sabato 26 ottobre 2019

TË HUMBUR...


Një rutinë e natyrshme,
Bota pa ne të dy
Shkretëtirë që jeton nën rërë,
Frikë prej Diellit, etur për shi…

Në se ndahemi ne të dy,
asgjë nuk ndodh, asgjë
Toka do të rrotullohet përsëri,
Do të humbasim në rutinë,
rrotulluar me të tjerë, Unë dhe Ti...
Me të tjerë, etjerë, për të tjerë...
Humbur në rrotullime...
...ndjerë e pa ndjerë...
 
Ardi OMERI

KUPA E JETËS



Ajo iku, apo…, gjithsesi la
vendin bosh,
dhe aty nuk ulet më dot askush.
Jetën, fatkeqësisht e bën vetëm dashuria,
Veç saj asgjë nuk e mbush.

Le të rri bosh zemra ime,
Se aty,
as për vehte s'gjej më vend.
Kështu është kur fal shpirtin,
se nuk mjafton të kesh kokë, duhen edhe mend...

Ndaj e lashë vendin tim,
Nuk kisha ç'bëja mes një zbrazëtie.
Dhe nuk e di, ndoshta ishte mallkim,
ç'virgjërimi i një stolie?!

Se nuk dashurohet çdo gjë e bukur,
Pasi shpirti nuk shijon dot me orë...
Një trëndafil, shijohet edhe pa e këputur,
Një flutur, adhurohet edhe pa e patur në dorë...

Në dhomën e ëndrrave,
kur mund,
hyj shpesh si kusar.
Disave ua kam pirë kupën me fund,
shumë të tjera, shpirtin ma kanë marrë.

Dhe kur mendoja se kish ardhur fundi,
e as në ëndërra s'kisha më vend,
Një ikonë e virgjër sirene më tundi,
një dlirësi që buzëqeshte, më la pa mend.

E ula në prehërin e zemrës time,
aty, aty ku shpesh qaja hallet me vehten.
I mësova si shijohet loti, si tridhen gëzimet,
I mësova dritën dhe hijet si treten...

I mësova si gëlltitet epshi,
kur drithëron Hëna e plotë.
"Se rroba nusërie, mund edhe të mos veshi",
por pa dashuri, jeta është e kotë

E fill më pas, ajo u ul në vendin bosh,
Në atë, që kish lënë tjetra para saj
Por në jetë, “sa të rrosh do të mësosh”,
se herë ikim e herë na lenë,
me apo pa faj.

Tani është bosh zemra ime,
aq sa dhe për vehte s'gjej vend aty.
E dija, e dija që kurrë s'ka qenë trime,
ndaj ish mësuar të rrinte vetë i dytë.

Për dreq e lashë vetëm edhe unë.
I ika, ika se s'di ta dua më shumë.
Por nuk i dihet kupës së jetës,
Ne asnjëherë nuk e pijmë atë me fund...

©Ardi OMERI

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...