sabato 26 ottobre 2019

TË HUMBUR...


Një rutinë e natyrshme,
Bota pa ne të dy
Shkretëtirë që jeton nën rërë,
Frikë prej Diellit, etur për shi…

Në se ndahemi ne të dy,
asgjë nuk ndodh, asgjë
Toka do të rrotullohet përsëri,
Do të humbasim në rutinë,
rrotulluar me të tjerë, Unë dhe Ti...
Me të tjerë, etjerë, për të tjerë...
Humbur në rrotullime...
...ndjerë e pa ndjerë...
 
Ardi OMERI

KUPA E JETËS



Ajo iku, apo…, gjithsesi la
vendin bosh,
dhe aty nuk ulet më dot askush.
Jetën, fatkeqësisht e bën vetëm dashuria,
Veç saj asgjë nuk e mbush.

Le të rri bosh zemra ime,
Se aty,
as për vehte s'gjej më vend.
Kështu është kur fal shpirtin,
se nuk mjafton të kesh kokë, duhen edhe mend...

Ndaj e lashë vendin tim,
Nuk kisha ç'bëja mes një zbrazëtie.
Dhe nuk e di, ndoshta ishte mallkim,
ç'virgjërimi i një stolie?!

Se nuk dashurohet çdo gjë e bukur,
Pasi shpirti nuk shijon dot me orë...
Një trëndafil, shijohet edhe pa e këputur,
Një flutur, adhurohet edhe pa e patur në dorë...

Në dhomën e ëndrrave,
kur mund,
hyj shpesh si kusar.
Disave ua kam pirë kupën me fund,
shumë të tjera, shpirtin ma kanë marrë.

Dhe kur mendoja se kish ardhur fundi,
e as në ëndërra s'kisha më vend,
Një ikonë e virgjër sirene më tundi,
një dlirësi që buzëqeshte, më la pa mend.

E ula në prehërin e zemrës time,
aty, aty ku shpesh qaja hallet me vehten.
I mësova si shijohet loti, si tridhen gëzimet,
I mësova dritën dhe hijet si treten...

I mësova si gëlltitet epshi,
kur drithëron Hëna e plotë.
"Se rroba nusërie, mund edhe të mos veshi",
por pa dashuri, jeta është e kotë

E fill më pas, ajo u ul në vendin bosh,
Në atë, që kish lënë tjetra para saj
Por në jetë, “sa të rrosh do të mësosh”,
se herë ikim e herë na lenë,
me apo pa faj.

Tani është bosh zemra ime,
aq sa dhe për vehte s'gjej vend aty.
E dija, e dija që kurrë s'ka qenë trime,
ndaj ish mësuar të rrinte vetë i dytë.

Për dreq e lashë vetëm edhe unë.
I ika, ika se s'di ta dua më shumë.
Por nuk i dihet kupës së jetës,
Ne asnjëherë nuk e pijmë atë me fund...

©Ardi OMERI

venerdì 28 giugno 2019

S’NA PRANOJNË PA DASHURI



S’NA PRANOJNË PA DASHURI

E kam të vështirë natën,
E pagjumë ajo pa ty
Yjet me dritë hënën maten
dhe unë s’i shoh dot në sy

E kam të vështirë agimin,
vjen me dritë e m’gjen pa gjumë
I pa shpirt më bën zgjimin,
në at’ kohë që ëndërroj më shumë

E kam të vështirë ditën,
mes njerëzve kërkoj të të shoh
Lulet dhe vajzat më fusin frikën
por asnjera me ty s’ngjason

Vjen shpejt pa kuptuar mbrëmja,
dhe unë jam vetëm përsëri
Loti del nga vargjet dhe futet në ëndrra,
kënga ngashërehet nga malli për ty

E kam të vështirë natën,
Ëndrrat shpirtin ma torturojnë
Ditën me rrezet e diellit kapem,
dhe u lutem që tek ti të më çojnë

Por ku je, tashmë nuk e di
edhe në ëndrra je e humbur…
As ato s’na pranojnë pa dashuri,
Qoftë edhe dashuri e pamundur.

©Ardi OMERI

FJALA E ZOTIT


FJALA E ZOTIT

Fjala e zotit si një rënkim,
që del prej shpirtit të robit
Bëhet balsam, shëron vragët,
Në shtratin e lotit.

Kur e beson, futet n'gjak,
Bëhet hije, të ndjek n'çdo hap...
Një dor' miku,
në shpatull t'lodhun e t'dirsur ball'
Një dor' miku,
n'shpinë t'krrusun prej t'ranit hall

Fjal' e Zotit,
fjal' robi paska qenë
Syni beson,
Ç’ka shpirti mrenë...

©Ardi OMERI

E PAMUNDUR...


