Kapitulli
IV
Orkidea
Ai
ishte fare i ri kur i kishte kënduar kësaj dashurie, të kultivuar brenda
shpirtit të tij me shumë ndjenjë e pasion...
Orkidea ishte
një vajzë bjonde syzezë, që binte në sy me kilometra larg. Kisha një
jetë që e doja, një jetë që flija dhe zgjohesha me imazhin e saj në mendje, aq
sa çdo femër që ishte bjonde, e krahasoja me të, edhe nëse kishte sadopak
ngjashmëri.
Ne
ishim larguar një herë nga njëri-tjetri, por u ritakuam, falë ndihmës së Zotit,
atëhere kur unë isha në ankth dhe depresion për shpërberjen e familjes time.
Pra, u takuam kur ajo ishte martuar dhe unë i gjysmëndarë... Pas ditës së
ritakimit, ne nuk bëmë dashuri menjëherë. Flisnim çdo ditë në telefon dhe
dita-ditës ndjenja ime për të theu çdo parashikim. Fillova të shkoj në qytetin
ku rrinte ajo çdo ditë. E shoqëroja në punë, e prisja kur dilte në pushim të
drekës dhe e përcillja për në shtëpi në darkë, pastaj ikja të bëja punët e mia.
Të nesërmen rifilloja çdo gjë nga fillimi si më lart.
Isha bërë "burri në hije" i saj, sa edhe i shoqi filloi të dyshonte,
ndërsa fëmija gati e kishte pranuar këtë lidhje, por e kuptoja që më urrente.
Ai fëmijë i zgjuar, kur unë shkoja për vizitë në shtëpinë e saj, më shihte me
dhelpëri fëmije dhe më afrohej vetëm kur e ëma e drejtonte nga unë për ta
ndihmuar në detyrat e shtëpisë, për mësimet e saj.
- Po qe për shpjegime të kësaj natyre, fol me Ilirin, se
ai ka qenë nxënës i mirë. Unë kam qënë ngelëse, ndërsa yt atë, nuk e di si e ka
mbaruar shkollën e lartë, se nuk merr vesh fare!
Ajo m’i kishte mundësuar "vizitat" në shtëpinë
e saj, si një mik i rinisë dhe të gjithë më kishin pranuar. I shoqi shpesh më
ftonte për kafe jashtë dhe unë përfitoja. Ne dilnin të gjithë
"familjarisht" për darkë në restorante apo diskoteka për moshën tonë.
Dashuri me të unë bëja gjatë ditës, ku të ishte. Bënim
dashuri në makinë, në ashensor, në hotele apo në kodrat e Qytetit gjatë
pushimit të drekës. Isha gjithnjë e më shumë "i pangopur" për epshin
e saj, për psherëtimat dhe orgazmën që më pushtonin të gjithë qenien, aq sa
dëshiroja të rifilloja nga fillimi. Ajo më thoshte e çuditur:
-Ku e gjen gjithë këtë fuqi, mos vallë pi ndonjë gjë?
-Në dashuri zemër, në dashuri. Unë s'kam pirë kurrë dhe
as do të pi ndonjëherë gjë për të stimuluar prestacionin tim në seks, sepse kam
dashurinë si stimulin më të mirë që mund t’i jepet një njeriu. Kur e puthja, e
gjithë bota ndalonte mes buzëve të mia dhe të saj. Thithjet plot epsh që ajo më
jepte dukej se më merrnin frymën dhe sapo mbetesha pa oksigjen, ndieja
mushkëritë të më mbusheshin përsëri. Ajo ishte jeta ime, ajri im, oksigjeni i
zemrës sime. Pa të nuk jetoja dot! Por ne grindeshim pak, pak si shpesh.
Unë doja që ajo të ndahej e të martohej me mua, ndërsa
ajo justifikohej që s'mund ta linte fëmijën e saj pa baba.“Gjithçka bëj në
jetë, e bëj për fëmijën tim. Asgjë nuk më ndalon të sakrifikoj për të dhe kurrë
s'do të bëj diçka që ai të jetë i palumtur.” Kjo miku im, ishte arsyeja primare
e grindjeve tona, por dita-ditës hyri dhe xhelozia.
