Më merr malli për të qeshurën tënde,
për ëmbëlsinë e syve të tua.
Për buzët si një pistak rrushi,
që kur i kafshon të thonë të Dua.
Për flokët, të ti shpupuris,
me ledhe ëndrre në prag agonie.
Përçartjen mbi trëndafil,
përgjatë një çmendurie.
Më merr malli për marrëzinë,
fshehur botës fjalë shumë.
Më merr malli zemër,
dhe malli dhimbka shumë.