venerdì 18 marzo 2022

TRADHËTIA E FUNDIT

 

 MEKATI I VIRGJERESHES - ROMAN

Kap II

 

TRADHËTIA  E FUNDIT

 

Mikja ime quhej Eli. Jetonte në Tiranë bashkë me familjen prej shumë vitesh por me origjinë ishte nga jugu, nga një qytet i vogël mes malesh. Ishte një vajzë e thjeshtë me pak pretendime. Nga ato vajza që jeton sipas mundësive pa pretenduar shumë. Me një fjalë “i shtrinte këmbët sa kish jorganin”. Ishte rritur me edukatë dhe me ato lloj normash shoqërore që sot nuk ekzistojnë. Ajo fliste pak dhe jetonte me pak…

Mëpas do kuptoja që jo se nuk donte të kish më shumë, por ishte dorëshpuar me shoqëri dhe më pas kursente që të mos rrinte kurrë pa lekë. Në shoqërinë e saj ishte kavaliere. Më vonë do kuptoja që ajo ish gatuar kështu. Ndoshta i ati e kish mësuar të ishte “burrë” në shoqëri dhe e ëma, si të ishte e sjellshme. Familja i paguante shkollën dhe i jepte aq para sa duheshin për një jetë normale. Nuk ishte e varfër por as e pasur. Çuditërisht ajo nuk pretendonte të më merrte lekë, siç kishin bërë të tjera para saj, madje hera-herës nuk më linte as të paguaja tavolinën dhe kjo bëhej sebep për ti dhënë mësimet e para. 

"Femra nuk duhet të nxitohet të paguaje tavolinën në lokale pasi e bën mashkullin të krijojë imazh të keq tek kamerierët dhe tek ata që mund ta shikojnë skenën rastësisht". 

Ajo ishte e pamësuar me këto ambiente. Maksimumi që kish dalë ishte me shoqërinë e shkollës së mesme dhe kuptohej që ata ndanin shpenzimet. Të paktën këtë përshtypje më la në atë fillim, por edhe më pas unë nuk ndryshova ide në këtë drejtim. Ajo ishte e thjeshtë dhe këtu ishte edhe bukuria e saj, thjeshtësia.

Nuk ishte nga ato që shitej për të patur lekë. 

Në fytyrë e brishtë, e njomë, jo fort e imët. Sytë e bukur të bajamte i shkëlqenin kur qeshte dhe ajo qeshte shumë, madje qeshte mëshumë me sy se me buzë. Nuk përdorte tualet, siç bënin shoqet e saj me ngjyra e make up, shumë pak tek sytë e fare pak buzëkuq. Flokët e bukura me onde i lante me shampo të thjeshta dhe thante natyral me peshqir. Nuk përdorte bojëra dhe as parfume të shtrenjta. Të parin parfum të mirë, me sa më tha, ja dhashë unë disa ditë pasi u takuam për herë të parë. 

Ne vazhdonim të flisnim në telefon çdo ditë, shumë herë në ditë. Kur unë nuk e merrja ajo mërzitej por nuk më bezdiste. Kur koha që nuk flisnim kalonte disa orë ajo më dërgonte sms. Pastaj flisnim disa orë deri sa edhe ofertat na mbaronin të dyve dhe unë bëja ofertën time dhe të saj. Kur i mbushja telefonin, plaste sherri. Ajo nuk donte që unë ti jepja gjë, por unë e argumentoja dhe në fund përsëri paqe. 

Ne shkolle shkonte vetëm ose një cope rruge e bënte me vajzën e xhaxhait, qe e kish si motër dhe një shoqe te vajzës se xhaxhait. Këto te dyja rrinin me qera tek një dhome qe i ati i Elit i kish lëshuar dy vajzave qe bënin te njëjtën shkolle. Me sa me tha Eli ato ishin njohur ne shkolle dhe kishin lidhur shoqëri aty edhe familjarisht dhe ndanin dhomën bashke. Ne kohen qe ishte me ato te dyja ajo nuk fliste dot ne telefon, por ishte aq e kujdesshme sa te me lajmëronte me sms dhe kështu as unë nuk i telefonoja. Edhe pse isha i kujdesshëm dhe nuk i telefonoja kurrë ne orare “te rrezikshme”.

