Mallkimi i Shen Valentinit
Novele
Kapitulli
III
Shkrova
pa pushuar atë natë dhe në agim dola buzë detit për të marrë pak ajër.
U
ula në murin mbi leshterikë. Në murin që simbolikisht mban gadina(zinxhire),
spirancë anije duket se njeriu i ka vënë fre detit. I ka vënë kufi deri ku
duhet të hyjë. Kur u krijua bota deti kishte më shumë hapësirë, ndoshta sepse
është më madhështor se toka e jetuar nga njerëzit. Apo sepse është hyjnor?!
Dikur, kur ishim fëmijë, këtu vinim e loznim. Gjuanim njëri-tjetrin me
leshterikë si topa të vegjël. Atëherë kjo ishte pronë shtetërore, sot e kanë
privatizuar dhe kanë betonizuar gjithçka.
-Nuk
e di kush ia ka lënë në trashëgimi? por kam marrë vesh që s'kanë asnjë lidhje
me Durrësin. Kanë vetëm një avantazh; Janë "të fortë" politikisht. Sa
keq! Ky qytet kaq i bukur që i ka mbijetuar disa tërmeteve natyrore në shekuj,
nuk i mbijetoi dot tërmetit njerëzor.
Mora
një top leshteriku dhe e lëshova mbi valet e lehta që vinin drejt bregut pa
zhurmë. Edhe këto te bekuara kanë frikë të bëjnë xhiron e tyre natyrore...
Më
mbyt trishtimi sa herë vij në këtë shëtitore, ndaj tres vështrimin thellë në
horizont. Aty ku bashkohet qielli me detin nuk ka poshtërsira njerëzore, ndaj
dhe është mrekulli pamja që të jep paqe, të transmeton paqe. Diku në të
djathtë, në krahun veriperëndimor të Durrësit, thonë se është nën ujë
vendbanimi i Atlantidëve. Ndoshta këta "perfektë" zgjodhën një
vendbanim larg tokës së njerëzve, pikërisht sipas asaj që mendoja :
Aty
ku shkel njeriu prishet bukuria e natyrës dhe humbet paqja.
Ndoshta
për këtë edhe tradhton njeriu. Njerëzit janë të paqetë dhe kërkojnë paqen diku
tjetër. Arsyeja e gjithkujt është se paqenia prish tjetrin dhe asnjëherë nuk e
kërkojmë fajin tek vetja. Pastaj, pasi jemi velur me paqen e tjetrit largohemi
për të gjetur një oaz tjetër, më pas një tjetër deri në plakje, kur paqen e
gjejmë në një copë dhè që na hedhin mbi trup të pajetë.Vetëm të pajetë gjejmë
paqen që tërë jetën e prishim vetë nga egoja dhe lakmia.
U largova nga bregu i detit dhe lashë aty mendimet e mia
të paqta të loznin me leshterikë... Isha i lodhur dhe kisha nevojë të pushoja,
të flija. Nata e gjatë e pagjumë, gërmat mbi tastierë që lëviznin bashkë me
mendimet e mia, më kishin lodhur.
Rrëfimi i Ilirit, tërë këto ditë, më kishte vënë në
lëvizje trurin...
Shpesh edhe unë jam gjendur në dilema të tilla, por kam
mundur me shumë fat të dal nga vorbulla e dashurisë.
...
Zilja e telefonit më zgjoi.
Nuk di sa kisha fjetur, nuk dija as çfarë ore ishte.
-Po.
-Iliri.... Zëri matanë, që sinqerisht as e njoha dhe as e
pyeta kush ishte, më dha një lajm të keq. U vesha shpejt e shpejt, pasi u lava
sa për të freskuar fytyrën që të më dilte gjumi dhe dola nga shtëpia duke u
mbërthyer nëpër shkallë.Iliri ishte në spital, diçka e keqe kishte ndodhur.
"O Zot, ruaji njerëzit e ndjeshëm nga vetja e
tyre. Ata preken, ata kanë sedër, ata respektojnë dhe ua marrin për
dobësi."
Ecja më shpejt, gati me vrap dhe shpresoja...
Jashtë dhomës, korridori ishte mbushur plot me njerëz.