E PAMUNDUR...

Nuk është e vështirë,
është e pamundur
S'mund të fshish dashurinë,
që në shpirt rri strukur

Nuk është e vështirë,
është marrëzi
Të bësh luftë me vehten,
për një dashuri

Nuk është marrëzi,
Nuk është as e pamundur
Të jetosh për një dashuri,
Jeton më bukur

Kujtimet nuk janë marrëzi,
edhe kur ëndërra të ka lënduar
Mjerë ai që në dashuri,
lotin e zhgënjimit s'ka shijuar

Kur me lotë ke vaditur një lule
Ta harrosh është e pamundur
Shija e tyre ka hyrë në gjak,
sa edhe dhimbja bëhet e bukur

©Ardi OMERI

KU JAM?!


KU JAM?!

Pak nga pak po më shqyen malli,
pak, e përditë nga pak...
Qëkur në shpirt më hyri Djalli,
Ngjaj sikur më nuk jam...
...përditë e nga pak...

Ku isha e ku jam,
ku mbeta, që asgjë më nuk kam!
Jetim mes perëndive...
Pa dashuri mes dashurive!

“Si një kopësht me lule të kuqe,
Ku erën asnjë luleje s’ja ndjen!
Një shpirt bukur plot me huqe,
por që asnje e keqe nga ato s’të vjen...

Si një marinar që s’di not,
hedhur në detin dallgë shumë...
Një i punësuar i papunë që rri kot,
në ëndrra që gjë kujt si prunë!

Jam,
S’jam...
...Jam dhe pse u treta...
Por në mijëra gërma e vargje,
peng i ëndrrave-dëshirë mbeta!

Pak nga pak po më shqyen malli,
pak, e përditë nga pak...

©Ardi OMERI

Ç'FAJ KAM UNË


Ç'FAJ KAM UNË

E ç'faj kam unë,
që masturboheni me tragjeditë e Shekspirit
Lëvdoheni si kurvarët në rrugën me drita,
pastaj ç'vishni Papën n'emën "t'atit e t'birit"...

Ç'faj kam unë,
që jetën tuaj e ndërtuat me "fut e qit",
dhe këtë kuplara e servirni për mrekulli?!
Vetëm një akt është "hyp e zbrit",
quhet ndryshe, por la ta quajmë kurvëri.

Por që ju masturboheni,
jam, jemi të gjithë me faj
Sepse qentë po u ngjitën,
s'ka "bir kurve" që t’i ndajë...

©Ardi OMERI

DJALLI I BARDHË



DJALLI I BARDHË

Erdhe si një nuse e virgjër,
pa zhurmë dhe vello të bardhë
Përqafove e dlirë djallin,
kur mëkati ende s'kish ardhë...

Ti u takove me të rrugës,
pa ditur që t’kish hyrë në shpirt
Vonë, shumë vonë do të kuptoje,
që djalli jeton edhe pa dritë

Unë erdha tek ty si një zot,
kur me djajtë kisha bërë pakt
Lodhur në rrugica plot lot,
dhe kur dashuria më rrinte larg

Unë erdha tek ti si një dhëndërr,
pa kostum dhe pa muzikë
Në shpirt kisha vetëm një ëndërr,
por  vargjet i recitoja me frikë

Nuk dija ç’ish dashuria,
edhe pse ngjaja mëkatar i lindur
Ti me mirësi më mësove,
të shquaj djallin edhe me drita fikur

Sepse Ti erdhe e bardhë,
virgjëreshë pa vello dhe pa muzikë
Vonë, shumë vonë do të kuptoja,
pse të kisha recituar me frikë

Nuk isha i denjë për ty (e dija edhe vetë),
por zoti ndonjëherë bën edhe mrekulli
Të realizon një ëndërr, kur nuk e pret,
Dhe, kur nuk e meriton, t’a merr përsëri

Por bëj kujdes e dashur,
Virgjëria yte tashmë ka mëkatin pervers
Unë u bëra djall I bardhë,
por gjithesesi mëkatari-mëkatar vdes

©Ardi OMERI

MALL


MALL

U enda në rrugët ku ti shkon,
derisa vapa më mori mendt
Më pas ndalova dhe qava.
Kur malli vlon,
Paqja në zemër s’gjen vend

Më tej jepeshin lajmet
Asgjë për ne të dy
Ndarja jonë ngjan e harruar,
përveç se në shpirtin tim,
ku malli e mban zgjuar

©Ardi OMERI

sabato 11 maggio 2019

EJA KAFSHOMË PËRSËRI



EJA KAFSHOMË PËRSËRI
Tek më kafshoje buzët
dhe më ndukje në gushë e kraharor
Unë ankohesha me përkëdheli
dhe të shtyja me dorë...
Tani që s’mundesh më si më parë,
për ato kafshime e ndukje kam mall
Më mungjojnë ato dhimbje gjithsesi,
Ndaj eja, eja kafshomë përsëri
Ardi OMERI