Javën e parë pas hotelit dhe takimit tonë të parë intim e kaluam kështu, me takime virtuale e me nja dy kafetë pira shpejt e shpejt nëpër ambiente larg shoqërisë së saj, sidomos vajzës se xhaxhait qe ishte si një nepërkë. Ajo quhej Anila, por e thërrisnin Nila dhe ishte disa vite me e madhe. Pasi mësova emrin e pashe ne facebook dhe instagram profilin e saj. Me mjaftuan pak sekonda te kuptoja qe ajo nuk ishte si Eli. Kishte një rreth te gjere miqsh dhe çunash dhe i pëlqente qe ti bënin “like” neper foto. E mbante veten për vajze te bukur dhe ishte shume egzibicioniste. Ne momentin e pare qe e pashe ne foto e kuptova qe ishte falco si karakter. Sy te zinj te shpëlarë dhe lëkurë erret si mulate. Flokë te zeza qe ia ndronte formën here pas here. Pozonte çdo dite dhe lajmëronte pozicionin gati çdo dy ore neper lokale te ndryshme apo lulishte a thua se dikujt dëshironte ti tregonte ku ishte. Kur e komentonin ne profilin e saj publik meshkuj te ndryshëm ajo përkëdhelej dhe te gjithëve u jepte përgjigje. Shoqja e saj, qe ishte nga Elbasani, ishte pak me ndryshe. Ne fytyre e shëmtuar, ose një vajze pa ndonjë bukuri dhe shume e fshehur ne profilet virtuale. Këto te dyja ishin shoqëria e afërt e Elit qe kishte edhe shume vajza shoqe te saj nga shkolla e mesme dhe fillore me te cilët takohej here pas here. Nila, siç me tha Eli kishte një te dashur qe prej vitit te pare te shkollës se larte. Duke qene larg familjes ajo frekuentohej lirshëm me një djalë nga një fshat i Pogradecit shume punëtor edhe pse (sipas Elit) jo shume i pashëm dhe familje e varfër. Punonte neper lokale si kamerier, banakier, shpërndarës picash pasdite dhe paradite frekuentonte një fakultet ne Universitet. Edhe shoqja e Anilës po ashtu kish një te dashur por ai jetonte larg Tiranës dhe vinte rralle. 

Eli mi tregonte këto me një çiltërsi mahnitëse a thua se dëshironte qe unë te njihja te gjithë personat qe ajo kish te bënte. Unë e dëgjoja me shume vëmendje për respekt por edhe sepse doja te mësoja me shume për njerëzit qe ajo frekuentonte dhe njerëzit e familjes. Një dite ajo kërkoi të takoheshim, por mundësisht larg Tiranës dhe ne u nisem të dy me autobus për në plazhin e Durrësit.

Nuk kisha idenë se ku do shkonim por i vetmi vend që më erdhi në mendje ishte plazhi. Atje do ishim larg syve te kureshtareve e te ndonjë personi qe mund te na njihte.

Zbritëm në Durrës dhe më pas morëm një tjetër autobus për tek shkëmbi i Kavajës.

Gjatë gjithë rrugës ajo më shtrëngonte dorën dhe shihte me kuriozitet pejsazhin. E vështroja dhe mendova:

“Ngjan sikur nuk ka dalë nga Tirana asnjëherë”

Në fakt këtë përshtypje të linte. Ajo ishte një fëmijë që po dilte nga guaska ku e kishin lënë për gjithë ato vite. Ishte vetëm 18 vjeç dhe jeta e saj sapo kish filluar, por çuditërisht po e shijonte me dikë që ndoshta nuk e kish imagjinuar. As unë në fakt nuk e kisha imagjinuar këtë raport kështu. Shpresoja vetëm të mos dashurohesha, jo se s’doja por sepse s’duhej. Ajo ishte shume e re dhe unë në se do të bija në dashuri me të do të vuaja shumë këtë raport të pamundur, pa të ardhme dhe me të tashme të rrezikshme.

