giovedì 3 novembre 2022
giovedì 29 settembre 2022
WHEN YOU LOSE YOUR SMILE
If you lose your smile,
when swallows seek a nest,
Don't blame the birds chirping,
why you can't sing like them!
When the sun has lost you,
and can't even laugh out loud,
Don't blame the beautiful spring,
why flowers freely bloom
Cannot become a Bee from a Hornet,
because honey is created from nectar.
So don't sit on the flower in vain,
no smell of bad grass...
In your tears can find taste,
but only if you cried with soul.
In this damn world, are many shadows,
but the Sun comes out even behind the gray cloud...
Ardi Omeri
mercoledì 28 settembre 2022
venerdì 22 luglio 2022
DRITHËRIMA SHPIRTRASH
Më pushto, mos hezito,
Më puth me buzët që të dridhen
Me shpirtin grusht mbledhur,
Me frikën e pasionit të pavdekur...
Të puth, të ndjek gjuhën,
që loz në gojën epsh shthurur,
me shpirtin që dridhet i etur pa mëshirë!
Të puth humbur mes fjalësh,
djegur, përvëluar nën petkun e purpurtë,
të mëkatit tonë të dlirë!
Heshtja dëgjohet papritur,
Jam Unë, je Ti, jemi Ne të dy.
Të puth buzët, gushën,
Të marr peng aromë ndjenjë lëshuar,
Të marramendem mbi gjoksin tënd epshuar...
Të puth nën kërthizë,
ku Dielli ndaluar ka të fusë dritën,
Me buzë të të prek e nduk,
Ëmbëlsinë e lagësht përzier me frikën!
E dua o Perëndi, dua ta ndjej...
Më prek, mos më lër vetëm,
në këtë mrekulli që sonte kemi ndër duar...
Shpirtin që të dridhet, qetësoje me timin,
në këtë marrëzi njerëzore të bekuar!
Vizatim engjëjsh në dritë errësirë që gëzojnë, vuajnë!
Lojë e etur në tela pasioni, djegur nga malli...
Drithërima shpirtrash shkriftuar mes përkëdheljesh,
Flakë e heshtur që digjet me të pashuar dëshirë Djalli!
venerdì 8 luglio 2022
VARGJET E MEKATIT
VARGJET E MËKATIT!
Kur isha i ri,
luleshtrydhet i haja edhe të pa bëra,
lëng lëshonin me buzë kur i ndukja...
Të pjekurat, të pjekurat më linin njolla,
të njomat këndonin, në gojë kur i fusja...
Më pëlqenin frutat,
ishin si një terapi!
Por jo ato të butat,
të freskëtat që çelin në çdo stinë...
Kështu fillova të krijohem,
ose kështu më ngjante mua!
U mësova të jetoj me fruta të freskëta,
të fle e të zgjohem kur të dua...
Recitoja mbi pjeshkë të hajthshme,
dhe me epsh këndoja si një pirat.
Aty
lija peng shpirtin tim,
edhe kur shpirtin fusja në mëkat...
Por iken ato vite,
ikën bashkë me rininë time.
Tani, edhe pse s'jam zbardhur,
qëndis, si një kallogre, cohën me kujtime.
Herë pas here lexoj në shtrat,
dhe s'di as kujt i përkasin vargjet!
Ndonjëherë më duket sikur më kanë inat,
apo sikur po dënojnë mëkatet!
Kam bërë mëkate!?
Pse e vinit në dyshim?!
Por jam i mirë, i kam rrëfyer në vargje,
gjeni aty çdo gjë të shpirtit tim.
Jua thashë sonte,,
meqë nata sjell këshilla,
Apo që e nesërmja të mos më gjej zbuluar.
Por kur të lexoni ndonjë varg timin,
kuptojeni, gjithsesi;
një histori dashurie keni lexuar.
Mos kërkoni emra,
ndoshta ju vetë jeni një ndër to.
Poezia është e bukur,
dhe më e bukur, kur dikush ta dedikon.
Në
se jeni fruti që më ka velur,
kujtoni recitimet e mia mbi ëmbëlsinë tuaj...
Lëshonit nektar e më thërrisnit "i çmendur",
Pastaj, më merrnit shpirtin,
dhe në vetmi më linit të vuaj...
Tani dergjem si Gjergj Elez Alia,
sëmurur nga nektari i mëkateve të mia!
Ndërsa ju; Ju jeni përjetësuar,
në çdo varg të poezive që ju kam kënduar...
Mbajini
kujtim, janë të vyera,
Me dashuri jua kam dedikuar!
