mercoledì 28 settembre 2022

KUR TË HUMB BUZËQESHJA

 

Në se të humb buzëqeshja,
kur dallëndyshet kërkojnë shtrat
Mos fajëso cicërimat e zogjve,
pse të këndosh si to, s’ke fat...

Kur Dielli të ka humbur,
dhe dot s’qesh as me pahir
Mos fajëso pranverën e bukur,
Pse lulet çelin shpirt’lirë...

Nga Grerëz, në Bletë s’bëhesh dot,
sepse mjalti krijohet prej nektarit
Ndaj mbi lule mos u ul më kot,
ska aromë fija e keqe t’barit...

Në lotin tënd mund të gjesh shije,
por vetëm në se ke qarë me shpirt
Në këtë dreq bote, ka shumë hije,
por Dielli del edhe pas resë së hirtë...
 
Ardi Omeri


Nessun commento:

Posta un commento

PA TY!

  PA TY!   Pa ty, asnjë ditë s'nis me Diell, asnjë zgjim nuk agon me dritë! Lotët nuk shihen në mëngjes, fshihen thellë në shp...