sabato 26 ottobre 2019
KUPA E JETËS
Ajo iku, apo…, gjithsesi la
vendin bosh,
dhe aty nuk ulet më dot askush.
Jetën, fatkeqësisht e bën vetëm dashuria,
Veç saj asgjë nuk e mbush.
Le të rri bosh zemra ime,
Se aty,
as për vehte s'gjej më vend.
Kështu është kur fal shpirtin,
se nuk mjafton të kesh kokë, duhen edhe mend...
Ndaj e lashë vendin tim,
Nuk kisha ç'bëja mes një zbrazëtie.
Dhe nuk e di, ndoshta ishte mallkim,
ç'virgjërimi i një stolie?!
Se nuk dashurohet çdo gjë e bukur,
Pasi shpirti nuk shijon dot me orë...
Një trëndafil, shijohet edhe pa e këputur,
Një flutur, adhurohet edhe pa e patur në dorë...
Në dhomën e ëndrrave,
kur mund,
hyj shpesh si kusar.
Disave ua kam pirë kupën me fund,
shumë të tjera, shpirtin ma kanë marrë.
Dhe kur mendoja se kish ardhur fundi,
e as në ëndërra s'kisha më vend,
Një ikonë e virgjër sirene më tundi,
një dlirësi që buzëqeshte, më la pa mend.
E ula në prehërin e zemrës time,
aty, aty ku shpesh qaja hallet me vehten.
I mësova si shijohet loti, si tridhen gëzimet,
I mësova dritën dhe hijet si treten...
I mësova si gëlltitet epshi,
kur drithëron Hëna e plotë.
"Se rroba nusërie, mund edhe të mos veshi",
por pa dashuri, jeta është e kotë
E fill më pas, ajo u ul në vendin bosh,
Në atë, që kish lënë tjetra para saj
Por në jetë, “sa të rrosh do të mësosh”,
se herë ikim e herë na lenë,
me apo pa faj.
Tani është bosh zemra ime,
aq sa dhe për vehte s'gjej vend aty.
E dija, e dija që kurrë s'ka qenë trime,
ndaj ish mësuar të rrinte vetë i dytë.
Për dreq e lashë vetëm edhe unë.
I ika, ika se s'di ta dua më shumë.
Por nuk i dihet kupës së jetës,
Ne asnjëherë nuk e pijmë atë me fund...
©Ardi OMERI
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
NË DJALL ORKIDETË PA ZEMËR
Në djall dashuria ime për ty, Kujtimet, që shpirtin ta kallin... Në djall bashkë me ne të dy, Ëndrrat që përlotin edhe mallin! ...
-
“ Kur jeni të lumtur, shikoni thellë në zemrën tuaj dhe do të gjeni se çfarë po ju jep gëzim, është vetëm ajo që ju ka dhënë trisht...
-
Unë preka me shpirt të bukurën, U përkunda me një hënëz, që si rreze Dielli më dha dritë! Më foli ëmbël dhe më përqafoi, sa ...
-
Ajo iku, apo…, gjithsesi la vendin bosh, dhe aty nuk ulet më dot askush. Jetën, fatkeqësisht e bën vetëm dashuria, Veç saj asgjë nuk e mbu...

Nessun commento:
Posta un commento