martedì 27 giugno 2023




Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se:
- Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u pëlqejnë lavdet e tyre.
- Të gjithë i dënojnë hipokritët, të gjithë bëjnë aleanca me to.
- Disa burra për nga "shtylla kurrizore" ja kalojnë femrave të përdala.
- Të gjithë të varfërit përdorin shprehjen "Paraja nuk të bën të lumtur!"
- Stresi është shkatar i të gjiha sëmundjeve por njeriu edhe kur s'ka e shkakton vetë stresin.
-Të gjithë i lutemi Zotit kur jemi në hall, dhe asnjëherë nuk e falenderojmë kur jemi mirë!
- Besnikëria dhe pabesia kanë dy anë medalje; kurrë mos gjyko pa i lexuar të dyja versionet.
- Kur bën mik një mosmirënjohës ke shtuar vetëm një kurioz e thashethemexhi më shumë në jetën tënde.
- Dashuria njerëzore është ndjenjë instiktive, mirësi e pa kushtëzuar. Kur dashruisë "i vihet taksë" humbet njerëzilleku...
-Gratis kujdeset vetëm nëna, gruaja është gjak i huaj, edhe pse mashkulli jeton më shumë me gruan se me nënën.
- Duaje dhe respektoje mikun në ditë të mira që ta kesh në krah për ditë të këqia.




©Ardi OMERI


 