Në dhomë, njerëz gjithashtu dhe Iliri që rrinte i
shtrirë, i fashuar komplet. I dukej vetëm, goja, hunda dhe sytë, ndërsa mbi
kokë aparatura mjekësore që e mbanin në jetë!
-Ne nga kulla e vrojtimit të kapitenerisë pamë një
barkë peshkimi që po digjej dhe u nisëm direkt atje, por arritëm mbase vonë, më
duket shumë vonë...- po i shpjegonte
një kolegut të tij, policit të rendit, çfarë kishin bërë, një oficer me veshje
marine. Njerëzit përreth dëgjonin dhe askush nuk pipëtinte.
Sa shumë miq që kanë njerëzit e mirë, por që bëhen “të
gjallë” tepër vonë, asnjëherë kur duhet...
Unë isha aty, dy metra larg e dëgjoja gjithçka, herë pas
here ktheja kokën nga krevati i Ilirit dhe nuk dija ç’të mendoja. Herën e
fundit u takuam në një lokal tjetër. Tek “Mediterran” ishim shumë miq me
pronarin dhe ndjeheshim keq. Herë pas here ai na qeraste dhe ne ndjeheshim si
përfitues, ndaj u larguam. Shkuam tek “Arragosta”, edhe ai një hotel-restorant
i një miku, por aty rrinim jashtë dhe dukej sikur vala e detit që vinte në breg
i zgjonte kujtimet. Ai më fliste pa pushim, më tregonte, por edhe pse e pyeta
përse m’i thoshte mua, ai s’ma tha kurrë. Sot e kuptova përse-në. Ai dëshironte t’i tregonte të gjithëve që po
flijohej, sepse nuk jetonte dot dashurinë e tij, sepse ajo “Valë deti” s’mund
të ishte e tij dhe kështu zgjodhi rrugën e flijimit për të jetuar përjetësisht
me detin, të paktën kështu mendoja në atë moment! Herën e fundit Iliri më
tregoi për një takim ku ai dhe dashuria e tij ishin takuar pas të
ashtuquajturës zënkës së tyre të fundit.
Po e hedh këtu, ashtu siç ma tregoi ai, nuk jam në
gjendje ta shkruaj ndryshe, apo ta tregoj në vetën e tretë. Ai më ka imponuar
me këtë veprim ta shkruaj në vetën e parë.
Si ai mund të jem unë ,apo kushdo tjetër. Por s’di në do
mundja të ndieja aq sa ai?!
Nuk e di sa dashuri ka secili nga ne dhe sa mund të falë?
Nuk e di, sa ndryshon nga njeriu tek njeriu, por të
sakrifikohesh kështu, nuk e mendoja!
-Ajo kishte zënë vendin e Orkidesë në zemrën time.
- Kush është Orkidea?
-Do të ta them më pas, por më parë po të tregoj që unë
kam pasur një të dashur në gjithë jetën time, para kësaj vale deti që më
rrëmbeu dhe më futi në shpirtin e saj. Poet, kupton që ajo është shpirt njeriu?
-E kupton që ajo,
jo vetëm ka zemër, por ka shpirt dhe unë ia ndjeva?
- Si ia ndjeve? Si mundi kjo femër të të bëjë të harrosh
një tjetër dashuri që ti e quan të madhe?- e pyeta duke parë sytë e tij që
iknin sikur po udhëtonin në një ambient tjetër.
-Në lokalin ku ishim më parë, shkuam përsëri.Ajo ishte në
merak, sepse unë s’kisha ngrënë, më shihte të dobësuar dhe më tha që jam bërë
si kufomë. Ishim në një kafene e po sqaroheshim, por ajo e ndërpreu bisedën dhe
më tha:
- Të të kërkoj një nder? Tani do të shkojmë diku e ti do
më premtosh që do të hash, ok?
E si mund t’i thoja jo një ëngjëlli kështu, ajo po më
lutej për të mirën time, pra ajo kishte mirësi, sepse s’dua të ngatërroj
mirësinë me dashurinë. Kështu shkuam në një lokal dhe unë mora diçka për të
ngrënë dhe të dy nga një gotë verë të kuqe. Folëm shumë, ne kemi një dialog të
mrekullueshëm, flasim për tema në 360 gradë e nuk lodhemi asnjëherë.
