venerdì 28 giugno 2019

S’NA PRANOJNË PA DASHURI



S’NA PRANOJNË PA DASHURI

E kam të vështirë natën,
E pagjumë ajo pa ty
Yjet me dritë hënën maten
dhe unë s’i shoh dot në sy

E kam të vështirë agimin,
vjen me dritë e m’gjen pa gjumë
I pa shpirt më bën zgjimin,
në at’ kohë që ëndërroj më shumë

E kam të vështirë ditën,
mes njerëzve kërkoj të të shoh
Lulet dhe vajzat më fusin frikën
por asnjera me ty s’ngjason

Vjen shpejt pa kuptuar mbrëmja,
dhe unë jam vetëm përsëri
Loti del nga vargjet dhe futet në ëndrra,
kënga ngashërehet nga malli për ty

E kam të vështirë natën,
Ëndrrat shpirtin ma torturojnë
Ditën me rrezet e diellit kapem,
dhe u lutem që tek ti të më çojnë

Por ku je, tashmë nuk e di
edhe në ëndrra je e humbur…
As ato s’na pranojnë pa dashuri,
Qoftë edhe dashuri e pamundur.

©Ardi OMERI

Nessun commento:

Posta un commento

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...