giovedì 17 marzo 2022

DY DASHURI NJËLLOJ

 
DY DASHURI NJËLLOJ
 
Jo çdo gjë mund të zëvëndësohet,
dhe as “gozhda të dalë me gozhdë”.
Zemra nuk do të ishte zemër,
por veç një copë muskuli bosh...
 
Jo çdo gjë është njëlloj,
dhe një dashuri nuk i ngjan tjetrës.
Nuk është e njejtë asnjë dorë,
as e reja s’është motra e së vjetrës.
 
E djeshmja ka vendin e saj,
një kujtim që s’mund të mohohet.
E nesërmja, “një ambasador i pa faj”,
nga kredencialet e të sotmes pranohet.
 
Prandaj ndërto të nesërmen sot,
ajo vjen, edhe në se ti të djeshmen qan!
Pas saj vijnë të tjera, (që s’i ndal dot),
secila më e re, (që me të djeshmen s'ngjan)
 
Mund të jenë edhe simotra,
por ndodh rrallë, shumë rrallë...
Prandaj njerëzit jetojnë çdo ditë,
prandaj e djeshmja quhet mall...
 
Nuk mund të kesh dy ditë njëlloj,
as me porosi të zotit n'daç.
Rastësitë ndodhin në këtë botë,
por ato janë fat, ndonjëherë fat…
 
Ndaj asnjë dashuri s’i ngjan tjetrës,
asnjë nuk është fotokopie e së vjetrës.
Asnjë njeri nuk është njëlloj me një tjetër,
madje as i riu kur bëhet i vjetër.



 

Nessun commento:

Posta un commento

Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...