Bile, hahaha,- e ndërpreu rrëfimin me një të
qeshur Iliri, - qesha sepse unë them “bile”, dhe ajo më korrigjon, me “madje”,
nejse...
Dalëngadalë unë iu afrova, e putha edhe ajo më puthi, u
tërhoqëm si pa kuptuar dhe filluam të ndjeheshim si në një përrallë, trupat
tona kërkonin afrimin, por e bënin mrekullisht nëpërmjet puthjes. Lëpija ato
buzëqershi si të lyera me nektar dhe ndieja gjuhën e saj të më futej në gojë. I
jepja timen dhe thitheshim, herë unë e herë ajo, lëshoheshim e tërhiqeshim.
Buzët tona nuk ndaheshin... Shpirtrat hynin e dilnin nëpërmjet gojës dhe ndjeva
dorën e saj pas kokës sime që më tërhiqte më fort drejt vetes.
Me njërën dorë i prekja gjoksin dhe tjetrën në shpatull e
tërhiqja pas vetes...
Një herë unë e herën tjetër ajo me dorën në kokën time.
Sa herë thithja unë shpirtin e saj, ndieja që ajo dridhej dhe unë përshpërisja:
”Jeta ime, zemër, shpirt, o këngë e bukur, o ëndërr perëndishë!” Nuk e di, por
recitoja pa fund dhe ndieja shpirtin të më dilte e të futej tek ajo nëpërmjet
gojës së saj. Ndjeva që edhe ajo përjetonte të njëjtën gjë!
Kështu vazhduam për më shumë se gjysmë ore gati si pa
marrë frymë dhe nuk shikonim asnjë rreth vetes! Ishim bërë njësh në atë puthje
dhe përreth asgjës’pipëtinte.
- Të të them diçka? Iliri po më merrte leje a thua se
deri atëherë nuk kishte folur, por kuptova që dëshironte të më tregonte diçka
të rëndësishme, ndaj i tunda kokën në shenjë pohimi. -Unë e ndjeva aq shumë, sa
nuk kam ndjerë as në penetrim ndonjë më parë dhe u prisha! Ai uli kokën si i
zënë në faj!
- Ëë... ç’ka këtu për t’u turpëruar, po kjo është
mrekulli miku im, aq e bukur sa asnjë s’e beson.
-Po ajo? - Unë e ndjeva që edhe ajo, por aty për aty s’e pyeta. Më vonë në telefon ajo
më tha që më kishte ndjerë njëlloj si unë, dhe ishte lagur...
Atë darkë ne e mbyllëm telefonin me: “Natën zemër, natën
shpirt, natën amore!”
- Vazhdo, po të ndjek,-
këmbëngula se nuk doja që kjo histori të mbaronte. Më kishte përpirë, po
dëgjoja gjëra të çuditshme, ndjenja të mrekullueshme, dashuri si në përralla
por pak të frenuara, mbase për vetë kushtet e mikes së tij të zemrës dhe unë si
njeri i jepja të drejtë. Ajo që më mërziste ishte sepse Zoti nuk duhet t’i
takojë njerëz me ndjenja të pastra kështu, ose në qoftëse ndodh siç ndodhi, nuk
duhet t’i ndajë më!
Në këtë moment që po mendoja ç’më kishte rrëfyer Iliri, ngrita kokën dhe
shikimi m’u ndal tek hyrja e dhomës reanimatore. Një grua me flokë të gjata mbi
supe, një symandarinë...
Atëherë...
U drejtova nga ajo dhe pa i thënë asgjë u fola njerëzve
që pengonin kalimin:
- Ju lutem, hapuni pak, sa të kalojë kjo zonja, është një
e afërme e Ilirit.
Njerëzit u hapën në çast dhe ajo u drejtua për nga
shtrati.bE shihja nga pas dhe kujtoja fjalët e tij: "Ajo kur ecën më ngjan
me një valë deti që po vjen duke vallëzuar drejt bregut!"
Ajo po ecte duke vallëzuar drejt shtratit të një njeriu
që ishte vetëflijuar, sepse nuk jetonte dot pa dashurinë e tij.
