giovedì 6 gennaio 2011

RETORIKË E PAPAQTË...

Zhurma e të lehurave përplasej në tavanin e larte dhe bënte rigoshet në faqet e mureve e dukej se përfundonte në veshët e përgjumur...
Pak gjumë në sytë e tij, pak dëshirë për shplodhje, pak nga asgjë që dëshiron trupi në apati-rutinë, pak nga gjithshka që bëri e s’donte, pak nga çka donte e se bëri...
E shoh tek ngrihet në këmbë si i përgjumur në pagjumësinë e tij të famshme të rikthyer pa mëshirë, i afrohet një buqete e nxjerr jashtë një lule ...
Një orkide ne dore dhe i dukej pak, ne vazo s'e ve, do ti marrë erë por ere si dëgjon, të prekë petalet ka frike, është delikate, sa pak kërkon e sa pak merr...!!?
E shihja tek përpëlitej ne te tijat dilema dhe me vinte te qeshja, Ai nuk ishte njeri pa vullnet , Ai ishte ndoshta ndryshe nga normalët dhe gati shpesh ishte si një varg, prishej shpejt, mjaft një germe e pa vendosur në vendin e duhur dhe humbte bukurinë, muzikalitetin, Ai ishte si një këngë ku mjaftonte që një note ti shkonte ters rifillonte nga e para provat derisa të arrinte të këndonte ashtu siç dëshironte, perfekt, Ai nuk ishte perfekt, Ai dëshironte perfekten...
Po une çfarë po beja në vështrimin tim tek kundroja Atë që rrinte e përtypte mendimet e tij aq sa te dhembte koka, si mundesha te hyja ne trurin e tij e të lexoja çfarë mendonte, mos valle isha bere Zot, mos valle isha bere me fuqi te mbinatyrshme dhe "lexoja" ne mendjen e te tjerëve... !?
JO, s'e besoj, kam aq shume për te lexuar ne mendjen time sa me del e me mjafton...
Mbase po shihesha në pasqyrën e mendjes...
Qesha përsëri me vete tek kthehesha nga krahu tjetër, ai qe nuk isha shfrytëzuar gjate natës se pagjume, i majti, atë e kisha lëne te lire te mendonte me zemër e jo vetëm me tru, ai krah është pak i pa shfrytëzuar, mendova ta shfrytëzoj më mire, qesha edhe për faktin e thjeshte qe ndoshta ato mendime te mëparshme i kisha pasur une e jo Ai, personazhi i imagjinatës së pasqyrës së mendjes në gjumin e pagjumë...
Disa qen vazhdoj të dëgjoj te lehin aty jashtë, por dhe një mace nën ballkon mjaullin " e nxehte" e qesha përsëri...
Qentë lehin e zihen, macja është vetëm e thërret por qentë se dëgjojnë me cilësinë e gjahtarit të femrës por me cilësinë e gjahtarit armik, dhe mendova po sikur...
Hahahahaha
Qeni të shkojë me një mace!?
Po macja do te pranonte një qen për dashnor!?
Ka ndoshta edhe qenër që shkojnë me mace apo mace me qen, kohe moderne e kush i kupton, une ne shkolle kam mësuar gjera te sjelljes universale natyrale e jo këto te sotmet artificiale, ato te ndërzimit në mase e te masivitetit te ndërzimit çnjerëzor në ndjenje e materiale...
Do ishte vetëm një mrekulli po të ndodhte me të vërtetë, por s’është çudi, çfarë nuk ndodh sot, perversiteti i të ashtuquajturës eksperiencë apo provë e gjithshkaje...
Unë s’kam kohë të merrem me provat e gjithkujt, orkideja “kërkon dikë” që jeton me universalen e sjelljes njerëzore.
Diku një portret duket si një shkelje syri ne errësirë, në natën pa hënë e pa yje, duket sikur i ka trembur si hënën ashtu dhe yjet për ti bërë shoqëri, duket sikur magjinë e joneve të kësaj errësire të ftohte e ka mbushur me magjinë e saj në orë të kaluara dhe është xheloze ndaj çdo tjetër magjie...
Po atëherë përse!?
Sytë u mbyllën e mendja kujtoi...
Një afsh, një ngrohtësi i thithi buzët si një magnet. Një tërheqje e pa imagjinueshme qe i ngjante një vullkani që merr gjithshka gjen përpara dhe e fut në llavën e tij të nxehte, përvëluese por asgjë nuk përvëlohet më shumë se zemra dhe shpirti që ndjen...
Qenia që ndryshon formë, diçka si me para limit në atë moment humbi limitet, mrekulli e tërheqjes njerëzore, asgjë e mbinatyrshme, gjithshka njerëzore...
Kish prekur trupin, kish prekur gjuhen, kish prekur gjithshka ne pak minuta dhe ishte bere Zot, ishte bere njeri e prape zot, kish lëshuar djallin e tij ne shfryrje humane të hyjshme dhe djalli ishte bindur...
Ishte bashkuar aq sa nuk do të kishte dashur pak kohe më parë më asnjë ashtu, ju duk se “dikush” atje lart i kishte dërguar një dhuratë si fillim viti ...
Çfarë dhurate e bukur...!
Magjia zgjati aq sa duhej apo me pak?
Qentë ndërprenë kujtimin dhe “kënga” e maces së nxehte në kërkim i kujtoi perfektin dhe qëllimin...
Mjeti, qëllimi, justifikimi...!?
E çfarë duhet këto terma filozofike të mendimit në kohët e sotme kur gjithshka është kthyer në tjetër gjë apo ka mbetur akoma pak humane ne boten e sotme ku treni ecën me shpejtësinë e aeroplanit në ndonjë vend e në ndonjë tjetër s’ka trena fare, ku ujin e përdorin për të larë limuzinat luksoze e në ndonjë vend tjetër s'ka ujë fare, ku një qen trashëgon miliarda euro e në ndonjë vend një fëmijë s’ka 0,5 cent të blejë bukë, ku një hajduti që vjedh në supermarket 1000 euro me të drejte e dënojnë shumë vite burg e një politikan që vjedh “me lejen” e popullit pa të drejtë e mbiquajnë “mbret”...
E ç’më duhet filozofia e mendimit apo e gjykimit universal njerëzor kur nuk dihet as kush është gjykatës e kush duhet të gjykohet, e pastaj kush jam unë Zoti!?
Më mirë po merrem me orkidenë, ajo nuk humb vlerat kurrë, sa lule e bukur...!
Ai, unë, vështrimi u shpërngul larg, diku mes yjesh që sigurisht janë por ndoshta flenë gjumë, diku larg ku hëna priste një shenjë për të rialë mbi re që e fshihnin pa të drejtë, diku ku era donte të bëhej transportuese e menjëhershme, diku ku ajri nuk bëhej distancë, diku ku puthja kishte mbetur si jetime, diku ku Zotat jepnin “leje kalimi” por nuk flisnin sikur ta kishin dhënë këtë leje pa folur...
Atje ku ajo ndoshta ëndërronte njëlloj me të dhe përpëlitej nga krahu i zemrës e paqetë...!
Ai, unë, u shtri bashkë me lulen e brishtë nga çdo prekje pa pasur frikë se mos i prishte bukurinë...
Ajo lule e mrekullueshme ishte në vendin e saj, aty në krah të tij...

©Ardi OMERI

1 commento:

  1. Bukur Ardi.. vetëm shpirti është i papaqtë... dhe ngahera, ti i shkruan atij me mjeshtërinë e magjinë e fjalës dhe mendimit.
    Urime !!

    RispondiElimina

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...