lunedì 5 luglio 2010

FEMER !

FEMER !

KJO KRIJESE, THONE, E DJALLIT…!
QE JETE JEP E JETE MERR...!
KJO KRIJESE E BUKUR QE TUNDON...!
QE SHPESH TA BEN JETEN SI NE FERR...!

PSE !?
KUR DASHUROHET PERPELITET...!
KUR NUK E DUAN RRIN E SHAN...!
KUR S'PERFILLET KERKON,STRESON...!
KUR TE TORTURON BEN EDHE SIKUR QAN...!

NE EMRIN E PROFESIONIT TEND SHEKULLOR,
DUKET SI KOMPLIMENT TE TE THERRAS...!
TE TE THEM QE JE BIJA E DREQIT...
KAM FRIKE NGA AI,NDAJ HESHT,S'BERTAS...!


FEMER !

KUR DASHURON TE JEP BOTEN,
SHEQEROSUR SIC I PELQEN...!
SI NJE KRUPIERE E MIRE NDAN KOHEN,
LODHET E VALLEN E JUSTIFIKIMEVE KERCEN…!


ME MIRE TE LUASH PA DRIDHUR ZEMRA…! ?
TE ARGALISESH PER QEJF A EKSPERIENCE…!?
TE JETOSH E TE GEZOSH SIC TA KA ENDA,
PA THENE TE DUA, PA TUNDUAR KERKEND…

TA KA ENDA TE RRISH ME TY ,
SA BUKUR KUR DASHURON VERTETE...!
LIND FEMIJE SI MOTOR I JETES…
JE NJE YLL,JE MREKULLIA VETE…!


JETEN BURRI SE DON PA TY...!
NE KRAH TE TIJ ZOTI TE KA DHENE VEND…!
DASHURO MOJ KRIJESE E BUKUR ,
MOS LUAJ ME JETEN SI E PA MEND...!

domenica 4 luglio 2010

VDEKJE PA ZGJIM

VDEKJE PA ZGJIM

Mengjezi po zbardh si me inat naten time,
nate e zbardhur ne pagjumesi...!
Vargjet nxine fleten e bardhe me germa qe vallzojne,
here adagio, here moderato e here vivace...!
Me ka dale nje kapricio e lodhur...
E nxire me nota ne DO MINOR fyti...!
E skuqur ne RE MAXHOR shpirti...!
S'po don te zbardhet si agimi i mengjezit...!
Mesdita Diellin ka ne dymbedhjete...
por une ftohte kam si ne agim...!
Ngrohtesija i ben zogjte te kendojne,
lulet hapin gjethet,celin petalet...
Une mbeta si nje gonxhe ne vdekje pa zgjim...!

ARDI OMERI

MUZA E HUMBUR

MUZA E HUMBUR

Perse boja e penes me eshte thare
si gjaku ne venat e mija !?
Perse enderra u ndal sikur u thye
si nje kristal i coptuar ne thermija !?
Ku ta gjej muzen qe me humbi,
qe u rikthye ne qetesi-vdekje!?
Ku ta shoh Diellin tim te eklipsuar
qe ngricat e marsit e rrenuan ne celje !?
Kujt do mundem une tani
endrren time tia besoj !?
Kujt do kem besim
dashurine time ti dhuroj !?
PUTHE DIELLIN !

HENE E BUKUR VESHUR NE TE VERDHE,
PSE VALLE U FSHEHE SAPO DIELLIN PE !?
PSE U KTHEVE NE TE HIRTE
SI E FSHEHUR NE NJE QIELL ME RE !?
C'TE TREMBI VALLE DRITA
APO I NXEHTI I DIELL...!?
DRITE TI KE DHE VETE,
NDAJ BEN SI ZOT NATEN E ME YJET LOZ...!
MOS VALLE NGROHTESIJA TY TE SHKRIN
E AKULLI TE RRJEDH SI LOT...!?
MOS U TREMB MOJ BUKUROSHE,
SHPLODHU PAK E DIL NE DARKE,
TE LOZESH ME YJET NE QIELL PA RE...
TE PUTHESH DIELLIN QE IKEN TE FLEJE,
E TE DEGJOSH KENGET E TE DASHURUARVE...

ARDI OMERI
NE DET TE HAPUR...

SE KUPTOVA C'DET ME TRAZON...!
SHIROKA ME SHI PERZIER...!?
A MAISTRA ME ERE E DALLGEZIME...!?
CIKLI NUK PO MBYLLET...!
SHOH TRAMONDANEN QE RROTULLOHET
E AS ME PERPIN E AS BJEN BUNACE...!
JETA MES DALLGEZIMESH PA FUND
QE ERA I KRIJON SI PER INAT...!

ARDI OMERI
mengjez i vonuar...!

mirmengjez i vonuar
me diellin lart mbi pallate
qe me sheh akoma ne shtrat...!
nate pasive ne gjume te thelle
trurin ka pergjumur...
kafeja e mengjezit s'po ka efekt...!
lexoj e degjoj, vargje,rreshta,shkrime...
po dal ne natyre ku zogjte kendojne
e lulet leshojne arome,
nen rrezet e ngrohtat e diellit
te gjej timin difekt...!

ardi omeri
MESAZH APO DESHIRE...!?
--------------------------

Une dhe AI - balle per balle
----------------
Te ka qelluar ndonjehere
te shohesh Diellin ne mes te nates,
apo ne diten plot me diell
sikur sheh te bukuren Hene !?
Te ka ndodhur te duash
nga nje shishe uje te pish
e te te duket sikur
te gjithe tubat jane zene !?