Tek shkëmbi zbritëm dhe kaluam nga bregu i detit.

Ashtu kapur dorë për dore ecnim të dy vijës së ujit pa u lagur. Ajo kthente kokën herë pas here dhe shihte gjurmët tona në rërën e bregut dhe qeshte.

-E sheh?,- ajo ishte e lumtur. Rëra, sapo laget nga dallga i fshin gjurmët tona. Por unë dua të rrinë pak. Të paktën sa ti shijoj, të kënaqem. 

Ajo hoqi atletet dhe çorapet, shkëputi dorën e saj nga unë dhe filloi të vraponte buzë ujit. Përveshi pantallonat dhe ecte me vrap në ujë. Vala e detit që prekte bregun lozte me këmbët e saj dhe nga përplasja me ujin krijoheshin stërkala të vogla e të bardha që ngriheshin deri tek gjunjët e saj. Pas linte gjurmë në rërë që vala, dallga e mëpasme e shuante, sikur dëshironte ti hiqte provën e kësaj lumturie! Ajo qeshte dhe vraponte me krahë hapur drejt meje e me hidhej në qafë. Këmbët në mesin tim dhe me dy duart në qafë më puthte në gushë, në buzë, në hundë e prapë në gushë, ku mbështeste kokën e lumtur.

-Faleminderit zemër. Faleminderit që më bën të lumtur. Më duket si një përrallë e një filmi ku unë jam protagoniste dhe nuk dua të mbarojë,- ajo qeshte me shpirt dhe ashtu duke më puthur më përkëdhelte me fjalë të ëmbla.

-Po pse unë, pse zgjodhe të dashuroheshe me mua?- e pyeta si budalla duke e vështruar në sy.

-Sepse vetëm ti ishe në xhiro. Pashë të tjerët dhe mu dukën shumë të vegjël për të më mësuar të jetoj e thashë ti zë derën këtij se s’ka për të më refuzuar. Ha ha ha, ajo fliste me humor dhe qeshte, - pastaj vazhdoi serioze,- Unë jam e papjekur dhe me çunat e moshës time nuk ndjehem rehat. Janë të papjekur edhe ata e mendojnë vetëm për seks. 

Me mua s’kanë guxuar se unë ja kthej vendçe, madje njërin ne shkolle e kam rrahur një here kur me propozoi hahaha. Me ty ndjehem mirë, nuk e di, ndjehem ndryshe. Në fakt të gjykova keq në fillim. Se si mu duk. Je më i madh se babi im, por je më i ri, me çunak në veprime. Nuk e di, ndoshta po gaboj?

Ajo fliste, më shihte mua dhe pastaj lozte me valën e detit që sikur shndriste më shumë nën rrezet e bukura të diellit, që atë dite dukej më i shndritshëm, më i bukur. Madje edhe deti dukej blu, ndërsa herët e tjera më ishte dukur jeshil ose i erret, i zhulshëm.

E dëgjova recitimin e saj dhe mbeta pa fjalë. Mu duk vetja i keq, i ulët, por njëkohësisht i lumtur. Askush më parë nuk kishte folur me mua aq troç, aq pastër e me sinqeritet.  Çfarë të drejte kisha unë të përjetoja një raport me një vajzë kaq të re?

-Ti më bën të ndjehem i ri, kaq sa je edhe ti,- u përgjigja si automat por fjalët ishin të vërteta, thjeshtë nuk ishin ato që kisha menduar.

“Kaq e çiltër sa është kjo, në u lidhte me ndonjë djalë të ri, apo ndonjë nga gjuetarët e shumtë që qarkullojnë në Tiranë, do të përfundojë keq”,-  Mendova si te isha një familjar i saj, si një i afërm i saj dhe me erdhi mire qe fundja ajo me dashuronte mua qe s’do përfitoja e nuk do te abuzoja kurrsesi me një mrekulli te tille.