Qëndroi tek koka e tij dhe heshtja në dhomë u bë si një
varr plot me njerëz. U përkul mbi Ilirin dhe e puthi në buzë. Qëndroi ashtu
duke e puthur për disa minuta dhe ne
pamë trupin, deri në atë moment pa jetë, të lëvizte. Duart e tij tërë fasho
prekën duart e saj!
Ata po preknin me puthje shpirtrat e njëri-tjetrit! Ajo u
ngrit dhe të gjithë ne pamë një lot të rrokullisej nga sytë e saj të bukur.
Nuk foli asnjë, asgjë nuk dëgjohej, ne kishim ndaluar së
marri frymë.
-O shpirt, Iliri e kishte kuptuar nga puthja se kush
ishte ...
Në dhomë filluan të dëgjoheshin ngashërimat e njerëzve të
pranishëm, lotë që rridhnin pa pyetur. Ne po asistonim në një tragjedi, ku
fatkeqësisht një dashuri e ndjerë deri në shpirt, kishte dërguar drejt vdekjes
një burrë. I afruam një karrige “Valës së detit”, por ajo nuk pranoi të ulej,
rrinte në këmbë pa folur dhe shtrëngonte dorën e tij, ndërsa nga sytë
bishtmandarinë, loti nuk reshtte së rrjedhuri! Mes ngashërimave të njerëzve që
nuk kontrolloheshin më, se asnjë nuk dinte se kush ishte ajo zonjë e fisme, u
dëgjua një sinjal akustik; pip, pip, pip! Një vizë e drejtë, e pandërprerë u pa në
ekranin jeshil të aparaturës mbi kokën e Ilirit. Ajo u përkul dhe e puthi
përsëri.
Bluzat e bardha rendën drejt Ilirit, që ndërkohë po puthej
sërish me dashurinë e tij!
Dolëm të gjithë jashtë. Ajo nuk doli, i rrinte tek koka
Ilirit palëvizur. Nuk e di, ndoshta
ndiehej në faj! Dashuronte ?! E pashë atë grua të derdhte lot për një burrë, që
po flijohej, se e dashuronte më shumë se jetën e tij...
Ishte
ngjethëse; Të gjithë derdhnin lot.
Ngjante me një funeral pa të vdekur, por jo pa
kandidat... Edhe mua u mbushën
sytë me lot.
-
Ju zonjë, ju lutem dilni, na lini të merremi me të sëmurin, s’ka kohë, ju
lutem,- mjeku i rojës po i fliste gruas që i rrinte te koka të sëmurit, por
ajo edhe pas urdhërit të mjekut nuk
lëvizi,sikur nuk i kapte më sinjalet.
Në
reanimacion hynë me vrap infermieret me
aparatura mbi karrel dhe dera mbyll. Gruaja Valë deti doli jashtë dhome
në sekondat e fundit e zbehtë.
-
Dëshironi një kafe?- iu drejtova duke e parë në sytë e skuqur prej lotëve.
Ajo
më pa për një çast në sy dhe pasi më vështroi disa sekonda, tundi kokën në
shenjë pohimi. Mbase pa edhe ajo lot në sytë e mi, apo ndoshta ndjeu që edhe unë e doja Ilirin. U drejtova për
tek Bari i spitalit në katin e
parë dhe ajo më ndoqi pa folur. U ulëm
në një tavolinë dhe porositëm dy kafe. Nuk dija se si e pinte kafenë, por mendova se një kafe e
fortë do t’i bënte mirë.
Zhurmat e bisedave të njerëzve të tjerë nuk i dëgjonim. Ajo rrufiste kafenë pa folur
dhe unë bëja të njëjtën gjë. Nuk i bëra
asnjë pyetje dhe ajo nuk foli. Por ajo e
ndiente që Iliri më kishte treguar
dicka. Ajo sikur më kuptonte, por nuk
e dinte që ai, kurrë nuk e kishte përmendur emrin e saj... Në mënyrë
intuitive kisha shkuar drejt saj.
Papritur, ajo u çua në këmbë në shmangie të bisedës dhe
më tha “Faleminderit!” e mirësjellë dhe
u drejtua qetësisht, për tek
Reanimacioni, teksa unë mbeta në Bar i heshtur. Ktheva
kokën ta shihja tek ecte dhe pashë përkundjen e belit , vërtet siç thoshte
Iliri; si një valë deti...