Londer 17.09.2021 03.56
giovedì 7 luglio 2022
NUK KAM FRIKE NGA VDEKJA
NUK KAM FRIKE NGA VDEKJA
S'kam patur kurrë frikë nga vdekja,
prandaj dhe kam vdekur disa herë!
M'ka thirrur shpesh e errta,
pastaj më ka lënë rrugës,
si një besëprerë...
S'kam patur kurrë frikë nga vdekja,
dhe pse ndjehem keq,
kur më ikën një dashuri!
Më ka tërhequr gjithmonë e keqja,
por kurrë s'më ka futur në gji...
S'kam patur kurrë frikë nga vdekja,
por vetëm nga heshtja!
Ajo e mallkuar më tremb!
Besën e kam lidhur me fjalën,
dhe asgjë-ja më dhemb...
edhe pse thonë që ajo flet shumë!
Me duket njëlloj si vdekja,
por e mbrojnë pikërisht ata,
ata që flasin më shumë!
me fjalën e përçudnuar në asht..
Ata që s'lidhen në besë as me frikën,
dhe as me bukë e mjaltë.
dhe vdekjen e përdorin për frikë.
Ata që i tërheq hjekja,
dhe hjeksit i çojnë në ferr,
pa pajë e prikë...
sidomos kur cilësohet "e artë"!
Për mua është më e keqe se vdekja,
është një qivur pa kapak...
më ka tmerruar heshtja!
fjala e tyre e ngrohtë.
Më mungon zënka e çastit,
dhe puthja pas të nxehtit lot...
shtrëngimi në krahëror...
Puthja me sy,
dhe prekja me dorë...
dhe vdekja s'e di çdo të thotë,
të dënohesh me heshtje!
Ajo s'e di si mbytet njeriu në lot,
si psherëtin dhimbshëm shpirti me vehte...
dhe errësira saj s'më ka mundur dot.
Ndoshta vërtetë nuk e besoni,
por unë kam vdekur disa herë,
dhe asnjëherë s'e kam takuar të plotë.
ajo më ka mbytur në lot.
Ajo m'ka marrë jetën
dhe s'e kam mundur dot.
venerdì 18 marzo 2022
TRADHËTIA E FUNDIT
Kap II
TRADHËTIA E FUNDIT
Mikja ime quhej Eli.
Jetonte në Tiranë bashkë me familjen prej shumë vitesh por me origjinë ishte
nga jugu, nga një qytet i vogël mes malesh. Ishte një vajzë e thjeshtë me pak
pretendime. Nga ato vajza që jeton sipas mundësive pa pretenduar shumë. Me një
fjalë “i shtrinte këmbët sa kish jorganin”. Ishte rritur me edukatë dhe me ato
lloj normash shoqërore që sot nuk ekzistojnë. Ajo fliste pak dhe jetonte me
pak…
Mëpas do kuptoja që jo se nuk donte të kish më shumë, por ishte dorëshpuar me shoqëri dhe më pas kursente që të mos rrinte kurrë pa lekë. Në shoqërinë e saj ishte kavaliere. Më vonë do kuptoja që ajo ish gatuar kështu. Ndoshta i ati e kish mësuar të ishte “burrë” në shoqëri dhe e ëma, si të ishte e sjellshme. Familja i paguante shkollën dhe i jepte aq para sa duheshin për një jetë normale. Nuk ishte e varfër por as e pasur. Çuditërisht ajo nuk pretendonte të më merrte lekë, siç kishin bërë të tjera para saj, madje hera-herës nuk më linte as të paguaja tavolinën dhe kjo bëhej sebep për ti dhënë mësimet e para.
"Femra nuk duhet të nxitohet të paguaje tavolinën në lokale pasi e bën mashkullin të krijojë imazh të keq tek kamerierët dhe tek ata që mund ta shikojnë skenën rastësisht".
Ajo
ishte e pamësuar me këto ambiente. Maksimumi që kish dalë ishte me shoqërinë e
shkollës së mesme dhe kuptohej që ata ndanin shpenzimet. Të paktën këtë
përshtypje më la në atë fillim, por edhe më pas unë nuk ndryshova ide në këtë
drejtim. Ajo ishte e thjeshtë dhe këtu ishte edhe bukuria e saj, thjeshtësia.
Nuk ishte nga ato që
shitej për të patur lekë.
Në fytyrë e brishtë,
e njomë, jo fort e imët. Sytë e bukur të bajamte i shkëlqenin kur qeshte dhe
ajo qeshte shumë, madje qeshte mëshumë me sy se me buzë. Nuk përdorte tualet,
siç bënin shoqet e saj me ngjyra e make up, shumë pak tek sytë e fare pak
buzëkuq. Flokët e bukura me onde i lante me shampo të thjeshta dhe thante
natyral me peshqir. Nuk përdorte bojëra dhe as parfume të shtrenjta. Të parin
parfum të mirë, me sa më tha, ja dhashë unë disa ditë pasi u takuam për herë të
parë.
