lunedì 26 giugno 2023

PULËBARDHA E BREGUT TË LUMIT...

 


 



Hiqi sytë prej meje o pulëbardhë,
Ik, gëzo larg nga ky ambient i ngrirë!
Lërmë ta ngrys në mjaullima sorrash,
Në këtë vend ku edhe Dielli lind i nxirë...

Ik nga unë moj bukuroshe,
përqark ke djelmosha plot.
Lermë të ulem në një qoshe,
të gëlltis lotët që s'derdha dot.

S'qava dot të më shihje sa vuaj,
kur më puthje me zjarr dashurie.
Sepse e dija,
një ditë do të bëheshe e huaj,
zjarri yt ish flakë fëmije...

Ti dashurove poetin,
që këndonte poezi me rimë të vjetër...
Por, edhe pulëbardhat e lenë detin,
kur gjejnë nje këngëtar tjetër.

Ndaj ik, largohu nga unë,
i përkas shekullit të shkuar.
Futi një sy gjumë,
dhe gjithcka do të të duket e ëndërruar...

Pastaj zgjohu dhe bëj dashuri,
të tërbosh djemtë me tënden erë...
Në mësoftë djalli ç'di të bësh ti,
s'do të gjente paqe edhe në ferr!

Unë dot s'të harroj,
sepse ishe dashuria e fundit.
Por, kurrë më s'do ti këndoj,
Pulëbardhave në breg të lumit...

Ti do të mbetesh në histori,
me emrin "pulëbardha e bregut të lumit".
Ajo, që me poetin bëri aq shumë dashuri,
saqë Ai, edhe shijen e detit humbi...


Tiranë Janar 2020


Nessun commento:

Posta un commento

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...