Merrmë dëshirën që vlon…
Hidhmë dëshirën që ke…
Rrite djallin e ëndërrës së bukur,
është i vetmi që Zoti bekon,
që fal, edhe pa Ju lutur...!
Nuk dua vetëm trupin!
Nuk dua vetëm epshin gënjeshtar!
Nuk dua vetëm epshin magjistar…
Nuk dua bëlbezime false,
përralla si me një gjinkallë...!
Dua tjeter të mos shoh!
Dua tjetër të mos njoh!
Dua Perëndinë në ty!
Ti Perëndinë të gjesh,
duke puthur të mitë sy...
Vetë duhet të ma japësh!
S'dua të lutem kur meritoj!
Dua qënien në rilindje…
Dua gjithshka të bukur…
…të keqe edhe në se gaboj...!
Ti, vete ti...
Ik sa s'je vonë...
Eja po je në kohë...
Hidhu po s'ke frikë...
Merrmë e jepmu...
Nuk dua...
...As po...!
...As jo...!
©Ardi OMERI
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
-
S’NA PRANOJNË PA DASHURI E kam të vështirë natën, E pagjumë ajo pa ty Yjet me dritë hënën maten dhe unë s’i shoh dot në sy ...
-
Ç'FAJ KAM UNË E ç'faj kam unë, që masturboheni me tragjeditë e Shekspirit Lëvdoheni si kurvarët në rrugën me drita, pa...
-
“ Kur jeni të lumtur, shikoni thellë në zemrën tuaj dhe do të gjeni se çfarë po ju jep gëzim, është vetëm ajo që ju ka dhënë trisht...
Nessun commento:
Posta un commento