Ne vazhdonim të
flisnim në telefon çdo ditë, shumë herë në ditë. Kur unë nuk e merrja ajo mërzitej
por nuk më bezdiste. Kur koha që nuk flisnim kalonte disa orë ajo më dërgonte
sms. Pastaj flisnim disa orë deri sa edhe ofertat na mbaronin të dyve dhe unë
bëja ofertën time dhe të saj. Kur i mbushja telefonin, plaste sherri. Ajo nuk
donte që unë ti jepja gjë, por unë e argumentoja dhe në fund përsëri
paqe.
Ne shkolle shkonte
vetëm ose një cope rruge e bënte me vajzën e xhaxhait, qe e kish si motër dhe
një shoqe te vajzës se xhaxhait. Këto te dyja rrinin me qera tek një dhome qe i
ati i Elit i kish lëshuar dy vajzave qe bënin te njëjtën shkolle. Me sa me tha
Eli ato ishin njohur ne shkolle dhe kishin lidhur shoqëri aty edhe familjarisht
dhe ndanin dhomën bashke. Ne kohen qe ishte me ato te dyja ajo nuk fliste dot
ne telefon, por ishte aq e kujdesshme sa te me lajmëronte me sms dhe kështu as
unë nuk i telefonoja. Edhe pse isha i kujdesshëm dhe nuk i telefonoja kurrë ne
orare “te rrezikshme”.
Javën e parë pas
hotelit dhe takimit tonë të parë intim e kaluam kështu, me takime virtuale e me
nja dy kafetë pira shpejt e shpejt nëpër ambiente larg shoqërisë së saj,
sidomos vajzës se xhaxhait qe ishte si një nepërkë. Ajo quhej Anila, por e
thërrisnin Nila dhe ishte disa vite me e madhe. Pasi mësova emrin e pashe ne
facebook dhe instagram profilin e saj. Me mjaftuan pak sekonda te kuptoja qe
ajo nuk ishte si Eli. Kishte një rreth te gjere miqsh dhe çunash dhe i pëlqente qe
ti bënin “like” neper foto. E mbante veten për vajze te bukur dhe ishte shume
egzibicioniste. Ne momentin e pare qe e pashe ne foto e kuptova qe ishte falco
si karakter. Sy te zinj te shpëlarë dhe lëkurë erret si mulate. Flokë te zeza
qe ia ndronte formën here pas here. Pozonte çdo dite dhe lajmëronte pozicionin
gati çdo dy ore neper lokale te ndryshme apo lulishte a thua se dikujt
dëshironte ti tregonte ku ishte. Kur e komentonin ne profilin e saj publik
meshkuj te ndryshëm ajo përkëdhelej dhe te gjithëve u jepte përgjigje. Shoqja e
saj, qe ishte nga Elbasani, ishte pak me ndryshe. Ne fytyre e shëmtuar, ose
një vajze pa ndonjë bukuri dhe shume e fshehur ne profilet virtuale. Këto te
dyja ishin shoqëria e afërt e Elit qe kishte edhe shume vajza shoqe te saj nga
shkolla e mesme dhe fillore me te cilët takohej here pas here. Nila, siç me tha
Eli kishte një te dashur qe prej vitit te pare te shkollës se larte. Duke qene
larg familjes ajo frekuentohej lirshëm me një djalë nga një fshat i Pogradecit
shume punëtor edhe pse (sipas Elit) jo shume i pashëm dhe familje e varfër.
Punonte neper lokale si kamerier, banakier, shpërndarës picash pasdite dhe
paradite frekuentonte një fakultet ne Universitet. Edhe shoqja e Anilës po
ashtu kish një te dashur por ai jetonte larg Tiranës dhe vinte rralle.
Eli mi tregonte këto
me një çiltërsi mahnitëse a thua se dëshironte qe unë te njihja te gjithë
personat qe ajo kish te bënte. Unë e dëgjoja me shume vëmendje për respekt por
edhe sepse doja te mësoja me shume për njerëzit qe ajo frekuentonte dhe
njerëzit e familjes. Një dite ajo kërkoi të takoheshim, por mundësisht larg
Tiranës dhe ne u nisem të dy me autobus për në plazhin e Durrësit.
Nuk kisha idenë se ku
do shkonim por i vetmi vend që më erdhi në mendje ishte plazhi. Atje do ishim
larg syve te kureshtareve e te ndonjë personi qe mund te na njihte.
