domenica 4 maggio 2025

TË BEKUARAT JARANE

 


TË BEKUARAT JARANE

 

Mbi rënkime, epsh' e jargë,

jetova mëkatin mbrëmë...

Këndova dhe shkova larg,

derisa më drobiti ajo këngë...

 

Nën përkëdhelje fjeta,

e si ninullë, e njejta këngë!

S'ish ëndërr, ndaj veten preka,

në isha un' a tjetër mbrëmë...

 

Përsëri një tango me cigane,

i kërcej me shpirt k'to melodi!

Por s'kuptova:- Të bekuarat jarane,

kanë gjak të kuq a të zi...?

 

Kërceva në epshe e rënkime,

me një cigane përsëri.

E kotë të fshihem në përbetime, 

por, o Zot, mbama shpirtin e ri...

 

Në mos m'falsh tjetër,

të paktën dyzet ditë mbarësi!

 

©Ardi Omeri

Nessun commento:

Posta un commento

NË DJALL ORKIDETË PA ZEMËR

  Në djall dashuria ime për ty, Kujtimet, që shpirtin ta kallin... Në djall bashkë me ne të dy,  Ëndrrat që përlotin edhe mallin! ...