të më marin brënda tyre si një delfin...
Të pi ujë deti, të dehem me sirena...
Të sëmurem me mjaltin e tyre...
Të vdes kur e si ma ka ënda...!

Ardi OMERI

Kur fjalët jane të tepërta...

Merrmë dëshirën që vlon…
Hidhmë dëshirën që ke…
Rrite djallin e ëndërrës së bukur,
është i vetmi që Zoti bekon,
që fal, edhe pa Ju lutur...!
Nuk dua vetëm trupin!
Nuk dua vetëm epshin gënjeshtar!
Nuk dua vetëm epshin magjistar…
Nuk dua bëlbezime false,
përralla si me një gjinkallë...!
Dua tjeter të mos shoh!
Dua tjetër të mos njoh!
Dua Perëndinë në ty!
Ti Perëndinë të gjesh,
duke puthur të mitë sy...
Vetë duhet të ma japësh!
S'dua të lutem kur meritoj!
Dua qënien në rilindje…
Dua gjithshka të bukur…
…të keqe edhe në se gaboj...!

Ti, vete ti...
Ik sa s'je vonë...
Eja po je në kohë...
Hidhu po s'ke frikë...
Merrmë e jepmu...
Nuk dua...
...As po...!
...As jo...!

©Ardi OMERI

Natë shtrigësh...!

Me një shtrigë qëndrova dhe unë për pak!
Me një shtrigë bëra dashuri atë natë!
Thonjt u duk se më nguli e s’dija ku isha...!
Yjet dhe Hëna e skuqur dëshmitarë të Zotit lart...!

Si një përralle mu duk nata...
E pa arritshme, qindra yje larg dita!
Shtriga luajti me mua të virgjërën ...!
Unë nga Shenjt në Djall pak nga pak u rrita...!

Mëngjezi me Diell maskat dogji...
Qeshi Hëna në ikje e turpëruar...!
Dielli skuqi agimin e na la ditën...
Në kujtim shtrigash padrejtësisht shenjtëruar...!

©Ardi Omeri

Enderr e prekshme...!

Si nje gjitar i etur per qumesht
te thithja epshin tend...
Mbi buze e kraheror
te gjeja paqen e munguar...!
Lozur perrallash te verteta jete,
te gjenim paqe mbi trupat tane...
Te rifillonim ç'ka ne dukje
ngjan si e harruar...!

Ardi OMERI

ETJE PËR NEKTAR...!

Si një bletë mbi lule të ulem...
Thumb të ngul mbi petale të hapura...
Mbi nektar të derdhem i përmalluar...
Të jetoj atë çast si Madhëri,
aty, ku si lule mos prek ajo mbyllet ...!
Të marr flakë pa Perëndi...!
Të digjem me etje kusari...
Me djersë petaleje të shuhem...
Yjet le të kenë zili,
ndriçimin tim prej nektari...!

©Ardi OMERI

PËRBALLË DETIT!

Më vinte të anulloja largësinë,
ftohtësinë, erën, stinën…
Të kërceja si xhind a si arrixhi,
Në dajre të ngrohur...!
Dielli, çau retë aty para meje…
Afër, dy psheretima larg …
Hodhi rreze mbi të bukurin det …
Të ngrohte ç’ka në dukje ish ftohur…!

Një imazh përçuar në retinë!
Imazh mbetur si në film
Imazh i pandryshuar vitesh…!
Arsyeja priti pranverën, verën e bukur
Të kërcejë me të Detit sirenë
Të admirueshmen Potpuri Hiresh…!

©Ardi OMERI

Pushtomë shpirtin...

Etjen time me puthje shuaje,
Mos lër buzët në kërkim ëndrre të thahen,
Ki mirësinë ti bindesh tëndit instinkt ,
Në përrallën e ëndrrave të përbashkëta...
Të mos ndahen...!
Në errësirën e tundimit pa ngjyre
Thirre djallin tim të skuqur...
...nga dëshira për ty...
Mes miliona grimcash me ajër të ndotur
Nga epshe pa fund...
Ti zgjidh, që veç epshi im të hyjë...!
Lërmë të këndoj këngën e Simbad detarit,
Të hirushes e të borëbardhës
Mes hireve që pashë e s’pashë...
Që ndjeva në prekje të pafajshme
Lërmë të çmendem si një shenjt
...i përrallosur ...!!!
Kur të ndjesh shpirtin të fluturojë
Në gjithësinë e parajsës së pafund
Merre peng shpirtin tim...
Futu në të e pushto...
Shenjtin e bardhë,
në epsh të kuq djallosur...!

Ardi OMERI

ME KEMBE NE TOKE...

Me piskatore nuk lyhen syte
por hiqen vetullat...!
Me antidjerse nuk lahet goja
por lyhen sqetullat...!