Zbritëm në Durrës dhe
më pas morëm një tjetër autobus për tek shkëmbi i Kavajës.
Gjatë gjithë rrugës
ajo më shtrëngonte dorën dhe shihte me kuriozitet pejsazhin. E vështroja dhe
mendova:
“Ngjan sikur nuk ka
dalë nga Tirana asnjëherë”
Në fakt këtë përshtypje të linte. Ajo ishte një fëmijë që po dilte nga guaska ku e kishin lënë për gjithë ato vite. Ishte vetëm 18 vjeç dhe jeta e saj sapo kish filluar, por çuditërisht po e shijonte me dikë që ndoshta nuk e kish imagjinuar. As unë në fakt nuk e kisha imagjinuar këtë raport kështu. Shpresoja vetëm të mos dashurohesha, jo se s’doja por sepse s’duhej. Ajo ishte shume e re dhe unë në se do të bija në dashuri me të do të vuaja shumë këtë raport të pamundur, pa të ardhme dhe me të tashme të rrezikshme.
Tek shkëmbi zbritëm
dhe kaluam nga bregu i detit.
Ashtu kapur dorë për
dore ecnim të dy vijës së ujit pa u lagur. Ajo kthente kokën herë pas here dhe
shihte gjurmët tona në rërën e bregut dhe qeshte.
-E sheh?,- ajo ishte
e lumtur. Rëra, sapo laget nga dallga i fshin gjurmët tona. Por unë dua të
rrinë pak. Të paktën sa ti shijoj, të kënaqem.
Ajo hoqi atletet dhe
çorapet, shkëputi dorën e saj nga unë dhe filloi të vraponte buzë ujit.
Përveshi pantallonat dhe ecte me vrap në ujë. Vala e detit që prekte bregun
lozte me këmbët e saj dhe nga përplasja me ujin krijoheshin stërkala të vogla e
të bardha që ngriheshin deri tek gjunjët e saj. Pas linte gjurmë në rërë që
vala, dallga e mëpasme e shuante, sikur dëshironte ti hiqte provën e kësaj
lumturie! Ajo qeshte dhe vraponte me krahë hapur drejt meje e me hidhej në
qafë. Këmbët në mesin tim dhe me dy duart në qafë më puthte në gushë, në buzë,
në hundë e prapë në gushë, ku mbështeste kokën e lumtur.
-Faleminderit zemër.
Faleminderit që më bën të lumtur. Më duket si një përrallë e një filmi ku unë
jam protagoniste dhe nuk dua të mbarojë,- ajo qeshte me shpirt dhe ashtu
duke më puthur më përkëdhelte me fjalë të ëmbla.
-Po pse unë, pse
zgjodhe të dashuroheshe me mua?- e pyeta si budalla duke e vështruar në sy.
-Sepse vetëm ti ishe
në xhiro. Pashë të tjerët dhe mu dukën shumë të vegjël për të më mësuar të
jetoj e thashë ti zë derën këtij se s’ka për të më refuzuar. Ha ha ha, ajo
fliste me humor dhe qeshte, - pastaj vazhdoi serioze,- Unë jam e papjekur dhe
me çunat e moshës time nuk ndjehem rehat. Janë të papjekur edhe ata e mendojnë
vetëm për seks.
Me mua s’kanë guxuar se
unë ja kthej vendçe, madje njërin ne shkolle e kam rrahur një here kur me
propozoi hahaha. Me ty ndjehem mirë, nuk e di, ndjehem ndryshe. Në fakt të
gjykova keq në fillim. Se si mu duk. Je më i madh se babi im, por je më i ri,
me çunak në veprime. Nuk e di, ndoshta po gaboj?
Ajo fliste, më shihte
mua dhe pastaj lozte me valën e detit që sikur shndriste më shumë nën rrezet e
bukura të diellit, që atë dite dukej më i shndritshëm, më i bukur. Madje edhe
deti dukej blu, ndërsa herët e tjera më ishte dukur jeshil ose i erret, i
zhulshëm.
E dëgjova recitimin e
saj dhe mbeta pa fjalë. Mu duk vetja i keq, i ulët, por njëkohësisht i lumtur.
Askush më parë nuk kishte folur me mua aq troç, aq pastër e me sinqeritet.
Çfarë të drejte kisha unë të përjetoja një raport me një vajzë kaq të re?
-Ti më bën të ndjehem
i ri, kaq sa je edhe ti,- u përgjigja si automat por fjalët ishin të vërteta,
thjeshtë nuk ishin ato që kisha menduar.
