Në natën që shkoi,
n’at vapë të pamëshirtë,
me yllin që fikej e ndizej me ndroj,
dirsa plot dyzet këmishë!
&
Në natën që shkoi,
kur Londra flinte gjumë,
pak para se agimi të afroj’,
u dorëzova edhe unë!
Në natën që shkoi,
një garë e çuditshme!
Puthja, gojë më gojë t’kaloi,
derisa të bëhej e pabindshme!
Në natën që shkoi,
një puthje e pabindshme!
E si mundesh një puthje,
të bëhej e mërzitshme?!
Në natën që shkoi,
u vunë në garë vajza e djem,
dhe për ta bërë më tërheqëse,
dy moshatarë me biletë për në ferr!
Më qëlloi një burbuqe,
sybukur e buzë qershi…
S’kisha frikë në kish huqe
dhe as se bija në dashuri.
Ish thjeshte një lojë,
sa e gjatë një puthje do të jetë!
Të kapesh me buzë tek një gojë,
frymë të marrësh nga ajo vetë!
Sy mbyllur shijoja,
gjuhën n’qiellzë aty-këtu…
Nuk po puthte goja,
as e saj gjithashtu…
Në fillim dëgjohej zhurmë,
brohoritje e ovacione!
Tifozë shumëngjyrësh,
secili çiftin e tij stimulonte.
Më pas heshtje,
veç zemra që shpirt kërkonte!
Hapa sytë dhe pashë damën,
që me sy hapur po m’jetonte!
E putha me pasion, më fort,
dhe shpirti i saj hyri n’mu…
As me duar s’na ndanin dot,
ishim bërë nji, burrë e gru…
Mu duk si një ortek dëbore,
që u shkri n’mallin tim!
Dy moshatarë kap dorë për dore,
që n’puthje kërkonin amshim…
Kur në qiell zbardhi ylli i agimit,
dhe alkooholi trutë i’a kish bërë dhallë,
të rinjtë u kujtuan për garën,
me puthjen më të gjatë…
Ata e shijonin për pak,
aq sa ti ndizeshin kandelet…
Pjesa tjetër ish në krevat,
ku zemra s’rreh e as përkëdhelet…
Na morën të dyve në krahë,
e te habitur na hidhnin si topa lart.
S’i mund të qëndronim aq gjatë,
nuk i shkonte as në imagjinatë!
Qeshja me gruan
që m’puthi aq fort.
Me sytë e atij që vuan,
e ftova të qanim me lot!
Të qanim për rininë që iku,
për puthjet që i kemi me kursim!
Ajo qeshi dhe më puthi më bukur,
sa e bëri të qeshë edhe shpirtin tim.
Të dy në Londër, emigrantë,
ajo ruse dhe unë shqiptar.
Në natën që shkoi,
të puthja një ruse, isha në garë!
Sa flokë të bukura,
pse i ka kto sy kaq të bardhë?!
Kjo lëkurë kaq e lëmuar,
me kto buzë isha në përrallë?
Ajo qeshte, fliste pak,
por qeshte pambarimisht!
Më prekte t’bindej që isha sak’,
Pastaj më puthte, pafajshmërisht…
Ërrësira u ftoh, iku edhe vapa,
Dielli për pak pritet të dalë,
Iku pa u ndjerë edhe nata,
unë me rusen akoma n’përrallë!
U nisëm nga shtëpia,
s’e di në do flemë gjumë.
Akoma s’ja di emrin,
por jam në garë:
(Kush puth më mirë, e më shumë!)
Puthja e natës,
është fat i ditës.
Mos ja mohoni vetes,
mos ja fshihni dritës…
©Ardi Omeri