venerdì 22 luglio 2022



DRITHËRIMA SHPIRTRASH

Më pushto, mos hezito,
Më puth me buzët që të dridhen
Me shpirtin grusht mbledhur,
Me frikën e pasionit të pavdekur...

Të puth, të ndjek gjuhën,
që loz në gojën epsh shthurur,
me shpirtin që dridhet i etur pa mëshirë!
Të puth humbur mes fjalësh,
djegur, përvëluar nën petkun e purpurtë,
të mëkatit tonë të dlirë!

Heshtja dëgjohet papritur,
Jam Unë, je Ti, jemi Ne të dy.

Të puth buzët, gushën,
Të marr peng aromë ndjenjë lëshuar,
Të marramendem mbi gjoksin tënd epshuar...
Të puth nën kërthizë,
ku Dielli ndaluar ka të fusë dritën,
Me buzë të të prek e nduk,
Ëmbëlsinë e lagësht përzier me frikën!

E dua o Perëndi, dua ta ndjej...

Më prek, mos më lër vetëm,
në këtë mrekulli që sonte kemi ndër duar...
Shpirtin që të dridhet, qetësoje me timin,
në këtë marrëzi njerëzore të bekuar!

Vizatim engjëjsh në dritë errësirë që gëzojnë, vuajnë!
Lojë e etur në tela pasioni, djegur nga malli...
Drithërima shpirtrash shkriftuar mes përkëdheljesh,
Flakë e heshtur që digjet me të pashuar dëshirë Djalli!

©Ardi OMERI




Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...