martedì 29 giugno 2010

VDEKJE PA ZGJIM

Mengjezi po zbardh si me inat naten time,
nate e zbardhur ne pagjumesi...!
Vargjet nxine fleten e bardhe me germa qe vallzojne,
here adagio, here moderato e here vivace...!
Me ka dale nje kapricio e lodhur...
E nxire me nota ne DO MINOR fyti...!
E skuqur ne RE MAXHOR shpirti...!
S'po don te zbardhet si agimi i mengjezit...!
Mesdita Diellin ka ne dymbedhjete...
por une ftohte kam si ne agim...!
Ngrohtesija i ben zogjte te kendojne,
lulet hapin gjethet,celin petalet...
Une mbeta si nje gonxhe ne vdekje pa zgjim...!

ARDI OMERI

Nessun commento:

Posta un commento

NJË TANGO E HARRUAR

Mesnata në ëndërr më trokiti, si një cigane e ç’veshur, që kërcen në trotuar. As të zgjohem nuk priti, më dehu duke kënduar me kitarë! Një c...