DJALLI I BARDHË
Erdhe si një nuse e virgjër,
pa zhurmë dhe vello të bardhë
Përqafove e dlirë djallin,
kur mëkati ende s'kish ardhë...
Ti u takove me të rrugës,
pa ditur që t’kish hyrë në shpirt
Vonë, shumë vonë do të kuptoje,
që djalli jeton edhe pa dritë
Unë erdha tek ty si një zot,
kur me djajtë kisha bërë pakt
Lodhur në rrugica plot lot,
dhe kur dashuria më rrinte larg
Unë erdha tek ti si një dhëndërr,
pa kostum dhe pa muzikë
Në shpirt kisha vetëm një ëndërr,
por vargjet i
recitoja me frikë
Nuk dija ç’ish dashuria,
edhe pse ngjaja mëkatar i lindur
Ti me mirësi më mësove,
të shquaj djallin edhe me drita fikur
Sepse Ti erdhe e bardhë,
virgjëreshë pa vello dhe pa muzikë
Vonë, shumë vonë do të kuptoja,
pse të kisha recituar me frikë
Nuk isha i denjë për ty (e dija edhe vetë),
por zoti ndonjëherë bën edhe mrekulli
Të realizon një ëndërr, kur nuk e pret,
Dhe, kur nuk e meriton, t’a merr përsëri
Por bëj kujdes e dashur,
Virgjëria yte tashmë ka mëkatin pervers
Unë u bëra djall I bardhë,
por gjithesesi mëkatari-mëkatar vdes
©Ardi OMERI
Nessun commento:
Posta un commento