“Kaq e çiltër sa
është kjo, në u lidhte me ndonjë djalë të ri, apo ndonjë nga gjuetarët e shumtë që qarkullojnë në Tiranë, do të përfundojë keq”,- Mendova si te isha një
familjar i saj, si një i afërm i saj dhe me erdhi mire qe fundja ajo me
dashuronte mua qe s’do përfitoja e nuk do te abuzoja kurrsesi me një mrekulli
te tille.
Pasi u mërzit duke lozur
buze detit, kapur dorë për dore u larguam nga bregu për nga hoteli. Aty kishte
shumë, mjaft të zgjidhje. Në këtë kohë fund vjeshte të gjithë ishin bosh dhe
nuk ishte e vështirë të gjeje sistemim.
Morëm një dhomë dhe
ashtu të kapur për dorë të dy u ngjitëm me ashensorin e hotelit në kat
të fundit. Pamja nga deti e mahniti Elin, dhe për një kohë ndenji tek dritarja duke parë
horizontin, anijet, pulëbardhat. Ndërsa unë shihja pishat e rralla dhe ndonjë
palme dhe me kujtohej ai bregdet qe dikur ishte i mbushur me pisha dhe rërë,
shume rërë. Dikur aty shkonin familjare me biçikleta. Ishte plazhi i familjeve
dhe pikërisht pse kishte shume pisha ne kohe dreke familjet tërhiqeshin nga
rëra e bardhe e pandotur dhe futeshin mes pishave. Hapnin sofrabezet dhe
shtronin ushqimet e gatuara ne shtëpi. Ne ishim shume fëmijë qe shkonim atje
dhe me shume familje njiheshim prej prindërve. Kjo tradite vazhdoi deri ne 90'.
Me pas këto gjera te bukura filluan te veniten deri sa u zhduken fare me
fillimin e ndërtimeve te paligjshme e pa urbanistikë ne këto zona. U përmenda
nga mendimet e mia prej zërit te saj qe qeshte e lozte duke pare bregun dhe
pulëbardhat.
Ju afrova nga pas e
pashë që po shikonte pikërisht disa pulëbardha në breg, aty ku ishim ne me parë.
-I sheh? Po na
kërkojnë ne. Janë aty ku ishim ne më parë,- ajo u kthye nga unë. Më vuri duart
në qafë e më puthte buzët ndërsa fliste.
-Jo, ato janë të
mërzitura sepse po të kërkojnë ty. Ti je një nga ato dhe ike me mua. Ata po të
kërkojnë qe të thonë çfarë është kjo marrëzi që po bën?!
-Në se nuk bëj
marrëzi sot, kur do ta bëj? Kur të plakem? Apo kur të jem me fëmijë? Hahaha,-
ajo më tërhoqi drejt krevatit dhe u shtri me kurriz duke më tërhequr mua sipër
saj.
Unë nuk isha më ai i
ditëve më parë. Mendoja më shumë dhe po pyesja veten:- “është e drejtë kjo që
po bëj?”
Ajo s’më la kohë të
mendoj sepse filloi të më ç ‘veshë. Filloi me komçat e këmishës dhe sapo ma
hoqi filloi me pantallonat. Pastaj ashtu, pa mi ulur mirë, më prekte penisin
dhe ma fërkonte me dorë nga sipër të mbathurave.
E ngrita nga krevati
dhe fillova ta puth e ndërkohë e ç ‘vishja.
Kur të dy ishim
komplet lakuriq e tërhoqa nga banja dhe të dy u futëm në dush.
Ajo vazhdonte të
qeshte dhe më fërkonte trupin ndërsa më sapunonte. Të njëjtën gjë bëja edhe unë
me të. Shkuma e sapunit na u fut në gojë teksa putheshim dhe uji i ngrohtë na
shpëlau e na dha ndezje tjetër.
Ashtu të lagur, duke
u fshirë me peshqir përfunduam duke u puthur në krevat.
Unë nuk rezistoja dot
po e puthur poshtë dhe e ngrita me të dyja këmbët lart në gjoksin tim dhe
fillova ta puth në vaginë. Lafshët e vogla filluan të më japin athtësinë e
lëngut të vaginës së saj që fryhesh çdo sekondë e më shumë. Filloi të ofshante.
Ishte hera e parë që ndjente kaq shumë dhe po çlirohej.
E shtriva në krevat…
“U përul puthjeve
gjysëm e heshtur, ndërsa mbllaçiste ethshëm shijen e tyre.
U dëgjua një zhurmë e
lehte, nje krisje, që veç ajo ndjente hyjnisht...
U kërrus, u hap, u
kërrus përsëri dhe u la lirë...
Petalet e gonxhes
kishin etje për dritë dhe u hapën përballë Diellit, që u fut në to madhërishëm
duke i bërë më të bukura.
