Si një gjethe kthyer në gri
në natyrën e vranët,
me rrënjë që ushqejnë,
...që kërkojnë jetë...!
Si një re që lëviz me erën
kur fryn nga të gjitha anët...
Me Diell që nxeh,
...frymëzon...
aty lart mbi vete retë...!
Siluhet femre,
formë e njëtrajtshme
që duket sikur e prek...!
Në hije largohet, afrohet...
Formë ëndrre...
...kërkoj ta prek...!
Trembet nga ikja,
...e le...!
Kthehem në gri vjeshte,
me pranverë mbi kokë...
...hijen ndjek...!
ARDI OMERI
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
NJË TANGO E HARRUAR
Mesnata në ëndërr më trokiti, si një cigane e ç’veshur, që kërcen në trotuar. As të zgjohem nuk priti, më dehu duke kënduar me kitarë! Një c...
-
“ Kur jeni të lumtur, shikoni thellë në zemrën tuaj dhe do të gjeni se çfarë po ju jep gëzim, është vetëm ajo që ju ka dhënë trisht...
-
Ç'FAJ KAM UNË E ç'faj kam unë, që masturboheni me tragjeditë e Shekspirit Lëvdoheni si kurvarët në rrugën me drita, pa...
-
Ajo iku, apo…, gjithsesi la vendin bosh, dhe aty nuk ulet më dot askush. Jetën, fatkeqësisht e bën vetëm dashuria, Veç saj asgjë nuk e mbu...
Nessun commento:
Posta un commento