domenica 4 luglio 2010

Me don,s'me don !?
-----------------

Lozja me nje lule Margerite,
e petalet prekja me kujdes,
me do,s'me do,
prekja djersen-vese...

Ere s'degjoj,arome nuk ndjej,
vec drithmat e shpirtit tim,
si nje i semure per vdekje
qe jeton e renkon pa pushim...

Tkurret e mishi qe sikur piqet
ne ate lozje qe ngjan si hell,
piqet dicka qe don e nuk don,
shkon lart,mblidhet,flurturon...

Ngre peshe asgje e gjithshka,
Pikiate e madherishme,pa Perendi.... !
peshe te pa peshe,pa rendese...
AINSHTAJNI,aty humb cdo vecori...!

Peshorja e lodhur leshohet,
e pa fuqi e degjohet renkimi,
ngjanim dy te semure ne vdekje,ne ikje,
si deshperim,por eshte vecse plenimi...

Petalja vesen kishte leshuar,
lehtas mbi te rishtasi,
e priste qe dikush tia thante...
perseri e akoma perseri...

Nuk loza me me lule Margariten,
me don apo s'me don...
isha mbi nektar e thithja...
Isha kthyer ne skllav-padron...

Nessun commento:

Posta un commento

NË DJALL ORKIDETË PA ZEMËR

  Në djall dashuria ime për ty, Kujtimet, që shpirtin ta kallin... Në djall bashkë me ne të dy,  Ëndrrat që përlotin edhe mallin! ...