venerdì 26 settembre 2025

FLAKË E VJETËR



Kur të vij mbrëmja tjetër,
folmë, mos më mbaj mëri.
S'jetohet me inat të vjetër,
as me skelete në gji...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
një puthje me yjet më dërgo.
Kujto dashurinë e vjetër,
pasionin e përgjumur zgjo...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
mos fli e vetmuar si kallogre!
Merrmë, kam numrin e vjetër,
s’do të le të ndjehesh e ve’...

Kur të vij mbrëmja tjetër,
kërkomë në ëndrra.
Shpirti është si verë e vjetër,
nga malli, përvlohet brenda.

Kur të ndrijnë yje të rinj,
sapo të ngjizet Hëna tjetër.
Hidhmë një psherëtimë,
që t'kujtoj flakën e vjetër.

S'ka rëndësi sa larg jemi,
unë në Londër, e ti në Tiranë.
Kur t'njëjtën Hënë mbi kokë kemi,
një shpirtputhje larg na mban...

©Ardi Omeri

piktura
The Nightmare by Henry Fuseli


Nessun commento:

Posta un commento

NJË TANGO E HARRUAR

Mesnata në ëndërr më trokiti, si një cigane e ç’veshur, që kërcen në trotuar. As të zgjohem nuk priti, më dehu duke kënduar me kitarë! Një c...