venerdì 20 aprile 2018

AJO Ç’VIRGJËROI MËKATIN TIM


AJO Ç’VIRGJËROI MËKATIN TIM

Të bësh dashuri me një virgjëreshë,
është si t’dhunohesh nga statujat antike
Por mua më rrëmbeu një sy buzë epsh
Një Herë zbukuruar me hire Afërdite

Nuk e pieta ç’moshë ka,
S’mundesha,  po putheshim në Olimp
As ajo, teksa e dlirë mu dha
Se kuptoi që po sfidonim perënditë

Ajo ç’virgjëroi mëkatin tim
Unë, trup e shpirt të sajin bashkë
Zotat u mrekulluan atje në Olimp
Me rizgjimin e Omerit të lashtë...

©Ardi OMERI

PI SONTE, DEHU NGA LUMTURIA

Pi sonte, dehu nga lumturia Dashuri t’u bëftë kupë e zjarrtë Bota, le të digjet nga kërshëria Kureshtjen e saj djalli e marrtë Sonte, lëri c...