Grindjet më të mëdha, çuditërisht ne i bënim tek parku
“Valentino”. Është një park i bukur gjithë gjelbërim ku kalon lumi Po. Ka edhe
një kështjellë mesjetare brenda dhe të gjithë të dashuruarit bëjnë shëtitje aty
buzë lumit. Hanë dreka e darka në lokalet që janë mbi barka të ankoruara në
breg. Ne uleshim gjithnjë tek "Il pescatore" (Peshkatari). Ajo, si
një fëmijë i lumtur u hidhte për të ngrënë mjelmave, patave e rosave të egra që
afroheshin tek lokali ndërsa drekonim. Dashuria të lumturon shpirtin! Pastaj
dilnim shëtitje nëpër gjelbërimin e lulishteve të parkut dhe ndërsa flisnim,
fillonte grindja. Aq shumë jemi grindur aty, sa pyesja veten: “Si ka mundësi të
grindemi këtu që është dhe parku i të dashuruarve?! -Përse duhet të grinden dy
të dashuruar, kur kjo ndjenjë bashkon dy shpirtra në një?! -A mund të ketë
mosmarrëveshje në një shpirt të vetëm?!”
Shën Valentinin e dytë e bëmë bashkë, gjysmën e ditës,
sepse pjesën tjetër ajo e kaloi me të shoqin dhe fëmijën në familje. Prapë si
një mallkim miku im, si një mallkim!
Madje, më kujtohej që ajo në mëngjes shkoi në punë, në
drekë u takua me mua dhe pas dy a tri orësh u kthye në shtëpi. Mua më ishte
kthyer në një fiksim pronari i saj. Ai ishte një burrë plak, por jo aq plak sa
thoshte ajo. E shihja në distancë dhe më dukej diku tek gjashtëdhjetepesë vjeç,
ndërsa ajo më thoshte që ishte shtatëdhjetë e kusur. Orkidea ime shkonte çdo
ditë të hënë në shtëpinë e tij për punë! Kur e pyeta herën e parë se çfarë bën atje,
më tha që plotëson punët e dyqanit, ndërsa më vonë doli që bënte punët e
shtëpisë.
Ai ishte "bamirësi" i saj pasi i kishte bërë
kontratën e punës me të cilën ajo kishte mundur të tërhiqte familjen në Itali.
Dhe jo vetëm kaq. Ai e kishte punësuar dhe e ndihmonte të jetonte. Kjo më
shtynte të mendoja: "Po ajo çfarë i jep në këmbim, punën? Sa të tjera ka
në këtë qytet stërmadh që mund ta bëjnë edhe më mirë se ajo? Pse ky burrë plak
e jo plak, duhej të ishte kaq bamirës me këtë grua që s’e ka as farë dhe as
fis?!"
Kështu vendosa të zbuloj të vërtetën: Një ditë u hoqa se
nuk mund të shkoja në takim dhe me ndihmën e një miku në Shqipëri i dërgoj një sms
nga Tirana duke i thënë që jam atje dhe s'mund të vij dot në qytet. Kështu e
ruajta se çfarë do të bënte në mungesën time një ditë të hënë, kur si
zakonisht, shkoi tek shtëpia e padronit. Në orarin e lënies së punës prita
jashtë, por ajo nuk po dilte. Doli më pas. Me gjysmë ore a më shumë vonesë. I
dola përpara. Ajo u habit dhe vura re që u pre në fytyrë. Nuk e priste këtë
surprizë.
U përqafuam si zakonisht, pa rëndësi se ishim në mes të
rrugës dhe unë ndjeva flokët e saj të lagur.
-Ti je larë në shtëpinë e pronarit?!
-Po, - më tha ,- u lava se sot mora pluhurat dhe u bëra
pak pis.
Ajo ishte zverdhur. Ndjeu që unë dyshoja dhe dëshironte
të justifikohej, por asgjë
nuk mund të më qetësonte. Shpirti im ishte kthyer në një
vullkan që dëshironte të digjte çdo gjë. U largova prej saj duke mallkuar
dashurinë time.U takuam fshehurazi edhe një herë, një herë të vetme. Ajo më
tregoi historinë e njohjes së saj me pronarin plak. Një histori vajzash të
ardhura në Itali pa mbështetje dhe pa krahë. Ai e kishte gjetur në një situatë
të vështirë dhe e kishte ndihmuar. Ishte kështu faktor pozitiv në jetën e saj.
E dëgjova, e kuptova dhe u largova. Që atë ditë nuk e pashë më. Dashuria ime
xheloze nuk e fali dot dhe mallkimi i Shën Valentinit, doli fitimtar në
dashurinë më të madhe, që kisha pasur që nga fëmijëria ime... Ja, pse të thoja
që "Pika e lotit", "Vala e detit", zuri vendin e Orkidesë
në zemrën time. Unë kam dashuruar vetëm një herë para saj në jetë. Edhe atëherë
kam qenë i pafat ose i paaftë të ruaj dashurinë time... Ka qenë edhe Magda, për
të cilën të kam treguar një herë, por e kuptova që ajo nuk ishte dashuri, sepse
atë e harrova shpejt, shumë shpejt.
