lunedì 14 luglio 2025

PI SONTE, DEHU NGA LUMTURIA




Pi sonte, dehu nga lumturia
Dashuri t’u bëftë kupë e zjarrtë
Bota, le të digjet nga kërshëria
Kureshtjen e saj djalli e marrtë

Sonte, lëri cicat të fryhen në dëshirë,
Flakë u bëftë karajfil i artë
Në ëndërrofsh një pirat (më mirë)
dhe botën, djalli e marrtë…

Pi sonte, dehu pa frikë
dhe kalëro një çmdënuri të pa logjiktë
Flaka që pushton një shpirt,
Shuhet kur e penetrojnë perënditë

Sonte, të paktën sonte digje ëndrrën,
dhe mos e lër të zverdhet në mall
Por që vetes mos t’ia dëgjosh këngën,
botën lëre pas krahëve, që vaftë në djall

Pi, dehu si e marrë në lumturi
Zjarri i shpirtit, po s’u shuajt, të plak
Kjo ëndërr, edhe në se s’quhet dashuri,
djalli e marrtë, por jetën ta zgjat…

NË DJALL ORKIDETË PA ZEMËR

  Në djall dashuria ime për ty, Kujtimet, që shpirtin ta kallin... Në djall bashkë me ne të dy,  Ëndrrat që përlotin edhe mallin! ...