giovedì 6 gennaio 2011

Tunduesja,e Vuajtura, Djalli dhe njeriu

Dritat u ndezën e fishekzjarrët ndriçuan qiellin
Djalli u zgjua dhe lëshoi vështrimin zhbirues
Pa...!
Tunduesja qe përdridhej
Pasivja qe përvidhej
Njeriu qe gëzonte
E djalli duart filloi te fërkonte...!

Dukej sikur nga ferri dilte drita e tërheqjes, dukej sikur ne mijëra drita te vogla njëra,
Vetëm njëra depërtonte me fuqinë e te gjithave drejt e ne objektiv...!
Tunduesja e shikoi e para, ajo e kuptoi, njeriu e shikonte por nuk e kuptonte, filloi te dyshonte duke pare ndryshimin e tundueses dhe vuajtjet e se vuajturës qe e kish pare e para por e destinuar te vuante nga pa goja e saj ajo nuk fliste, ajo shihte e vuante ne heshtje...
Dëgjohej muzike e ndryshme qe si helm i ëmbël kalonte nga një trup ne tjetrin, si një përhapje çoroditëse qe kishte vetëm një qellim, të tundonte tunduesen, të hutonte njeriun e të bënte të vuante me shume të vuajturën...
Mengjezi largoi dritën e fishekzjarrëve tymues të natës dhe djalli u tërhoq larg nga drita e diellit duke mare me vete, tunduesen, të vuajturën dhe njeriun, ai ne cinizmin e tij diabolik donte dhe ndiqte skenarin ...
Por, njeriu u be ego, e vuajtura u fye ne vuajtjen e saj të shenjte dhe tunduesja u be pjese e djallit ne heshtje, kjo e fundit na u be deri edhe engjëll qe të arrinte të rrinte ne hiret e djallit...
Djalli lëshoi thonjte e gllaberitjes,,,
E vuajtura iku,
Tunduesja qëndroi,ëndrra me djallin ne perversitetin e saj të mendimit i pëlqente
Ajo zgjodhi djallin tundues qe ne drite të diellit hiqej engjëll...
Perversiteti donte te fitonte me çdo kusht
Kështu edhe egoja e fyer...
Egoja beri diabolik për pak, shumë pak, aq sa duhej dhe e besuan !
Në rrjetën e njeriut me ego të fyer ra djalli dhe tunduesja, ëndërruesja pa tru e pa kokë ndërkohë që e vuajtura kishte ikur...
Egoja u shpagua me të vërtetën e përplasur në fytyrën pa ngjyrë të djallit, të shpërfytyruarën pa asnjë shenjë por me maskë të çjerrur të tundueses që kishte filluar ti pëlqente roli i engjëllores me kurorën e djallit mbi kokë apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit...
Njeriu iku, i la aty në djallëzitë e tyre që u shuan pas shfrimit të helmit epshor pa nektar, pa kurora hyjnish e pa engjëj dëshmitare, pa gjurmë të së djeshmes e pa dëshire për zhurma të së nesërmes, ata kishin humbur dhe e dinin në perversitetin e tyre të dobët dhe kërkonin ta fshihnin sa më shumë...
Njeriu iku e i la nën dritën e diellit...
Asgjë më shumë e asgjë më pak, ishte vetëm një ëndërr në fund të vitit dhe fillimit të të riut...

©Ardi Omeri

Nessun commento:

Posta un commento

NË DJALL ORKIDETË PA ZEMËR

  Në djall dashuria ime për ty, Kujtimet, që shpirtin ta kallin... Në djall bashkë me ne të dy,  Ëndrrat që përlotin edhe mallin! ...