Dashuria
poet, nuk harrohet edhe kur largohesh prej saj. Dashuria e madhe rri si hije në
zemër, nxjerr kokën herë pas here dhe çdo raport të ri e krahason me të. Është
si etalon ndjenje. Jam pasionant dhe xheloz posesiv. Kjo më ka dëmtuar gjithnjë
edhe në raporte të thjeshta, flirte. Por unë pa dashuri nuk mund të rroj, sepse
dashuria është jetë miku im, është motivi i jetës...
Dhe
tashmë unë s'kam më asnjë motiv për të jetuar.
Në
spital
Aty
gjendeshin shumë njerëz, kuriozë apo të njohur, s’mund t’i përcaktoj dot, por
dallova miq të Ilirit dhe të mitë
dhe i përshëndeta me një
tundje koke.
Në
reanimacion ishte heshtje, ata pak njerëz që kishin mundur të rrinin brenda
qanin heshturazi. Pyeta me kokë një të njohur dhe pashë një shenjë mohimi,
sikur po më thoshte: "Mbaroi! "U afrova
derës dhe mora ta hap, por dikush e hapi nga brenda. Ishte nëna e Ilirit,
shoqëruar nga Ajo që po dilnin.
Të dyja me fytyrë të skuqur e sy të enjtur
ngashëreheshin. Infermierët dukeshin në atë hapje dere, që po
çinstalonin aparaturat nga shtrati i pacientit. -Pse, pse e bëri!?- pyeste me
kokën ulur duke qarë Nëna e tij. Ajo tundte kokën dhe sikur lutej përsëriste :-
Pse, pse e bëri ?
Në atë moment sytë e mi dhe të gruas u kryqëzuan. Ajo pa
në dorën time Cd-në dhe uli vështrimin. Po ne të dy, a e dinim vallë këtë
përse!? A janë të vërteta hamendësimet e Ilirit? Kjo grua në pamje ëngjëllore,
vërtetë ka lidhje të tjera jashtë martese?
- A thua të jetë e vërtetë, që për" hobi një femër
të kalojë nga një shtrat në një tjetër me burra të ndryshëm, vetëm pse ky apo
ai i duken “tip”!? E pashë që ajo filloi të ndjehej keq, filloi të nervozohej.
Lëvizte këmbët, pozicionin e ndenjes, duart sikur i ishin mbushur me djersë dhe
i fërkonte herë pas herë, ndërsa ngjitur me të, nëna që pëshpëriste diçka në
vajtimin e saj.
Iu afrova pyetës mjekut që doli nga salla e
reanimacionit.
-Ai mbaroi, mbaroi në duart e nënës së tij. Mund ta
merrni trupin sapo të mbarojmë procedurat, -u përgjigj ai procedurial.
-
Të faleminderit doktor, nderim punës tuaj! E di që s’mund të bënit më shumë.
-Fatkeqësisht
jo. Djegiet ishin të mëdha dhe zemra e tij ishte e dobët. Ai paska vuajtur edhe
nga zemra. Nuk po i bëjmë autopsi, sepse e kemi të qartë gjithçka. Vetëm një
pyetje kisha meqë njihemi: -A ka një përse në këtë akt?- u intersua seriozisht
doktori
-Nuk
e di doktor, -gënjeva duke kthyer kokën instinktivisht nga dy gratë që ishin
ulur në të djathtën time dhe përballë doktorit.
E
mora për krahu nënën dhe u nisëm për në shtëpi. Ndjeva hapat e asaj që na ndiqte. Ktheva një çast kokën dhe e pashë
në sy. Doja t’i bëja atë pyetjen që më torturonte shpirtin. Ajo ngriti kokën,
më pa dhe uli sytë përdhe, sikur dëshironte të më thoshte:
-"Jo të lutem, s’ka vlerë asnjë pyetje, asnjë
përgjigje!"
Po ecnim drejt shtëpisë pa Ilirin dhe pa e kthyer kokën pas . Ajo vala...
mbeti aty , në prapashpinën tonë, ndoshta
me pengun e saj...
Të nesërmen u krye
ceremoniali mortor i Ilirit, por unë s’e pashë atë grua mes turmës, ku
thua se ishte i gjithë qyteti, ku Iliri u rrit e u dashurua me jetën dhe detin.
Ajo e kishte mbyllur
një ditë më parë takimin me Ilirin në spital...
-Apo ndoshta
shumë kohë më parë, ashtu siç shkruante Iliri në Cd:
Një ditë para Shën Valentinit
“Në atë pasditë ne të dy iu dhamë njëri-tjetrit lirshëm,
pa menduar botën që na rrethonte, por, sapo u zgjuam dhe futëm mes botës, u
ndjemë në faj...
Një dashuri e ndaluar....
E mallkuar ndoshta...?!
Nessun commento:
Posta un commento