Me boje nuk lyhen tullat
por suvaja e murit qe ndertohet...
Pallatin e mban bazamenti, jo tavani
Nuk ndertohet asgje me llafe...
Me mediokritet e me tru hajvani...!

ARDI OMERI

Katrahurë...

Qielli i nxirë si një mace e zezë,
Retë bardhë e zi shkojnë drejt të errëtës...!
Diku larg në kohë një shkreptime e vonuar...
Dielli fshihet atje lart si i pa fytyrë!
Zhduket pa sens i turpëruar...!

Krisma armësh, si dikur që çanë errësirën...
Daullexhinjsh përkatës që lëvdojnë të nxirën...
Dikush vrapon me të ngadaltin hap!
Dikush me shpejtësinë e djallit vrap...!

Një zë thërret me tone çmendurie i pa sinkronizuar!
Vokal i shumëzuar hyn ku nuk është i mirëpritur...!
Gjuhë e pakuptimtë për dëgjuesin në gjumë të tretë!
Zëri i amplifikuar dhunon qetësinë e natës, qiellin e errte!
Orkestra të parapërgatitura që bëjnë çdo ditë duet...!
Përgjigja kthehet fort me fjalë që kuptimin s'ia di as vetë...!

Nata shkund jonet e ftohta,
sheh, skuqet, vetë vidhet...!
Nata përjetësisht e paturpshme...
...turpërohet, vetëdridhet...!

Nën çarçafë të përbashkët ANTIVISUS...
Batakçinjtë e pangjyrë lëpihen...
Nën mëndafshe të purpurta shumë milionëshe...
qeshin, tallen...krihen...!!!


©Ardi OMERI

Sa keq që s’jam ZOT !

Nuk di pse loti më rrjedh pa më pyetur!?
Nuk di ku ka marrë lëng sot në trup të tharë...!
S'dua as ta pyes e as ta shoh këtë lot të ri e të vjetër
S'dua as të shoh qenien time sot duke qare...

Të tjerë do të kënaqesha ti shihja të mbytur në lot...
Të tjerë cinikë, hipokrite të pa jetë mizorë...
E në se loti nuk do i dilte natyrshëm
Do ti "ndihmoja", do i jepja unë një dorë...!!!

Sa keq që sot kërkoj të jem diabolik,
Në shpirtra pa sens kur uroj të shoh pak lot!
Kur dhe vetë e di që s’dinë as të qajnë,
Njerëz te pa besë e pa asnjë Zot...!

Sot, do te doja të isha Migjen,
Sot do të doja të isha superman...!
Sot do te doja te kisha fuqi pa limit
Si një zot i gjithëpushtetshëm, i madhërishëm...!
E të gjithëpushtetëmshve racë politikash
Apo fatvendosmësish që dinë gjithshka
Do të doja ti bija me grusht të fuqishëm...!
Të dridheshin në të tyren cinike hapësirë
Ku jetojnë si kurva shumë shekullore
Me pamje engjëlli, të virgjër e të dlirë...!?

Por unë jam i thjeshtë njeri,
unë jam popull, s'jam Zot!!!
Unë jetoj timen hapësirë,
ku here qesh e here si sot...
Me dalin te hidhura lot...!

©Ardi OMERI

Me ndihmën e ZOTIT ne "dorën" time...!

Si Akil i zemëruar por me zemër humane,
vdiqa e u ringjalla me te vërtete...!
Si një i vogël Zot te marr ndoshta hak...!
Për çka padrejtësisht heq në ketë jete...!

Nuk jam plotësisht pagan,
si te mrekullueshmit , te paret e mi !
Nuk plotësisht fetar
si te nderuarit
bashkëkohësit, moderne te rinj...!

Nuk jam as Zot i gjithe pushtetshëm me te vërtetë
Si i papari, i plotfuqishmi ynë, ZOTI...!
Jam njëlloj si ju, here njeri e here Zot vetë...
Jetoj te sotmen moderne, antik si qëmoti...!

Ardi OMERI

Koha

Një shuplakë në hijen e mbetur pas...!
Një shkundje të sotmes s'di ku mbetur...!
Koha që rrjedh si lumë e dot se mas!
Një shuplake dua, në çdo qelizë të vdekur...!

Buza gaz shoh veten si në pasqyrë
Trishtueshëm me ironi përqesh hijen...
Sytë mbyllen tek ëndërrojnë rikthim
Mijëra kometa nën qepalla pa fat bien...!!!


ARDI OMERI

Ne kurore te Diellit...

Ne se yjet do te ndriçonin edhe diten
Ne se nje meteorit do te shkeputej ne prekje deshire...
Atehere kur ngjan se Dielli u merr jeten...
Ti, mos ki frike!
Yjet kane driten e tyre te perjetshme
Yjet jane kurore e se bukures
Yjet, dashurojne te verteten...!

©Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...