Kur kërkova të mbledh lotët,
që të krijoja një poezi!
Gjeta aq shumë në rrugët e botës,
sa më doli një roman i gjatë, i zi...
Disa lot, si gjeta më,
shpërberë a transformuar , se di!?
Ndoshta i kish marrë Zoti,
është i çmuar dhe për të ky kristal i zi!
Sa herë që ndjehem mirë,
më rrëmben çdo gjë të bukur!
Sa herë qaj me lot,
Nuk është,
as dhe gjoja për Tu dukur!
Kur fshi lotët dhe rifutem në jetë,
I bindur se nga e kaluara kam mësuar!
Ai shfaqet si një fshirës i padukshëm,
dhe heq çdo gjurmë lotësh të çmuar...
Një ndjenjë, një çast, një kohë,
dhe unë harroj, gëzoj përsëri!
E dua jetën dreqi e mori,
E dua, jam një i thjeshtë njeri!
Ndaj mblodha çmunda,
nga kujtimet që rrugëve kishin mbetur...
Dërgova një lutje Zotit në vargje:
-Jepmë lotët e mia, ato që Toka s’ka tretur...
Edhe në gur në më kthefsh
Do të di të qesh dhe të qaj!
Ti lotin te lutem mos ma vidh
Më mëson të mos jetoj në vaj...
©Ardi Omeri
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
PA TY!
PA TY! Pa ty, asnjë ditë s'nis me Diell, asnjë zgjim nuk agon me dritë! Lotët nuk shihen në mëngjes, fshihen thellë në shp...
-
Ç'FAJ KAM UNË E ç'faj kam unë, që masturboheni me tragjeditë e Shekspirit Lëvdoheni si kurvarët në rrugën me drita, pa...
-
S’NA PRANOJNË PA DASHURI E kam të vështirë natën, E pagjumë ajo pa ty Yjet me dritë hënën maten dhe unë s’i shoh dot në sy ...
-
MALLKIMI I SHËN VALENTINIT Novelë “ Kur jeni të lumtur, shikoni thellë në zemrën tuaj dhe do të gjeni se çfarë po ju jep gëzim, ...
Nessun commento:
Posta un commento