lunedì 26 giugno 2023

UNE E DUA DURRESIN


Kur linda, unë s’dija ҫfarë ishte Durrësi, madje as pse kishte kala dhe as pse vetëm disa metra më poshtë kishte det.
Kur linda, aty buzë kalasë ndërtuar shekuj më parë, unë s’dija kush ishte Durrësi dhe përse ishte ajo Torrë ngjitur me murin e kalasë. Madje s’dija as që quhej Torrë dhe kur ishte ndërtuar ajo. Ne loznim herë mbi mure e herë nën to në lulishtet e shumta.
Kur linda, unë s’dija ҫfarë ishte porti dhe për mua ishte e natyrshme që pasi kishim ndenjur familjarisht me të tjerë atje buzë detit, mbi leshterikët e Vollgës, të hynin brënda në porto tek anija ku punonte im atë me të tjerë. Na mbanin përdore nëna dhe më të mëdhenjtë që të mos na shtypnin trenat e shumtë, që kalonin njeri pas tjetrit, dhe makinat si miza lisi që ngarkoheshin në magazina dhe shkarkoheshin në sheshet e kalatave. Atëherë, fëmijë, unë mësova edhe numrat e kalatave, njëshi, dyshi, treshi, katra... Aty ku do akostohej anija.
-Ҫfarë do të thotë akostim?
Nëna tundte kokën sepse nuk e dinte e më pas im atë që ma shpjegonte pasi na kishte marrë në krahë i përmalluar.
Shihja fëmijët e tjerë të shokëve të babait tim dhe mendoja se të gjithë fëmijët e botës ishin ashtu.
Kur linda unë, s’dija ҫfarë ishte Amfiteatri, që ishte pak metra nga shtëpia ku linda dhe pse ishte aty. S’dija pse ishte ndërtuar, nga kush dhe kur, madje s’dija as sa vjeҫ ishte qyteti im dhe kurrë nuk pyetëm a ka moshë ky qytet që quhet Durrës?
Më pas ra tërmeti(1974) dhe unë pashë shtëpinë e komshinjve të mi të shembej. Pashë tim atë e të tjerë që vrapuan të ndihmonin ata që mbetën nën rënoja. Unë nuk e dija ҫfarë është tërmeti dhe pse kalaja madhështore mijëra vjeҫare u drodh. Nuk dija as që ajo kish qenë më e madhe dhe një tjetër tërmet, shumë vite më parë, e kish coptuar, i kish hequr “kokën”…
Më pas shkova në shkollë, nuk di pikërisht kur ra tërmeti apo më pas, fillova të lexoj pse Durrësi kishte det dhe Tirana jo. Aty mësova pse Durrësi kishte port dhe Tirana jo. Aty mësova edhe pse në Durrës bëheshin anije, pse në Durrës vinin mijëra tonelata me mineral dhe ku shkonin. Mësova edhe ku nxirrej ai mineral dhe sa vlerë kishte. Fillova të kem respekt për ata njerëz që i hynin tokës thellë e i merrnin ato gurë të ҫmuar që na jepnin ne mundësinë të kishin fabrika e uzina, të kishim anije dhe vinxha.
Mësova edhe që në amfiteatër bëheshin ndeshje me gladiatorë dhe njeri prej tyre, më i famshmi, quhej Bato! (Shumë vonë do kuptoja që na kishin gënjyer edhe për emrin e gladiatorit).
Mësova e ҫ’nuk mësova, herë në libra të shkollës e herë vjedhurazi në libra që i merrnim e jepnim hua mes njëri-tjetrit por historinë e qytetit tim kurrë nuk e mësova të plotë. Nuk di, mësuesit e mi e dinin apo edhe ata ishin si ne, thjeshtë jetonin në qytetin me emrin Durrës dhe nuk dinin sa vjeҫ ishte?
Një ditë, kur tashmë isha rritur dhe nuk isha aspak fëmijë, kur mes turistësh të huaj më futi një mik që të përktheja në gjuhën e tyre, unë u hutova. U riktheva fëmijë. Po mësoja historinë e qytetit tim që në libra edhe sot nuk është. Atje ku shtypeshin librat e shkollës, ndoshta nuk kishte asnjë profesor historie që t’ia diktonte në mënyrë që e gjithë bota të mësonte sa vjeҫ ishte Durrësi. Të mësonte që dikur ishte aq madhështor sa të famshmit e quanin “Amirabilis urbs” (qytet i mrekullueshëm).
Sot e shoh ndryshe. Sot di më shumë për të, edhe pse s’di aq sa duhet të di. Dikush na e ka fshehur me pahir kulturën për këtë qytet që i mbijetoi tërmeteve, pushtimeve të shumta dhe pushtuesve që e therën por gjakun nuk ja ndruan dot.
Sot unë jam krenar që jam durrsak dhe kam lindur buzë kalasë dhe buzë detit. Që kam jetuar në port dhe me portin më të madh të Shqiptarëve, edhe pse sot s’më lenë të hyj. Që kam lindur nga një baba marinar dhe kam qenë edhe vetë marinar, por që sot marinarët janë si zogjtë e korbit dhe jetimë...
Unë kurrë s’kisha parë figurat e mbretërve të qytetit tim, madje as emrat e tyre nuk i dija. Bota i mban në sheshet kryesore, ndërsa ne, në qendër mbajmë kisha e xhamia dhe palma arabe. Unë kurrë më parë s’kisha mësuar sa i rëndësishëm ishte ky qytet ku linda dhe u rrita. Ky qytet prej nga ika në shkollë e u riktheva, prej nga ika në emigracion e përsëri u riktheva. Prej nga dua të iki, se kam mbetur emigrant në qytetin tim, i pa frymë si një asmatik, buzë detit me erë e jod por i mbyllur nga ndërtimet e panumërta e të pa logjikta. I etur për ujë si në një shkretëtirë dhe me ujë që derdhet rrugëve që mbyten nga i pari shi. Mes antikitetit të varrosur e betonuar, mes mbretërve romake dhe ilirë, mes gladiatorëve ilirë e orientalë që ndesheshin për të fituar lavdinë e Durrësit dhe të perandorisë. Jetim dhe pa bukë në qytetin që është porti kryesor në vend, prej nga ku merr frymë ҫdo hyrje dalje për në lindje, veri-jug e perëndim. Port që dikur punësonte 5 mijë puntorë, por që sot për durrsakët është bërë tabu. Sot është vendi i qokave të partive dhe miqve të udhëheqësve. Jetim në qytetin ku linda dhe s’di më në është i imi apo i njerëzve që vijnë më urdhëra partie ta mjelin e ta vjelin si një lopë që prej shekujsh vetëm jep e nuk shteron. Dua të iki, të syrgjynosem si një skllav në vend të huaj por shpirti s’më lejon.
Kujt t’ia le Durrësin? Kujt t’ia lemë Durrësin?
Brezat si do të mësojnë të kaluarën e largët dhe këtë të afërme që po heqim ne, nëse ikim të gjithë?
Jo, duhet të rrimë këtu e të zbojmë ata që s’janë si ne. Ata që shpërdoruan mikëpritjen tonë dhe kërkojnë të bëhen zot në Durrësin tonë. Ata që s’duan të njëjtën gjë që duam ne. Ata që erdhën këtu, u bënë padronë dhe tani duan të na zbojnë.
Ky qytet është i yni dhe ne e kemi për detyrë ta duam dhe ta mbrojmë.
Ardi Omeri

