giovedì 6 gennaio 2011

QIEJ TE PAMBROJTUR


Udhëtari rrinte në peronin e stacionit duke tymosur cigaren i heshtur.
Trena të shumtë kishin kaluar, ai aty, si gjithmonë herë ngrinte kokën e herë e ulte në mendime që dukej se e lodhin apo i rëndonin më shumë si peshë aspak abstrakte, sikur gjithë retë e qiellit kishin rënduar mbi kokën e tij të tejlodhur me hamendje e mëdyshje të tipit :
- To be or not to be!
Dëshirova të ishte ai Hamleti e unë Shekspiri apo isha bërë si një Zot e po lexoja në trurin e tij !?
********
-Nuk më ngjan veç me një mjegull sy-përpara tek e shikoj...!
Nuk më duket aspak e bardhë, me dritë, çka në reale jo në ëndërr, prek, ndjej...
Misterin e përballjes në vetë të tretë, misterin e përtej mjegullës së lagësht që than, lojën e daljes e të hyrjes pa titull, kërshërinë e përfitimit të përkohshëm, dredhjen si një cigare me duhan fshati...!
Shfrytëzimin shëmtisë të së bukurës dhe bukurinë e të shëmtuarës...!
Shëmtia fshehur në mjegull pa mëkat krijimi, lagur nga retë, ndriçuar në dritën e tejskajshme të Diellit që brenda dot si hyn, errësira e pritshme që rrinë si gjahtar në horizont e lutet...
Nuk më ngjan se ishte ashtu kur nisi jeta, ajo pjesë që dukej se po fillonte gjakun të lëvizte në rinisje të ëndërruar, nuk më ngjante me përkrenare luftëtari apo mburoja djajsh fshehur si këmbësore, nuk më dukej si dritë neoni apo inkandeshencë fallco që ndriçon sapo Dielli ikën përtej horizontit të kuqërremtë prej tij përskuqur në perëndim, jo, ngjante me agimin që zbon errësirën e jetuar në përskuqje, dritë si fijet e një llambe mijëra vatëshe, si një panel diellor me rele që rifillon të punojë me rreze natyrale, ngjante...!
Nuk më ngjan më...!?
Iku ndoshta me avullin e një mjegulle të pa fshehur mirë nga drita e përjetshme e jetës, që bën të avullojë herët a vonë çdo gjë të palidhur fort me rrënjë në tokë, çdo gjë që nga hapësira tenton të hyjë në tokësore dhe kërkon më kot të hyje në simbiozë me natyrën reale...
Iku apo akoma është!?
Nuk reziston asgjë irreale vërtetësisë së reales qoftë e bukur apo e shëmtuar...
Mjegullat artificiale të fshehura nën ombrella të bukura shumëngjyrëshe nuk janë re të qiellit të pa anë, Dielli i bën të avullojnë shpejt...

******
Udhëtari kapi trenin e hipi në vagon mallrash, mes pasagjerëve të tjerë kish frike se u ngjiste gripin që e kish mbërthyer prej kohësh e s'po kuronte...
Treni ekspres ndalonte pak, fare pak, treni ikte drejt të panjohurës me nxitim...!

©Ardi OMERI

Nessun commento:

Posta un commento

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...