mercoledì 15 febbraio 2012

BLASFEMI

Dikur e kanë pyetur Zotin,
Në se Ai vetë ka Zot!
Nuk di përse më duket shpesh
Se i pëlqen të shohë vetëm lot!

Di që të parët e mi,
gjuanin Zotin me gurë!
Po Unë, sot,
përse të mos e marr e ti vë drunë!

Qesh Ai, që me botën tallet!?
Ngjan si një zhongler i pafytyrë,
Kënaqet, kur njerëzve jua shton hallet!
Po me mua ç’dreqin ka!?
Në ç’këngë kam mëkatuar?
Ku është zhgënjyer kaq shumë,
që vetëm dhimbje në jetë më dha!

Ndonjëherë më ngjan figurë,
në një krah të një medalje!
Në krahun tjetër është Djalli, pra është po Ai!
I shoh të Dy dhe ndjej për to keqardhje...

Në flakë do të kallem,
dhe as shpirtin s’do t’jua jap…
Kur u fala botën time dhe e tallën,
isha i pastër, pa asnjë mëkat…

Sonte në këtë natë të nxirë nga të Dy
Me Yje që kanë turp të ndriçojnë Botën
Për faj të Tyre një lule u vyshk në sy
Përmbytën mua dhe këngën time nga lotët!

Atëherë në Djall vafshin, të Dy!
Rrufetë që shpesh dërgojnë nga Qielli,
Unë, i përkëdheluri dhe i vuajturi i vërtetë,
Jua kthej mbrapsht me mallkimin:
-U përvëlofshi Ju, nga ferri që krijuat vetë!

©Ardi OMERI

NATËN, DASHURI!

Kënga heshti,
Qielli pushoi së buçituri!
Diku më tej në heshtje,
në shpirt ngulur një shkreptimë…
Një lule e sapo dhuruar vari kokën...
Copëza ngjyrash, nga lot i kripur, zbehen...
Magjia e natës refuzon të ndriçojë botën
Notat mbi pentagram në vaj kthehen...

Gjithshka përsëritet mjerisht si dikur
Rrotullohet mbi një lule të rrallë, Orkide!
Një dhuratë me shpirt çmuar,
Nga më të bukurat lule, një e rrallë variete!

Hesht Qielli dhe nxihet i pazot të ndërhyjë...
Ka parë shumë në përjetësinë e Tij!
Diku më tej mbi re të heshtura gri
Po shkruhet me pika loti një e mjerë poezi...

Kënga do të flasë për të rinj e të vjetër...
Të shpërthejë në mllef për të pafytyrë e ziliqarë!
Por notat janë pa zë dhe germat shuhen mbi letër...
Qielli hesht i pazot të qetësojë një poet të marrë...

Rinis të ndjehet zhurma rutinë
Janë pika që dëgjohen me një ritëm
Pik, pik, pik…
Janë lot…
Qielli u nxi,
Hëna dhe yjet fikën dritën…
Natën Dashuri!

©Ardi OMERI

ZOT, MOS ME VIDH LOTIN!

Kur kërkova të mbledh lotët,
që të krijoja një poezi!
Gjeta aq shumë në rrugët e botës,
sa më doli një roman i gjatë, i zi...

Disa lot, si gjeta më,
shpërberë a transformuar , se di!?
Ndoshta i kish marrë Zoti,
është i çmuar dhe për të ky kristal i zi!

Sa herë që ndjehem mirë,
më rrëmben çdo gjë të bukur!
Sa herë qaj me lot, Nuk është,
as dhe gjoja për Tu dukur!

Kur fshi lotët dhe rifutem në jetë,
I bindur se nga e kaluara kam mësuar!
Ai shfaqet si një fshirës i padukshëm,
dhe heq çdo gjurmë lotësh të çmuar...

Një ndjenjë, një çast, një kohë,
dhe unë harroj, gëzoj përsëri!
E dua jetën dreqi e mori,
E dua, jam një i thjeshtë njeri!

Ndaj mblodha çmunda,
nga kujtimet që rrugëve kishin mbetur...
Dërgova një lutje Zotit në vargje:
-Jepmë lotët e mia, ato që Toka s’ka tretur...

Edhe në gur në më kthefsh
Do të di të qesh dhe të qaj!
Ti lotin te lutem mos ma vidh
Më mëson të mos jetoj në vaj...

©Ardi Omeri

GJITHMONE i DASHURUAR!

Nuk mund të jem i përkohshëm,
E përkohshme, nuk dua të jesh…
Në zemrën time koha ka vënë një limit
Të ka ftuar e përjetshme të jesh...

Në se ti sot nuk je, unë do të iki!
Do të rri i vetem me vështrim mbi ty,
gjithmone i përmalluar...
Nëse një ditë do kujtohesh të jesh,
Eja, me një Orkide në dorë,
do më gjesh, gjithmone të dashuruar!

Në u kujtofsh vonë,
kur s’do të jem më në jetë!
Ti përsëri kërkomë, Unë Zotit do ti lutem,
mëshirë për një të vonuar të ketë!

©Ardi OMERI

I falem Dashurise!


E përveçme, në vetën e parë
Është Ajo që bën diferencën
Të bën të ndjehesh i veçantë
Të ndryshon jetën, ekzistencën!
I falemi përulësisht të gjithë,
shpesh pa kuptuar në është e vërtetë !
E takon gjithmonë në mijëra ëndrra,
por vetëm një herë në realitet!

©Ardi OMERI

ATËHERË DO TË JETË VONË

Gjumi më doli në mesnatë, s'di përse!?
Mbase nga ndonjë ëndërr e gjatë!
 Nuk di ku, nuk di si, s’di përse!
 Nuk di ç'bëja futur me dhunë gjumi atje...

Në sy një imazh më rrinte ngrehur,
siluetë e këndshme, hije emocioni, por...
Një imazh me flokë të pa krehur...

 &
Do të zgjohesh prej këtij gjumi,
që e shohin të gjithë veç teje...
Do të zgjohesh pak me vonesë,
dhe siç e sheh, do të zgjohesh pas meje...

Do të zgjohesh dhe ti,
nuk di në ç'kohë apo në ç'orë!
Do të zgjohesh nga letargjia gërhitëse,
dhe e çuditur do të prekësh veten me dorë!

Atëherë do të kërkosh në kujtesën tënde,
 në se errësira të ka ruajtur ndonjë të bukur gjë...
Do të kërkosh të kapësh çfarë humbe në gjumë,
dhe do të mbesësh tretur në boshllëkun që asgjëja lë...

 Do të kërkosh imazhin që të kthen kujtesa e bukur
Do ta duash për netë dimri e vetmie pa zjarr...
Por nga gjumi duhej të zgjoheshe pak më herët!
Zgjuar nga gjumi im kohë më parë, Unë ikur jam...

 ©Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...