Pasi u mërzit duke lozur buze detit, kapur dorë për dore u larguam nga bregu për nga hoteli. Aty kishte shumë, mjaft të zgjidhje. Në këtë kohë fund vjeshte të gjithë ishin bosh dhe nuk ishte e vështirë të gjeje sistemim.

Morëm një dhomë dhe ashtu të kapur për dorë të dy u ngjitëm me ashensorin e hotelit në kat të fundit. Pamja nga deti e mahniti Elin, dhe për një  kohë ndenji tek dritarja duke parë horizontin, anijet, pulëbardhat. Ndërsa unë shihja pishat e rralla dhe ndonjë palme dhe me kujtohej ai bregdet qe dikur ishte i mbushur me pisha dhe rërë, shume rërë. Dikur aty shkonin familjare me biçikleta. Ishte plazhi i familjeve dhe pikërisht pse kishte shume pisha ne kohe dreke familjet tërhiqeshin nga rëra e bardhe e pandotur dhe futeshin mes pishave. Hapnin sofrabezet dhe shtronin ushqimet e gatuara ne shtëpi. Ne ishim shume fëmijë qe shkonim atje dhe me shume familje njiheshim prej prindërve. Kjo tradite vazhdoi deri ne 90'. Me pas këto gjera te bukura filluan te veniten deri sa u zhduken fare me fillimin e ndërtimeve te paligjshme e pa urbanistikë ne këto zona. U përmenda nga mendimet e mia prej zërit te saj qe qeshte e lozte duke pare bregun dhe pulëbardhat.

Ju afrova nga pas e pashë që po shikonte pikërisht disa pulëbardha në breg, aty ku ishim ne me parë.

-I sheh? Po na kërkojnë ne. Janë aty ku ishim ne më parë,- ajo u kthye nga unë. Më vuri duart në qafë e më puthte buzët ndërsa fliste.

-Jo, ato janë të mërzitura sepse po të kërkojnë ty. Ti je një nga ato dhe ike me mua. Ata po të kërkojnë qe të thonë çfarë është kjo marrëzi që po bën?!

-Në se nuk bëj marrëzi sot, kur do ta bëj? Kur të plakem? Apo kur të jem me fëmijë? Hahaha,- ajo më tërhoqi drejt krevatit dhe u shtri me kurriz duke më tërhequr mua sipër saj.

Unë nuk isha më ai i ditëve më parë. Mendoja më shumë dhe po pyesja veten:- “është e drejtë kjo që po bëj?”

Ajo s’më la kohë të mendoj sepse filloi të më ç ‘veshë. Filloi me komçat e këmishës dhe sapo ma hoqi filloi me pantallonat. Pastaj ashtu, pa mi ulur mirë, më prekte penisin dhe ma fërkonte me dorë nga sipër të mbathurave.

E ngrita nga krevati dhe fillova ta puth e ndërkohë e ç ‘vishja. 

Kur të dy ishim komplet lakuriq e tërhoqa nga banja dhe të dy u futëm në dush.

Ajo vazhdonte të qeshte dhe më fërkonte trupin ndërsa më sapunonte. Të njëjtën gjë bëja edhe unë me të. Shkuma e sapunit na u fut në gojë teksa putheshim dhe uji i ngrohtë na shpëlau e na dha ndezje tjetër.

Ashtu të lagur, duke u fshirë me peshqir përfunduam duke u puthur në krevat.

Unë nuk rezistoja dot po e puthur poshtë dhe e ngrita me të dyja këmbët lart në gjoksin tim dhe fillova ta puth në vaginë. Lafshët e vogla filluan të më japin athtësinë e lëngut të vaginës së saj që fryhesh çdo sekondë e më shumë. Filloi të ofshante. Ishte hera e parë që ndjente kaq shumë dhe po çlirohej.