Gonxhja ish bërë
lule...”
Çdo gjë natyrshëm,
madje edhe shuma e akrepave të orës shënonte numrin 9, perfekten!
Pas një ore a më
shumë të dy ishim në ballkonin e dhomës duke shikuar detin.
Ajo ishte e lumtur.
Nuk ma shkëpuste dorën dhe buzëqeshjen.
-U kënaqe?,- Ajo më
shikonte dhe në sy i ndjehej lumturia.
-Po ti?
-Të pyeta unë më
parë? Apo unë jam e pa mësuar e nuk të kënaq si ato që ke shkuar më parë?
Ops…
“Si ka mundësi që
edhe një e virgjër të mendojë të njëjtat gjëra që mendojnë edhe femrat e tjera.
Çfarë është, instinkt femëror?”
-Jo zemër, s’ka
lidhje, Ti je e përveçme. Unë sot kuptova që isha i virgjër si ty! –
Kisha folur sinqerisht. Mu duk vetja si një adoleshent që po bënte seks për
herë të parë. Nuk mund ta quaja ndryshe përveçse dashuri, pra dashuri për herë
të parë. Unë isha bërë më fëmijë se ajo.
Pashë sytë e saj të
buzëqeshnin me djallëzi për herë të parë por meqenëse e kuptoja statusin e saj
qesha edhe unë dhe e tërhoqa në krevat.
Këtë radhe ishte
ndryshe.
Në vaginën e saj kish
hyrë dielli dhe shihte skutat më të errëta të intimitetit të saj…
Ne ndenjëm aty edhe
disa orë të tjera. Pimë verë dhe bëmë dashuri. Për herë të parë ajo bëri edhe
seks-dashuri me kërshërinë e një nxënësi të zellshëm ndërsa unë shijova një
gonxhe që sapo u çel dhe u bë karajfil. Për here te pare ajo mu rrëfye qe edhe
seksin oral e kish pare ne video por e beri me qejf me mua sepse me shihte qe
me pëlqente dhe ajo kënaqej nga kjo!
“Ajo bën çdo gjë qe
te me kënaqë mua dhe jo veten!”,- e dëgjoja dhe ndjehesha i lumtur për këtë
dhurate hyjnore, për këtë vajze lëkurëvjeshte qe Zoti kish zgjedhur ne vjeshte
për te ma bere shpirtin pranvere.
Pasdite vonë u kthyem
në Tiranë.
Mbrëmjen e mbyllëm në
telefon. Ajo nuk donte të flinte dhe unë nuk mund t’ia prishja. Folëm
gjatë. Folëm për të tashmen dhe të ardhmen. Të dy e dinim që ishim në një lumë që
s’kish “deltë”, por lundrimi në këtë lumë na kënaqte të dyve dhe kështu
vendosëm ta shijojmë pa llafe.
Ishte gati në të
gdhirë kur e mbyllëm telefonin me shumë “të dua” e “të kam zemër”. Unë isha më
i kujdesshëm, ndërsa Eli më thoshte pa pushim ‘të dua” dhe “je jeta ime”.
Unë e njihja këtë fazë, ndaj nuk s’bilancohesha shumë. Më pëlqente kur ajo më
deklarohej kështu por e dija që në fillim të gjitha janë të dashura, të gjitha
thonë të dua. Më pas fillojnë tëthonë “ciao zemër” e më pas harrojnë çdo fjalë
që të ka futur në labirintin e kësaj ndjenje që zor se del pa u dëmtuar.
Gjithsesi duhet të pranoj që ishte bukur, ishte çdo gjë mahnitëse, natyrisht
si çdo fillim…
Ndeza një cigare dhe
hapa kompjuterin të shoh ç’bëhej nga bota virtuale.
Kisha shumë miqësira
dhe ndonjë flirt por këto ditë nuk kisha shkëmbyer asgjë, asnjë mesazh e asnjë
telefonatë.
“Hahaha, jam bërë i
ndershëm”,- qesha me vete.
Kisha plot njoftime e
disa mesazhe.
“Ku humbe shpirt?”
Këtë nuk arrij ta
kuptoj. Ka burrë në shtëpi, ka rënë në dashuri me mua dhe bëhet xheloze.
“E perëndi e madhe.
Si ka mundësitë jetë njeriu keshtu?”
Hyra në profilin e
saj dhe shikoj qëkish postuar disa foto. Pak provokative por të bukura.
“Është grua e bukur ç’i
do fjalët. Ç’e do që është e martuar dhe unë jam beqar. Mos vallë dua të
sistemohem? Apo mirë jam kështu? Mmm, mirë jam kështu por edhe gruaja në shtepi
duhet. Po çfarë, duhet të marr grua se kam nevojë në shtëpi, apo grua sepse dua
të jetoj në dashuri?”