U ngjita në koridorin e katit dytë dhe
njerëzit ishin po aty në pritje.
- Nëna e Ilirit
hyri brenda duke qarë e shoqeruar nga ajo gruaja, -më përshpëriti në vesh njëri nga
miqtë e Ilirit por dera e mbyllur nuk na lejonte të shihnim asgjë.
U tërhoqa në një qoshe të sallonit të pritjes së njerëzve
dhe ndeza abuzivisht një cigare, edhe pse
nuk lejohej, por unë e doja pak helm... Sa shumë pyetje kisha dëshirë
t’i bëja asaj gruaje, sa shumë, por një e doja dhe vendosa t’ia bëj, sapo të
dilte nga dhoma.
Ndërsa thithja cigaren si një i çmendur, gati pa e hequr
nga goja, një djalë i ri më afrohet.
- Më falni, kam diçka për t’ju dhënë dhe më zgjati një Cd.
- Unë s’di asgjë, - më tha ai duke më parë me sy të
trishtuar. Nuk e di as çfarë është kjo. Ma ka dhënë Iliri para dy ditësh në një
zarf, ku më shkruante që të ta jap ty sot. E ke të shkruar me datë dhe orë
brenda në zarf. Më fal që e hapa, por ai më tha ta hap që të lexoj emrin tënd.
Unë ju njoh dhe më vjen keq që u takuam në rrethana të tilla.
Atë djalë edhe unë e njihja, apo u kujtova ndërsa më
foli. Në takimin e fundit me Ilirin ata u përshëndetën teksa po ecnim në
shëtitoren Taulantia, por s’dija si quhej dhe kush ishte. E falënderova
dhe bëra këmbë nga dalja e spitalit. Pastaj vrapova duke
bërë pesë shkallë në zbritje njëherësh , pasi më duhej të gjeja urgjent një kompjuter
-Më fal, - iu drejtova kamarierit tek Bari i
spitalit, - ku mund të gjej një kompjuter?
-Këtu s’ka, por aty tek dalja e spitalit ke një pikë
interneti , -m’u përgjgigj ai .
Shkova me vrap për
atje ku më tregoi kamarieri dhe përballë m’u shfaq ajo zyrë modeste interneti. Cd-ja u
hap me padurimin tim në kulm
Poet,
o miku im !
Tani
që po lexon këto rreshta unë nuk jam më në jetë...Kështu e vendosa . Dhe të lutem si shok, si mik, mos më gjyko! Lutju edhe të
tjerëve të mos më gjykojnë.
Nuk dua të them asgjë më shumë nga
çfarë të kam treguar dhe kësaj që po të jap sot që të lexosh. Të
lutem, krijo diçka të bukur, realiste.
Asnjë lloj fantazie nuk dua. Le ta marrin vesh të gjithë se çfarë ndodhi, asnjë
e pavërtetë dhe e pajetuar. Edhe kur kam
pasur hamendësime, unë e kam shprehur qartë.
Pra, të lutem, dua diçka realiste!
Unë ...
Vazhdova të lexoj ngjarjet që Iliri m’i kishte shkruar
aty, të rreshtuara dita-ditës si të kisha mbajtur ditar. Lexoja me vëmendje dhe kureshtje
gjithçka, nën peshën amanetit të
njeriut që s’është më. Ilirin e kishte mbytur xhelozia. Por ajo që më ra në sy dhe e rilexova disa
herë, ishin dy-tri rrëfime që më bënë të reflektoj e të përsëris me vete:
-Përse ? Përse një
njeri duhet të jetë kaq cinik!?
(Ndaj gjithçka kam shkruar më sipër, e kam rrëfyer ashtu
siç ma ka rrëfyer miku im, për respekt dhe nder të tij.)
Pasi e lexova u ngrita
nxitimthi se doja të mos humbisja mundësinë për ta riparë atë grua që e kishte bërë të lumtur shokun
tim, por edhe e kishte çuar në
çmendurinë e . të humbjes së jetës.
Më duhej të lajmëroja edhe Orkidenë. Në Cd, Iliri më
kishte rrëfyer për dashurinë e madhe të jetës së tij dhe më kërkonte që ta
lajmëroja.
Kush
ishte Orkidea??
Nessun commento:
Posta un commento