E shtriva në krevat…

“U përul puthjeve gjysëm e heshtur, ndërsa mbllaçiste ethshëm shijen e tyre.

U dëgjua një zhurmë e lehte, nje krisje, që veç ajo ndjente hyjnisht...

U kërrus, u hap, u kërrus përsëri dhe u la lirë...

Petalet e gonxhes kishin etje për dritë dhe u hapën përballë Diellit, që u fut në to madhërishëm duke i bërë më të bukura.

Gonxhja ish bërë lule...”

Çdo gjë natyrshëm, madje edhe shuma e akrepave të orës shënonte numrin 9, perfekten!

Pas një ore a më shumë të dy ishim në ballkonin e dhomës duke shikuar detin.

Ajo ishte e lumtur. Nuk ma shkëpuste dorën dhe buzëqeshjen.

-U kënaqe?,- Ajo më shikonte dhe në sy i ndjehej lumturia.

-Po ti?

-Të pyeta unë më parë? Apo unë jam e pa mësuar e nuk të kënaq si ato që ke shkuar më parë?

Ops…

“Si ka mundësi që edhe një e virgjër të mendojë të njëjtat gjëra që mendojnë edhe femrat e tjera. Çfarë është, instinkt femëror?”

-Jo zemër, s’ka lidhje, Ti je e përveçme.  Unë sot kuptova që isha i virgjër si ty! – Kisha folur sinqerisht. Mu duk vetja si një adoleshent që po bënte seks për herë të parë. Nuk mund ta quaja ndryshe përveçse dashuri, pra dashuri për herë të parë. Unë isha bërë më fëmijë se ajo.

Pashë sytë e saj të buzëqeshnin me djallëzi për herë të parë por meqenëse e kuptoja statusin e saj qesha edhe unë dhe e tërhoqa në krevat.

Këtë radhe ishte ndryshe. 

Në vaginën e saj kish hyrë dielli dhe shihte skutat më të errëta të intimitetit të saj…

Ne ndenjëm aty edhe disa orë të tjera. Pimë verë dhe bëmë dashuri. Për herë të parë ajo bëri edhe seks-dashuri me kërshërinë e një nxënësi të zellshëm ndërsa unë shijova një gonxhe që sapo u çel dhe u bë karajfil. Për here te pare ajo mu rrëfye qe edhe seksin oral e kish pare ne video por e beri me qejf me mua sepse me shihte qe me pëlqente dhe ajo kënaqej nga kjo!

“Ajo bën çdo gjë qe te me kënaqë mua dhe jo veten!”,- e dëgjoja dhe ndjehesha i lumtur për këtë dhurate hyjnore, për këtë vajze lëkurëvjeshte qe Zoti kish zgjedhur ne vjeshte për te ma bere shpirtin pranvere.

Pasdite vonë u kthyem në Tiranë.

Mbrëmjen e mbyllëm në telefon. Ajo nuk donte të flinte dhe unë nuk mund t’ia prishja.  Folëm gjatë. Folëm për të tashmen dhe të ardhmen. Të dy e dinim që ishim në një lumë që s’kish “deltë”, por lundrimi në këtë lumë na kënaqte të dyve dhe kështu vendosëm ta shijojmë pa llafe. 

Ishte gati në të gdhirë kur e mbyllëm telefonin me shumë “të dua” e “të kam zemër”. Unë isha më i kujdesshëm, ndërsa Eli më thoshte pa pushim  ‘të dua” dhe “je jeta ime”. Unë e njihja këtë fazë, ndaj nuk s’bilancohesha shumë. Më pëlqente kur ajo më deklarohej kështu por e dija që në fillim të gjitha janë të dashura, të gjitha thonë të dua. Më pas fillojnë tëthonë “ciao zemër” e më pas harrojnë çdo fjalë që të ka futur në labirintin e kësaj ndjenje që zor se del pa u dëmtuar. Gjithsesi duhet të pranoj që ishte bukur, ishte çdo gjë mahnitëse, natyrisht si çdo fillim…

Ndeza një cigare dhe hapa kompjuterin të shoh ç’bëhej nga bota virtuale.