Mendimi i fundit në
hamendësimet e mia më bëri të qesh hidhur me veten.
“Mirë me të tjerët, po
vetes ç’ke që ja bën me hile”
Ai “tjetri” që kemi
gjithnjë brënda nesh po më kundërshtonte, ose po më bëntë të “vija këmbët në
tokë”.
I ktheva përgjigje Anës,
mikes virtuale dhe u shtriva.
Gjumi më zuri direkt.
U zgjova nga ora 10 e
mëngjesit dhe sapo hapa sytë i mbylla përsëri. Isha duke ëndërruar ndaj
mbylla sytë e u përpoqa të rikujtoj ëndrrën. Në librin e ëndrrave kam lexuar që
po u zgjove dhe çohesh menjëherë, nuk arrin të kujtosh përmbajtjen e ëndrrës.
Për ta kujtuar të plotë, duhet të qëndrosh në shtrat me sy mbyllur e të kapësh
detajet, dhe nga të voglat rikujton komplet ëndrrën.
Në fakt unë e mbajta
mend.
“Isha me Elin dhe ajo
kish mbetur shtazënë. Të dy për dore nëpër Tiranë nga një spital në tjetrin per
të lindur dhe asnje nuk na pranonte. Na shanin e na përbuznin. Të gjithë na
mbyllën dyert. Në fund vendosëm të iknim jashtë shtetit. Mora një barkë e të dy
në mes të detit per t’u larguar nga ky ambjent që na mbyste me paragjykime. Unë
i jepja lopatave e ajo në fund që më buzëqeshte e heshtur. Papritur ajo donte
të lindte dhe unë e asistova. Rreth e qark barkës plot peshkaqenë që prisnin me
gojë hapur që ne të binim në det. Eli lindi një fëmijë të bukur dhe unë e mbaja
në duar. Nuk e pashë çfarë ishte vajzë a djalë por e mbanim here unë e herë ajo
në duar dhe qeshnim të lumtur. Pamë që edhe peshkaqenët u larguan pasi lindi
fëmija. Fillova ti jap barkës më shpejt dhe drita e diellit na tregoi që ishim
endur nëpër det kot sepse ishim kthyer nga lindja, nga qyteti ku ishim nisur.”
U ngrita nga shtrati,
bëra një dush e dola. Pashë që Eli kish dërguar një sms, “mirëmëngjes zemër”, një
orë më parë dhe asgjë tjetër.
Duhet të bëja “ndonjë
lek punë”, ndaj u nisa nga puna ime.
Në hyrjen e një qëndre
biznesi, aty ku duhej të takoja dikë për reklama, shoh një vajzë të rë që po
pinte cigare. Edhe unë kisha cigaren ndezur ndaj ndalova tek vendi i posaçëm
për ta përfunduar.
-Nuk të lenë tani të
pish cigare brënda, prandaj po e pi këtu,-vajza më foli pa mënjohur. Ndoshta ishte mërzitur dhe donte shoqëri
-Ç’të bësh, duhet të
respektojmë ata që nuk e pinë,- ja ktheva unë me njerëzillek.
-Çfarë pune
bëni?,-vazhdon ajo
-Unë merem me
reklama,- i përgjigjem shkurt. Pastaj i hodha një sy me kureshtje.
“S’qenka e keqe.”
–Mendova instiktivisht
Ajo e vuri re që po e
kqyrja dhe gjoja si pa mendje u kthye brapsht, gjoja sikur po shihte brënda
qendrës.
“O Zot sa bythë të
bukura paska”,- si një qen gjuetar syri më shkoi tek të pasmet e saj që ishin
vërtetë të bukura.
“Femrat përpiqen të
na shfaqin gjithmonë atë të pjesë të trupit që dinë që e kanë të bukur, atë
pjesë që na tundon. Ato e kanë në ADN tërheqjen, dhe kjo po bën saktësisht si
me manual këtë pjesë”
-Unë punoj këtu në
një call centre, në katin e fundit,- vazhdon ajo, që siç dukej donte shoqëri.
Filluam të flasim e
të shkëmbejmë mendime për gjëra kot, por të dy e dinim që biseda ishte thjeshtë
për tu “ngrohur”.
Unë harrova punën që
kisha për të bërë dhe më e keqja, harrova edhe Elin.
-Të kisha ku të
shkoja tani, do e lija fare punën për sot,- ajo hodhi hapin e parë pa ju
“dridhur qerpiku”.
-Në se do dalim pijmë
diçka bashkë,- I thashë instiktivisht pa u menduar shumë.