Te ka ndodhur te nisesh per diku
e me qejf te marresh vrapin,
por me zor merr edhe fryme
e nuk ben as edhe hapin !?
Thuame te ka ndodhur edhe ty,
keshtu si mua po me ndodh,
apo vetem une ndjehem keshtu
si nje kafshe qe po ngordh !?

heshtje...qetesi...,
ik te lutem lerme te qete,
e c'me duhen hallet e tua,
kur me merren mend dhe mua vete!
ik lerme se po lutem
e dua qe vec zerin tim Ai te degjoje,
lerme se dhe Ai tani
vec me mua don te bashkbisedoje...

diell ,zagushi ...
tufan , bubullime...
bore,ngrice,
zagushi...vetetime...

Ti kujton se jeton vetem ti
ne kete bote me njerez plot,
cfare kujton se bej ketu
apo dredh zinxhire kot !?
Vertet nuk ndihmoj dot
ke dua e ke meriton,
s'i shoh dot te gjithe
zhurma fallso me pengon...
Njerez qe gje nuk kane
e bejne si teper te pasur,
te tjere qe jetojne pa zemer
hipokrite qe duan vec emer,
gjenjeshtare e mashtrues
me ere te keqe mbushin dynjane,
jetojne dhe shperndajne fallsitet
dhe e keqja tyre shihet anembane.

UNE I VETEM
DOT GJE NUK BEJ,
SE ROB TE MIJ
JANE DHE ATA ,
SHPRESOJ VETE
TE KORRIGJOHEN
E TE MOS JETOJNE
VETEM SEPSE MALLKOHEN...
TE RRINE EDHE ATA
BASHKE ME NJEREZINE QE DUAN
TE GEZOJNE KETE JETE
C'KA ME PUNE E DJERSE FITUAN.
E JO SE KANE GJENJYER,
VRARE APO MASHTRUAR,
E JO SE NE JETEN TJETER
KANE PER TU PENDUAR...
UNE SHPRESOJ QE JU
TE NDRYSHONI BOTEN TUAJ,
UNE JAM NJE E S'BEHEM DOT MILARD,
JU KENI NE DORE VETEN,BOTEN,
TE ARDHEM,ATE QE JU E QUANI FAT...


ARDI OMERI

20.38 27/11/2009
Me don,s'me don !?
-----------------

Lozja me nje lule Margerite,
e petalet prekja me kujdes,
me do,s'me do,
prekja djersen-vese...

Ere s'degjoj,arome nuk ndjej,
vec drithmat e shpirtit tim,
si nje i semure per vdekje
qe jeton e renkon pa pushim...

Tkurret e mishi qe sikur piqet
ne ate lozje qe ngjan si hell,
piqet dicka qe don e nuk don,
shkon lart,mblidhet,flurturon...

Ngre peshe asgje e gjithshka,
Pikiate e madherishme,pa Perendi.... !
peshe te pa peshe,pa rendese...
AINSHTAJNI,aty humb cdo vecori...!

Peshorja e lodhur leshohet,
e pa fuqi e degjohet renkimi,
ngjanim dy te semure ne vdekje,ne ikje,
si deshperim,por eshte vecse plenimi...

Petalja vesen kishte leshuar,
lehtas mbi te rishtasi,
e priste qe dikush tia thante...
perseri e akoma perseri...

Nuk loza me me lule Margariten,
me don apo s'me don...
isha mbi nektar e thithja...
Isha kthyer ne skllav-padron...
me&pa

Kam dy kembe ne nje kepuce
por kepucet nuk i shoh...!
kam dy duar zgjatur ne nje trup
por truipn me nuk po e njoh...!
kam nje hunde qe ere luleje kerkon
por lulja me ben si e thare...!
kam dy buze qe lulen puthin
por puthjen sot s'po ndjej...!
kam pak gjak ne zemren time
por sot dobet rreh...!
kam dy sy qe fort mire shohin
por pa to sot ndjehem...!
kam nje enderr jete
e jete dua ti fal...
kam nje ankth si uragan
qe po me shtyp shpirtin qe qan...!
kam...!?
kisha...!!!
s'kam...!?
ku jam ...!!!?
kam dy kembe ne nje kepuce...
ndjehem si mjeran...!!!

VETEMOHIMI I SAJ!

VETEMOHIMI I SAJ...!!!

Lajthitje pa fare...!
Marramendje gjithfaresh...!
Mbjellja refuzohet...!
Toka rrin e forte e stermunduar...!
E uji rrjedh kot...!
Vec kot, per natyre...!
Pa gezuar...!

Traktori plisat e tokes
prek me mundim...!
Plugu ngjan i ndryshkur...
si ne lufte per perceptim...!
Toka hapet...
Thith me etje metalin... !
E prape rimbyllet ne djerre... !
Ne harrim...!

PRANVERA LULET I KA CELE,
ME AROME BOTEN KUTERBOJNE,
DIELLI SHUME GRADE ME LART TOKEN NGROH...
NE GJELBERIM TA BEJE TE BESOJE...!
MOS FLI DASHURI...

HYRI DITA E RE NE NATEN QE PO IKEN...!

IKEN SEPSE HYRI...!

IKEN SEPSE KALOI MESNATA...!

UNE PSE JAM ZGJUAR!?

RRI E MENDOJ SA PAK E SA SHUME...!?

IKEN, NUK VINE ME...!

GJUMI ESHTE PASIVITET E UNE E URREJ...

TI FLE SHUME DASHURI...!

ZGJOHU UNE JAM ZGJUAR...

ME IKU GJUMI...!

U TREMB NGA PAGJUMESIJA IME,

DUKE TE PRITUR TY...!

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...