venerdì 20 gennaio 2012

GRI NE SHPIRT...!




Gri, si Qielli që lag Tiranën
Tiranën e skuqur e të ç’temperuar...
Gri, si Qielli i paturp që sheh nga lart,
Që hedh herë Diell e herë shi
Në këtë tokë me burra të ç’burrëruar...!

Gri, shkoj në simbiozë me natyrën...
Gri, mallkoj të Atin e të birin...
Të birin e Atit të shenjtëruar...
Gri, mallkoj të madhërishmit e vetë madhëruar...
KURVAT DHE KURVARET...
Të sapo lindur ç'virgjëruar...!

Gri e s'dua të çel në këtë stinë pa korrje...
Ku i mjeri fakir-fukara është fajtor !
Ku s'di kush është me kokë e kush pa të...
Ku dhe kuçedrat që kanë me mijëra,
kanë frikë të humbin qoftë edhe një...!!!

Gri, si ky qiell që sot lag tokën ku jam,
që sot e dje qau me vonesë...
Gri e s'dua më të çel këtu,
Ku kuçedrat qajnë engjëjt me dënesë!

Katrahure në qiell e në tokë...
Njerëz si bretkosa që dalin vetëm në lagështi...!
Popull që akoma s'di ku e si të dalë mbi ujë...
Popull që në ujë vdes pa madhështi...

©Ardi Omeri

giovedì 19 gennaio 2012

GLADIATOR DHE SKLLAV!


GLADIATOR DHE SKLLAV!

Dua të jem aty,

Në shkallët e amfiteatrit

Në qytetin tim të përjetshëm!

Dua të jem aty, me shumicën, por,

i pa tjetërsuar, të jem i përveçëm….

Të jem aty,

Ku shkuma e dallgëve,

rrugës në mijëvjeçarë shtuar...

Dot mos vijë në arenë,

derisa unë të jem aty duke kënduar!

Të jem aty,

Mes gladiatorëve të heshtur,

Mes Patricëve dhe Plebenjve

Ti dhuroj çfarë shkruaj,

me dorën time lëvizur nga Zotat e Qiejve...

Të jem aty,

Mes shkalleve gjysëm të zbuluar!

Aty, në të pa erën djersë të skllevërve,

mjerisht e paturpësisht në harresë mbuluar!

Dua, por jam këtu!

I ri, po aq sa dhe i vjetër...

Patric, Plebe, gladiator dhe skllav,

Unë dhe askush tjetër!

©Ardi OMERI

PA COPYRIGHT!


PA COPYRIGHT!

(dedikuar lirisë e jo vjedhjes)



Tani s’të ndaloj më,

të dedikosh me vargjet e mia!

Nuk kam më asnjë të përveçme,

mund ti marrësh edhe ti,

që më ke parë tërë kohën me inat!

Ti vesh mbi kokë e të mburresh që i ke krijuar,

duke menduar të dashurën në tëndin shtrat!



Ç’ke, të dhemb koka?

Pi një aspirinë apo analginë!

Të dhemb zemra?

Ve poshtë gjuhës një trini trinë !

Të dhëmb stomaku?

merr një malox e do të kalojë...

Të dhëmb gjoksi?

merr frymë me spray, të lehtëson!

Të dhemb syri?

Kërreje thoshte Adhamulli i Çajupit,

ke syrin tjetër, bëje që ai të paktën të shpëtojë!



-Atëherë ti qenke doktor!?

-Jo, jam i sëmurë,

të gjitha ç’të këshillova i kam prekur me dorë!

-Atëherë ti qenke i mbaruar!

-Mbase, mendimi yt,

Por unë pa viagra e Copyright-e deri më sot kam jetuar...



Prandaj s'dua asnjë me Copyright!

Çfarë kam krijuar e deri atë ditë do të krijoj,

mjaft që të di se do të lexohet,

le ta marrë dhe ta shpërndajë kush të dojë!



Gërmat janë shumë dhe lindin të lira

është e kotë ti mbështjellësh me të trashë gunë...

Kanë nevojë vetëm për ajër të pastër,

ndaj lërini pa Copyright, siç po i le unë!



Ardi OMERI

mercoledì 18 gennaio 2012

SHKRUAR ME ZJARR YJESH !

SHKRUAR ME ZJARR YJESH !

E dëgjon shiun që bie nga lart?
E dëgjon vërtet, të lutem më thuaj!
E ndjen sa fort troket mbi xham,
duket si mesazh Qiellor që thotë,- Më duaj!

Po, unë e ndjej, vërtet e ndjej,
aq sa dhe shiun shoh në pika pika!
Qielli lart është vërtet i nxirë,
por unë arrij të shoh në të shumë drita!

Shiu nuk troket më, duket sikur u shua...
E ndjen dhe ti, tani pushoi dhe ai!
Vetë natyra është e lumtur si mua
Yjet në emrin tënd futën Qiellin në qetësi!

Diçka shkruajtën Yjet me zjarret e tyre
Duket sikur u mblodhin në kuvend!
Diçka të bukur që ma transmetuan edhe mua
Yjet kanë gdhendur në Qiell emrin tënd!

Turqisht, - perkthyer nga Sara MINGU

Yıldızların ateşiyle yazılmış

Yukarıdan yağan yağmuru duyuyor musun?
Gerçekten dinliyor musun, lütfen söyle!
Cama şiddetle nasıl çarpıştığını
"Beni sev" diyen göksel mesaj gibi görünmüyor mu?

Evet, hissediyorum, gerçekten hissediyorum,
O kadar ki, yağmurun her damlasını görüyorum!
Yukarıdaki gökyüzü kararmış olabilir,
Ama ben onda ne kadar çok ışık görebilirim!

Yağmur artık yağmıyor, soluyor gibi ...
Sen de hissediyor musun, şimdi o da durdu!
Doğa bile benim gibi mutluymuş...!
Adındaki yıldızlardan, gökyüzü de sakinleşti!

Ateşleriyle bir şeyi yazmış yıldızlar,
Toplantı yapmışlar sanki!
Bana da iletikleri, güzel bir şeyi,
Yıldızlar, gökyüzünde senin adını oymuşlar!


Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...