sabato 7 settembre 2013

TRETUR NË VARG PASIONI...



Pimë, pimë me eks,
si një kupë me verë të kuqe,
që shijohet deri në ekstazë,
dhe mos më moho...
Jo, mos më quaj gjak Krishti!

Pimë, pimë me eks,
si një puthje e çmendur,
që nuk ngopet së dehuri,
dhe pa u dehur kurrë më shijo
e kërkomë penetrim shpirti...

Pimë, tretu brenda teje,
se jam gjak i lirë poeti,
pas së bukurës prangosur verbërisht...
Quamë mëkat i vargëzuar,
mbyllur në enë të kuqe pasioni,
çliruar nga etja jote marrëzisht...

Por pimë, tretem në shpirt me eks,
Veç mos më lër të burgosur përjetësisht!


Ardi OMERI

giovedì 7 marzo 2013

KURORË SHËN VALENTINËSH!




Si ka mundësi që s'munda të të harroj,
edhe pse në llogjikë futa mëndje e zemër!
Sa e zorshme qënka të shtrëngosh shpirtin,
të mos përmendë kurrë një emër!

Mjafton një gërmë, më pas dy rrokje,
dhe kthehesh në adolesht me mall...
Si dikur me një lule orkidee në dorë,
ti dhurosh një poezi puthjes së parë!

Futesh në përrallën e jetes me kujtime,
Në mijëra, që dhe Zoti ka frikë ti shpluhurosë...
Kalëron me qilim fluturues nëpër Shën Valentinë,
dhe rikthehesh në dashurinë që vlen të kujtosh'...

Cila ishte ajo që trembi zemrën,
Ajo që me madhështi të frymëzoi?
Cila pjesë ka për protagoniste femrën...
..., që shpirti yt kurrë s’mundi të harrojë!?

Cila ëndërr u bë kurorë lulesh,
Për kë dashuri zemra derdhi lot,
Cila të ndenji pranë në ditë të vështira,
Kur ngjaje i harruar edhe nga i madhi zot!

Cila, cila ishte, drithërima e parë apo e fundit!?
Kujt do i shkruash emrin me gërma të mëdha!?
Sa shumë trondit shpirtin kjo pyetje, por është veç një,
Ajo, në librin e jetës së njeriut, fillon me germën “A”!

Ardi OMERI

NJË LULE KËNGË PËR MUA




Unë preka me shpirt të bukurën,
U përkunda me një hënëz,
që si rreze Dielli më dha dritë!
Më foli ëmbël dhe më përqafoi,
sa çuditi dhe perënditë!

Kërkova një lule që ti ngjante,
Buzëbukur dhe syshkruar,
Me zë shpirti në sintoni!
Por asnjë, asnjë, o Zot asnjë,
As orkideea që është lule dashuri!

O Zot çfarë ke bërë, a e kupton!?
Ke lënë natyrën pa një lule si ajo!
Një lule që të jetë Diell dhe Hënë,
Të jetë flutur dhe kanarinë,
Të jetë këngë dhe melodi...
Një lule që të ketë aromë për të gjithë
por veç për mua përkushtim!
E kupton çfarë duhet të krijosh tani, o Zoti im!?

Kërkoje në vargjet e mia,
Gërmë pas gërme do të gjesh portretin e saj... 
Rrëmo në poezinë këngë të shpirtit tim,
Aty, në nota zemre e futa dhe do ta mbaj...

©Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...