Kisha shumë miqësira dhe ndonjë flirt por këto ditë nuk kisha shkëmbyer asgjë, asnjë mesazh e asnjë telefonatë.

“Hahaha, jam bërë i ndershëm”,- qesha me vete.

Kisha plot njoftime e disa mesazhe.

“Ku humbe shpirt?”

Këtë nuk arrij ta kuptoj. Ka burrë në shtëpi, ka rënë në dashuri me mua dhe bëhet xheloze. 

“E perëndi e madhe. Si ka mundësitë jetë njeriu keshtu?”

Hyra në profilin e saj dhe shikoj qëkish postuar disa foto. Pak provokative por të bukura. 

“Është grua e bukur ç’i do fjalët. Ç’e do që është e martuar dhe unë jam beqar. Mos vallë dua të sistemohem? Apo mirë jam kështu? Mmm, mirë jam kështu por edhe gruaja në shtepi duhet. Po çfarë, duhet të marr grua se kam nevojë në shtëpi, apo grua sepse dua të jetoj në dashuri?”

Mendimi i fundit në hamendësimet e mia më bëri të qesh hidhur me veten. 

“Mirë me të tjerët, po vetes ç’ke që ja bën me hile”

Ai “tjetri” që kemi gjithnjë brënda nesh po më kundërshtonte, ose po më bëntë të “vija këmbët në tokë”.

I ktheva përgjigje Anës, mikes virtuale dhe u shtriva.

Gjumi më zuri direkt.

U zgjova nga ora 10 e mëngjesit dhe sapo hapa sytë i mbylla përsëri.  Isha duke ëndërruar ndaj mbylla sytë e u përpoqa të rikujtoj ëndrrën. Në librin e ëndrrave kam lexuar që po u zgjove dhe çohesh menjëherë, nuk arrin të kujtosh përmbajtjen e ëndrrës. Për ta kujtuar të plotë, duhet të qëndrosh në shtrat me sy mbyllur e të kapësh detajet, dhe nga të voglat rikujton komplet ëndrrën.

Në fakt unë e mbajta mend.

“Isha me Elin dhe ajo kish mbetur shtazënë. Të dy për dore nëpër Tiranë nga një spital në tjetrin per të lindur dhe asnje nuk na pranonte. Na shanin e na përbuznin. Të gjithë na mbyllën dyert. Në fund vendosëm të iknim jashtë shtetit. Mora një barkë e të dy në mes të detit per t’u larguar nga ky ambjent që na mbyste me paragjykime. Unë i jepja lopatave e ajo në fund që më buzëqeshte e heshtur. Papritur ajo donte të lindte dhe unë e asistova. Rreth e qark barkës plot peshkaqenë që prisnin me gojë hapur që ne të binim në det. Eli lindi një fëmijë të bukur dhe unë e mbaja në duar. Nuk e pashë çfarë ishte vajzë a djalë por e mbanim here unë e herë ajo në duar dhe qeshnim të lumtur. Pamë që edhe peshkaqenët u larguan pasi lindi fëmija. Fillova ti jap barkës më shpejt dhe drita e diellit na tregoi që ishim endur nëpër det kot sepse ishim kthyer nga lindja, nga qyteti ku ishim nisur.”

U ngrita nga shtrati, bëra një dush e dola. Pashë që Eli kish dërguar një sms, “mirëmëngjes zemër”, një orë më parë dhe asgjë tjetër.

Duhet të bëja “ndonjë lek punë”, ndaj u nisa nga puna ime.

Në hyrjen e një qëndre biznesi, aty ku duhej të takoja dikë për reklama, shoh një vajzë të rë që po pinte cigare. Edhe unë kisha cigaren ndezur ndaj ndalova tek vendi i posaçëm për ta përfunduar.

