venerdì 26 settembre 2025

NJË TANGO E HARRUAR



Mesnata në ëndërr më trokiti,
si një cigane e ç’veshur,
që kërcen në trotuar.
As të zgjohem nuk priti,
më dehu duke kënduar me kitarë!

Një cigane e kohëve të shkuara,
sy bajame e buzë qershi.
Mu kujtua që i kisha kënduar,
kisha bërë edhe dashuri.

Eh, në mesnatë ëndrrat s’dalin,
tjetër gjë duhet në mesnatë...
Duhen puthje që shpirtin t’a kallin,
t’harrosh si quhesh, gjatë, gjatë...
&
Në mëngjes u ndjeva i përqafuar;
Një perlë shtriqej në shtratin tim!
S’di në ç’ëndërr zotat m’kishin flijuar,
me një mrekulli në zgjim!

Më këndoi ne agim, si në natë,
një këngë që unë kisha krijuar!
Me cigankën pa vello në shtrat,
kërceva një tango të harruar...
&
Isha betuar të mos flija me të huaja,
me ciganka, kurrsesi...
Por njeriu di kur plaket,
jo kur do të bjerë në dashuri!

©Ardi OMERI

“Dehuni!”



“Dehuni!” sipas Baudelaire

Me çka?
Me verë, virtyt a poezi,
Vetëm dehuni!

Të mallkuar, të rinj e të vjetër,
në vetëmoralizmit tuaj naiv!
Dehuni sot, mos e lini për nesër,
kët’ akt sublim proaktiv…

Dehuni me ç’të doni,
Veç dehuni me dashuri,
edhe me imagjinatë kërkoni,
masturboni shpirtin me poezi!
..por dehuni..

Provoni me seks,
pini kurmin tuaj me eks…
Dehuni me ekstazën tuaj
pini epshin e gruas së huaj.

Dehni me puthje çdo kurm,
thithjani shpirtin deri në fund,
treteni në shpirtin tuaj,
at’ epsh që ju tund…

Dehuni,
pa menduar nesër ç’vjen!
Të dehur,
edhe tradhëtia, zhgënjimi,
ka frikë, dot s’ju gënjen…

Dehuni edhe me mashtrime,
lërini të besojnë se ju gënjyen,
se luajtën me ndjenjën tuaj,
lërini të zhgryhen në seks,
me burrin e huaj…

Pasi t’keni ngopur egon,
me epsh hipokrit,
me grua a vajzë
pa pajë e prikë,
pasi të keni shfryrë epshin tuaj,
...me mëkatin e huaj...
Ikni, ikni dhe lerini
në kënaqësinë e egër të harrimit…
Merrni vetëm kujtimin e dehjes
Marrëzisë hipokrite të njerëzimit.

©Ardi Omeri

FLAKË E VJETËR



Kur të vij mbrëmja tjetër,
folmë, mos më mbaj mëri.
S'jetohet me inat të vjetër,
as me skelete në gji...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
një puthje me yjet më dërgo.
Kujto dashurinë e vjetër,
pasionin e përgjumur zgjo...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
mos fli e vetmuar si kallogre!
Merrmë, kam numrin e vjetër,
s’do të le të ndjehesh e ve’...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
kërkomë në ëndrra.
Shpirti është si verë e vjetër,
nga malli, përvlohet brenda.

Kur të ndrijnë yje të rinj,
sapo të ngjizet Hëna tjetër.
Hidhmë një psherëtimë,
që t'kujtoj flakën e vjetër.

S'ka rëndësi sa larg jemi,
unë në Londër, e ti në Tiranë.
Kur t'njëjtën Hënë mbi kokë kemi,
një shpirtputhje larg na mban...

©Ardi Omeri

piktura
The Nightmare by Henry Fuseli


DIKUR KAM DASHUR NJË PERËNDESHË!

 



Në antikitetin e lashtë,
Perëndeshat kishin bukuri të përjetshme,
Perëndeshat ishin të gjitha të përvetçme.

Perëndeshat, njëlloj si ti,
bukurinë e kishin magji!
&

Oh Zana e Shtojzavalle
që keni turbulluar mite e legjenda!
Ju jeni vetëm personazhe përralle,
Ajo, dashuria ku poetit i ik mendja!
&

Kur ajo qesh, yjet i ulen në sy,
dhe krijojnë këngë mbi qerpikë!
Ndjehen të dashuruar aty,
Yjet, kanë nevojë për at’ dritë…
&

A mund të jetojne kujtimet,
pa nje puthje t’shijuar,
pa një përpëlitje qepallash,
pa një këngë kënduar…

A mund t’jetohet një ëndërr,
një shekull fshehur n’gji?!
Qoftë edhe për një Zanë,
Shtojzavalle apo edhe një Perëndi?!

Po. Vetëm poetëve u lejohet,
ndryshe këngët sdo të kishin nota.
Ndryshe, buzët e Perëndeshave,
sdo të ishin egzotike, valë të ngrohta…

Ndryshe, sdo te egzistone dashuria,
që veç në sytë e saj merr jetë!
Prandaj edhe yjet e kanë perzgjedhur,
Ajo është dashuria vetë…

Të dashurosh një ëndërr të bukur,
është poezi që të jep jetë!
Në e paç dashuruar që n’rini,
që atëherë ke qenë poet!

Prandaj ndrydhe në shpirt,
mos ja thuaj kërkujt!
Dashuria e përfolur,
është dashuri e askujt…

Ardi Omeri

NJË TANGO E HARRUAR

Mesnata në ëndërr më trokiti, si një cigane e ç’veshur, që kërcen në trotuar. As të zgjohem nuk priti, më dehu duke kënduar me kitarë! Një c...