giovedì 7 marzo 2013

NJË LULE KËNGË PËR MUA




Unë preka me shpirt të bukurën,
U përkunda me një hënëz,
që si rreze Dielli më dha dritë!
Më foli ëmbël dhe më përqafoi,
sa çuditi dhe perënditë!

Kërkova një lule që ti ngjante,
Buzëbukur dhe syshkruar,
Me zë shpirti në sintoni!
Por asnjë, asnjë, o Zot asnjë,
As orkideea që është lule dashuri!

O Zot çfarë ke bërë, a e kupton!?
Ke lënë natyrën pa një lule si ajo!
Një lule që të jetë Diell dhe Hënë,
Të jetë flutur dhe kanarinë,
Të jetë këngë dhe melodi...
Një lule që të ketë aromë për të gjithë
por veç për mua përkushtim!
E kupton çfarë duhet të krijosh tani, o Zoti im!?

Kërkoje në vargjet e mia,
Gërmë pas gërme do të gjesh portretin e saj... 
Rrëmo në poezinë këngë të shpirtit tim,
Aty, në nota zemre e futa dhe do ta mbaj...

©Ardi OMERI

1 commento:

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...