-Nuk të lenë tani të pish cigare brënda, prandaj po e pi këtu,-vajza më foli pa mënjohur.  Ndoshta ishte mërzitur dhe donte shoqëri

-Ç’të bësh, duhet të respektojmë ata që nuk e pinë,- ja ktheva unë me njerëzillek.

-Çfarë pune bëni?,-vazhdon ajo

-Unë merem me reklama,- i përgjigjem shkurt. Pastaj i hodha një sy me kureshtje.

“S’qenka e keqe.” –Mendova instiktivisht

Ajo e vuri re që po e kqyrja dhe gjoja si pa mendje u kthye brapsht, gjoja sikur po shihte brënda qendrës.

“O Zot sa bythë të bukura paska”,- si një qen gjuetar syri më shkoi tek të pasmet e saj që ishin vërtetë të bukura. 

“Femrat përpiqen të na shfaqin gjithmonë atë të pjesë të trupit që dinë që e kanë të bukur, atë pjesë që na tundon. Ato e kanë në ADN tërheqjen, dhe kjo po bën saktësisht si me manual këtë pjesë”

-Unë punoj këtu në një call centre, në katin e fundit,- vazhdon ajo, që siç dukej donte shoqëri.

Filluam të flasim e të shkëmbejmë mendime për gjëra kot, por të dy e dinim që biseda ishte thjeshtë për tu “ngrohur”.

Unë harrova punën që kisha për të bërë dhe më e keqja, harrova edhe Elin.

-Të kisha ku të shkoja tani, do e lija fare punën për sot,- ajo hodhi hapin e parë pa ju “dridhur qerpiku”.

-Në se do dalim pijmë diçka bashkë,- I thashë instiktivisht pa u menduar shumë.

-Ok,- ma kthen ajo, që siç dukej veç një propozim priste.

Dolëm tek një rrugicë aty përballë qendrës dhe direkt tek shtëpia ime.

Sapo u futëm ajo u relaxua në divan dhe unë i nxorra për të pirë konjak grek nga një shishe që kish mbetur aty nuk di prej sa kohësh. Unë vete nuk pi, ose më saktë pi ndonjë gotë verë kur jam në shoqëri.

Ajo piu nja dy gota shpejt e shpejt dhe filloi të heqë “rrobat e tepërta” nga trupi.

Unë isha ulur përballë saj dhe vetëm soditja. Gotën me konjak që kisha përpara sa e kisha cekur pak.

Ajo u afrua dhe filloi të më ç’vishte. Ishte shumë e lirshme, ndoshta konjaku kish bërë efekt ose e kishte prej natyre atë sjellje.

Një gjë më bënte përshtypje,-“si ka mundësi kaq e kollajshme”, por në atë moment nuk i dhashë rëndësi dhe as e mendova më gjatë.

Ajo ishte ustalleshë. Në një farë mënyre u kënaqa. Unë nuk isha më djale i ri. Një ditë më parë kisha bërë dashuri dhe ky takim i rastësishëm prodhoi këtë raport seksual të cilin nuk prisja të ishte ndonjë “uau”, por forma e vaginës së saj më pëlqeu shumë. Lafshët ishin si petalet e një karajfili të egër kinez. Të shpërndara dhe të vogla që unë e quajta “karajfil i egër”, pikërish sepse i ngajnte një karajfili kinez nga ata të egrit. Ajo bënte seks oral shumë mirë, me afsh e ndjenjë dhe unë erdha në qejf shumë shpejt. Penetrimi pastaj ishte vërtetë shumë i këndshëm, por vetëm kaq. Ndërsa asaj i mbeti mendja. Sipas saj, e deri në një provë të dytë, unë duhej ta besoja apo të dyshoja se, ky raport seksual asaj i kish shijuar shumë.

Sa herë që ngjeshesha ajo bërtiste “o Zot” dhe më shtrëngonte me këmbët e saj sipër mesit tim. Sipas saj, koka e penisit tim përthyhej kur unë ngjeshesha dhe e godiste si një çekan. Atë moment ajo e ndjente shumë si asnjëherë tjetër!

