S’NA
PRANOJNË PA DASHURI
E
kam të vështirë natën,
E
pagjumë ajo pa ty
Yjet
me dritë hënën maten
dhe
unë s’i shoh dot në sy
E
kam të vështirë agimin,
vjen
me dritë e m’gjen pa gjumë
I
pa shpirt më bën zgjimin,
në
at’ kohë që ëndërroj më shumë
E
kam të vështirë ditën,
mes
njerëzve kërkoj të të shoh
Lulet
dhe vajzat më fusin frikën
por
asnjera me ty s’ngjason
Vjen
shpejt pa kuptuar mbrëmja,
dhe
unë jam vetëm përsëri
Loti
del nga vargjet dhe futet në ëndrra,
kënga
ngashërehet nga malli për ty
E
kam të vështirë natën,
Ëndrrat
shpirtin ma torturojnë
Ditën
me rrezet e diellit kapem,
dhe
u lutem që tek ti të më çojnë
Por
ku je, tashmë nuk e di
edhe
në ëndrra je e humbur…
As
ato s’na pranojnë pa dashuri,
Qoftë
edhe dashuri e pamundur.
©Ardi
OMERI