SHQIPËRIA IME

SHQIPËRIA IME
Ku Drin’ i zi bëhet më i bardhë
Deshta me ja gjujt synin Zotit
Por një dashni e vjetër m’ka ndalë,
Kosova, kjo ëndërr prej mot’-motit…
Sot ja pashë sy zemrën e ja ndjeva erën Sot,
shkela një pjesë të tokës arbnore
Por s’derdha lot malli kur kalova pragderën
E njerës kokë, të Shqipes dykrenore
Dikur kufinjtë na i kish vënë shkjau
Ai qen mosmirnjohës që i dhamë Diell Ai,
Europa, otomanët,në copa na ndau
Që kurrë t’mos kishte më shqipe në qiell
Po sot pse, pse sot kemi kufi, aty ku bëhet i bardhë edhe Drini i zi?!
©Ardi OMERI

NË MES TË QIELLIT DHE TOKËS


NË MES TË QIELLIT DHE TOKËS

Buzëmbrëmja shtriqej për tu zgjuar,
teksa Dielli çapitej në perëndim...
Qielli plot me re ishte shkruar,,
dhe Hëna me yjet përgatisnin sinfoninë

Pa shkrepëtima kjo sinfoni,
që djajtë e nostalgjisë zgjoi plot trishtim
Pikat e shiut rendën si fantazma,
dhe lagën, qullën shpirtin tim...

Buzëmbrëmja i la vendin natës,
Natës së errët me Hënë të fshehur
Si dashuria, që dhimbjen ka për matës,
mes dritës dhe errësirës dehur...,

©Ardi OMERI

Angli
Maj 2014

ACAR...


ACAR...

Debora si mendafsh
veshi floren anembane...
Era e forte,acar,
e ngriu, e beri kristal...
U ngrine te gjorat lule
ne celje...
U ngrys per pak Diell
i gjori petal...


martedì 7 maggio 2019

Une s'jam Balzaku!

UNË S'JAM BALZAKU!


Unë s'jam Balzaku miku im,
por kam disa gjëra si ai.
Të dy kemi dashuruar kurva,
të dy kemi vuajtur për dashuri.


Unë s'jam Balzaku miku im,
por e kam lexuar qëkur isha fëmi.
Të dy kemi humbur nga iluzionet,
të dy jemi zhgënjyer në dashuri.


Unë vërtetë s'jam Balzaku,
por ndjej që po bëj jetën e tij.
Unë vdes dhe rilind, o Tim durrsaku,
rilind si fenix për dashuri.

©Ardi OMERI

Dedikuar Kujtim Turkeshit


Ardi Omeri x Kujtim Timi Turkeshi

Imazhet e paftyra!


Imazhet e paftyra!
Nuk do te bjere me shi
Dielli i dogji rete e qullta...
Folen te trembur para Zotit,
"Ato ne fron dhe ato te ulta..."
U shkermoq keshtjella prej rere,
Ra nen kembe gati pa zhurme.
Ngrimca rere dhe loti mbetur mbi trup,
qe ndoshta as koha s'mund ti zhduke...
U dogj nje imazh prej letre,
Dogji vetevehten ne genjeshtra pa fund...
Ne peshperitje te fshehta si nje flete gazete,
apo si nje birre e vjeter e pire me fund...
Imazhet jane te pafytyra,
Kur i prek shpesh i del dhe boja!
Imazhet jane krijesa reklamash,
Eshte pune dreqi kur i vjen dhe goja...
©Ardi OMERI

Ç’RËNDËSI KA ORA?

Ç’RËNDËSI KA ORA?
Ç’rëndësi ka ora,
kur akrepat kanë ndaluar?
Orët e natës njeriu nuk i ndjen
Janë orë dashurie, për ata që rrinë zgjuar
Orë ëndrrash, për ata që flenë.
Ç’na duhet ora, muaji, viti,
kur koha pa mëshirë na merr me vehte
Kur na mungon ritmi,
ç’na duhet kjo dreq jete!?
Ne duhet të jetojmë,
të jetojmë me ritmin e shpirtrave tanë
Ne duhet të guxojmë,
të ikim larg,
larg atyre që shpirt nuk kanë
Jeta është një çast, një moment,
të atyre që vijnë, e atij që ikën e më s’vjen…
Jeta është shuma e të gjitha çasteve bashkë.
Dhe në s’ke jetuar atë që ndjen,
Jeta jote asgjë nuk vlen.
©Ardi OMERI

Sofra,- emision Tv nga Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...