giovedì 19 gennaio 2012
PA COPYRIGHT!
PA COPYRIGHT!
(dedikuar lirisë e jo vjedhjes)
Tani s’të ndaloj më,
të dedikosh me vargjet e mia!
Nuk kam më asnjë të përveçme,
mund ti marrësh edhe ti,
që më ke parë tërë kohën me inat!
Ti vesh mbi kokë e të mburresh që i ke krijuar,
duke menduar të dashurën në tëndin shtrat!
Ç’ke, të dhemb koka?
Pi një aspirinë apo analginë!
Të dhemb zemra?
Ve poshtë gjuhës një trini trinë !
Të dhëmb stomaku?
merr një malox e do të kalojë...
Të dhëmb gjoksi?
merr frymë me spray, të lehtëson!
Të dhemb syri?
Kërreje thoshte Adhamulli i Çajupit,
ke syrin tjetër, bëje që ai të paktën të shpëtojë!
-Atëherë ti qenke doktor!?
-Jo, jam i sëmurë,
të gjitha ç’të këshillova i kam prekur me dorë!
-Atëherë ti qenke i mbaruar!
-Mbase, mendimi yt,
Por unë pa viagra e Copyright-e deri më sot kam jetuar...
Prandaj s'dua asnjë me Copyright!
Çfarë kam krijuar e deri atë ditë do të krijoj,
mjaft që të di se do të lexohet,
le ta marrë dhe ta shpërndajë kush të dojë!
Gërmat janë shumë dhe lindin të lira
është e kotë ti mbështjellësh me të trashë gunë...
Kanë nevojë vetëm për ajër të pastër,
ndaj lërini pa Copyright, siç po i le unë!
Ardi OMERI
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...
-
Kur kërkova të mbledh lotët, që të krijoja një poezi! Gjeta aq shumë në rrugët e botës, sa më doli një roman i gjatë, i zi... Disa lo...
-
Ç’RËNDËSI KA ORA? Ç’rëndësi ka ora, kur akrepat kanë ndaluar? Orët e natës njeriu nuk i ndjen Janë orë dashurie, për ata që rrinë zgj...
-
Qielli i nxirë si një mace e zezë, Retë bardhë e zi shkojnë drejt të errëtës...! Diku larg në kohë një shkreptime e vonuar... Dielli fshihet...
Nessun commento:
Posta un commento