Tutte le reaz

SA JEMI DASHT!



Sa m'ke puth,
ta hangsha buzën;
e kam n'buzë epshin tënd!

Sa m'ke dasht,
ta hangsha shpirtin;
e kam në shpirt dashninë tënde!

Sa t'kam dasht,
nji zot e di,
e veç Ai mund me ta tregu.

Veç nji gja s'kuptova:
Kur jemi dasht kaq shumë,
pse u ndamë, si dy t'mjerum?!

Londer 2023

PULËBARDHA E BREGUT TË LUMIT...

 


 



Hiqi sytë prej meje o pulëbardhë,
Ik, gëzo larg nga ky ambient i ngrirë!
Lërmë ta ngrys në mjaullima sorrash,
Në këtë vend ku edhe Dielli lind i nxirë...

Ik nga unë moj bukuroshe,
përqark ke djelmosha plot.
Lermë të ulem në një qoshe,
të gëlltis lotët që s'derdha dot.

S'qava dot të më shihje sa vuaj,
kur më puthje me zjarr dashurie.
Sepse e dija,
një ditë do të bëheshe e huaj,
zjarri yt ish flakë fëmije...

Ti dashurove poetin,
që këndonte poezi me rimë të vjetër...
Por, edhe pulëbardhat e lenë detin,
kur gjejnë nje këngëtar tjetër.

Ndaj ik, largohu nga unë,
i përkas shekullit të shkuar.
Futi një sy gjumë,
dhe gjithcka do të të duket e ëndërruar...

Pastaj zgjohu dhe bëj dashuri,
të tërbosh djemtë me tënden erë...
Në mësoftë djalli ç'di të bësh ti,
s'do të gjente paqe edhe në ferr!

Unë dot s'të harroj,
sepse ishe dashuria e fundit.
Por, kurrë më s'do ti këndoj,
Pulëbardhave në breg të lumit...

Ti do të mbetesh në histori,
me emrin "pulëbardha e bregut të lumit".
Ajo, që me poetin bëri aq shumë dashuri,
saqë Ai, edhe shijen e detit humbi...


Tiranë Janar 2020


giovedì 29 settembre 2022



WHEN YOU LOSE YOUR SMILE




If you lose your smile,

when swallows seek a nest,

Don't blame the birds chirping,

why you can't sing like them!




When the sun has lost you,

and can't even laugh out loud,

Don't blame the beautiful spring,

why flowers freely bloom




Cannot become a Bee from a Hornet,

because honey is created from nectar.

So don't sit on the flower in vain,

no smell of bad grass...




In your tears can find taste,

but only if you cried with soul.

In this damn world, are many shadows,

but the Sun comes out even behind the gray cloud...




Ardi Omeri



Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...