“Më ka shijuar më shumë se çdo raport që kam bërë në jetë, edhe pse të them të drejtën unë një a dy raste kam bërë seks. Por ty të ndjeva shumë”

Ky ishte versioni i saj që unë natyrisht e mora për “film me shpatë”, dhe si gjithmonë, pak më vonë do të vërtetoja që kisha të drejtë.

Pasi ajo u vesh dhe iku, unë mora telefonin të shihja ç’kishte që drita e sinjaleve kishte dritë jeshile. Ishte Eli që më kishte marrë disa herë në telefon, por që unë se kisha dëgjuar pasi e kisha vënë “silencioz”.

“I dashuruari ndjen edhe ku nuk është, ndjen me forcën e shpirtit”,- mendova dhe u ndjeva keq.

Ajo vajzë më dashuronte dhe unë e tradhëtova me të parën që më doli në rrugë. 

Ajo më dashuronte, po unë? Çfarë doja me atë vajzë në një raport të pamundur?

E mora në telefon.

Atë e kish marrë malli dhe donte të më takonte. E dëgjoja në telefon me zërin si të mekur dhe më erdhi keq për atë dhe për vete. U nisa direkt ta takoja edhe pse ndjehesha në faj. Por natyrisht ajo s’do ta merrtevesh kurrë këtë tradhëti dhe unë do ta harroja sikur s’kishte ndodhur kurrë. Ishte tradhëtia e fundit!




giovedì 17 marzo 2022

DY DASHURI NJËLLOJ

 
DY DASHURI NJËLLOJ
 
Jo çdo gjë mund të zëvëndësohet,
dhe as “gozhda të dalë me gozhdë”.
Zemra nuk do të ishte zemër,
por veç një copë muskuli bosh...
 
Jo çdo gjë është njëlloj,
dhe një dashuri nuk i ngjan tjetrës.
Nuk është e njejtë asnjë dorë,
as e reja s’është motra e së vjetrës.
 
E djeshmja ka vendin e saj,
një kujtim që s’mund të mohohet.
E nesërmja, “një ambasador i pa faj”,
nga kredencialet e të sotmes pranohet.
 
Prandaj ndërto të nesërmen sot,
ajo vjen, edhe në se ti të djeshmen qan!
Pas saj vijnë të tjera, (që s’i ndal dot),
secila më e re, (që me të djeshmen s'ngjan)
 
Mund të jenë edhe simotra,
por ndodh rrallë, shumë rrallë...
Prandaj njerëzit jetojnë çdo ditë,
prandaj e djeshmja quhet mall...
 
Nuk mund të kesh dy ditë njëlloj,
as me porosi të zotit n'daç.
Rastësitë ndodhin në këtë botë,
por ato janë fat, ndonjëherë fat…
 
Ndaj asnjë dashuri s’i ngjan tjetrës,
asnjë nuk është fotokopie e së vjetrës.
Asnjë njeri nuk është njëlloj me një tjetër,
madje as i riu kur bëhet i vjetër.



 

PËRSE HESHTE?

 

PËRSE HESHTE?
 
Dikur ngjaje me pranverën,
dhe unë,
dritën e buzëqeshjes tënde,
ja vesha moshës time!
 
Më pas ti bëheshe here verë e marrë,
e here dimër acar.
Ndërsa unë, ngujuar çuditërisht,
në pranverën e parë….
 
Në dridhjen e gonxhes që çel,
Në vesën e brishtë të mëngjesit,
Në fluturimin e dallëndyshes,
Në vallen e pulëbardhës mbi dallgë,
Në këngën e hënës së plotë mbi yje,
Në gogësimat e zbehura të natës në ag’…
 
Dalëngadalë ti u bëre vjeshtë,
Fund vjeshte...
Dhe unë ngriva si një acar dimri,
duke mos kuptuar asgjë, asgjë.
as përse heshte...
 
©Ardi OMERI


 

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...