-Ok,- ma kthen ajo, që
siç dukej veç një propozim priste.
Dolëm tek një rrugicë
aty përballë qendrës dhe direkt tek shtëpia ime.
Sapo u futëm ajo u
relaxua në divan dhe unë i nxorra për të pirë konjak grek nga një shishe që
kish mbetur aty nuk di prej sa kohësh. Unë vete nuk pi, ose më saktë pi ndonjë
gotë verë kur jam në shoqëri.
Ajo piu nja dy gota
shpejt e shpejt dhe filloi të heqë “rrobat e tepërta” nga trupi.
Unë isha ulur
përballë saj dhe vetëm soditja. Gotën me konjak që kisha përpara sa e kisha
cekur pak.
Ajo u afrua dhe
filloi të më ç’vishte. Ishte shumë e lirshme, ndoshta konjaku kish bërë efekt
ose e kishte prej natyre atë sjellje.
Një gjë më
bënte përshtypje,-“si ka mundësi kaq e kollajshme”, por në atë moment nuk i
dhashë rëndësi dhe as e mendova më gjatë.
Ajo ishte ustalleshë.
Në një farë mënyre u kënaqa. Unë nuk isha më djale i ri. Një ditë më parë kisha
bërë dashuri dhe ky takim i rastësishëm prodhoi këtë raport seksual të cilin
nuk prisja të ishte ndonjë “uau”, por forma e vaginës së saj më pëlqeu shumë. Lafshët
ishin si petalet e një karajfili të egër kinez. Të shpërndara dhe të vogla që unë
e quajta “karajfil i egër”, pikërish sepse i ngajnte një karajfili kinez nga
ata të egrit. Ajo bënte seks oral shumë mirë, me afsh e ndjenjë dhe unë erdha
në qejf shumë shpejt. Penetrimi pastaj ishte vërtetë shumë i këndshëm, por
vetëm kaq. Ndërsa asaj i mbeti mendja. Sipas saj, e deri në një provë të dytë, unë duhej ta besoja apo të dyshoja se, ky raport seksual asaj i kish shijuar
shumë.
Sa herë që ngjeshesha
ajo bërtiste “o Zot” dhe më shtrëngonte me këmbët e saj sipër mesit tim. Sipas
saj, koka e penisit tim përthyhej kur unë ngjeshesha dhe e godiste si një
çekan. Atë moment ajo e ndjente shumë si asnjëherë tjetër!
“Më ka shijuar më
shumë se çdo raport që kam bërë në jetë, edhe pse të them të drejtën unë një a
dy raste kam bërë seks. Por ty të ndjeva shumë”
Ky ishte versioni i
saj që unë natyrisht e mora për “film me shpatë”, dhe si gjithmonë, pak më vonë
do të vërtetoja që kisha të drejtë.
Pasi ajo u vesh dhe
iku, unë mora telefonin të shihja ç’kishte që drita e sinjaleve kishte dritë
jeshile. Ishte Eli që më kishte marrë disa herë në telefon, por që unë se kisha
dëgjuar pasi e kisha vënë “silencioz”.
“I dashuruari ndjen
edhe ku nuk është, ndjen me forcën e shpirtit”,- mendova dhe u ndjeva keq.
Ajo vajzë më
dashuronte dhe unë e tradhëtova me të parën që më doli në rrugë.
Ajo më dashuronte, po
unë? Çfarë doja me atë vajzë në një raport të pamundur?
E mora në telefon.
Atë e kish marrë
malli dhe donte të më takonte. E dëgjoja në telefon me zërin si të mekur dhe më
erdhi keq për atë dhe për vete. U nisa direkt ta takoja edhe pse ndjehesha në
faj. Por natyrisht ajo s’do ta merrtevesh kurrë këtë tradhëti dhe unë do ta
harroja sikur s’kishte ndodhur kurrë. Ishte tradhëtia e fundit!
Në vazhdën e atyre që kam mësuar, dhe pas të të shumtave që s'kam mësuar, po ju them se: - Askush nuk i do servilët, por të gjithëve u ...
-
Kur kërkova të mbledh lotët, që të krijoja një poezi! Gjeta aq shumë në rrugët e botës, sa më doli një roman i gjatë, i zi... Disa lo...
-
GLADIATOR DHE SKLLAV! Dua të jem aty, Në shkallët e amfiteatrit Në qytetin tim të përjetshëm! Dua të jem aty, me shumicën, por, i...
-
Qielli i nxirë si një mace e zezë, Retë bardhë e zi shkojnë drejt të errëtës...! Diku larg në kohë një shkreptime e vonuar... Dielli fshihet...